NETANIAHU
[Jehovai ka dhënë].
1. I treti nga katër bijtë e Asafit, të cilët Davidi i zgjodhi për të shërbyer si muzikantë në shenjtërore. Netaniahu drejtonte ndarjen e 5-të nga 24 ndarjet që shërbenin në shenjtërore.—1Kr 25:1, 2, 12.
2. Levit në grupin e priftërinjve, levitëve dhe princave që dërgoi mbreti Jehozafat vitin e 3-të të mbretërimit të tij për t’i mësuar ligjin e Jehovait popullit në mbarë qytetet e Judës.—2Kr 17:7-9.
3. Bir i Shelemiahut dhe i ati i Jehudit që lexoi rrotullën e Jeremisë para mbretit Jehojakim në vitin 625 p.e.s.—Jr 36:14, 21, 23.
4. Bir i Elishamit dhe i ati i Ismaelit që vrau guvernatorin Gedaliah.—2Mb 25:23, 25; Jr 40:8, 14, 15; 41:1-18.