LETUSHIMI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «mpreh; rrah; farkëtoj»].
Emër që shfaqet mes pasardhësve të Abrahamit dhe të Keturës nëpërmjet Dedanit. (Zn 25:3) Ky emër ka mbaresën e shumësit të hebraishtes im, sikurse emrat Ashurim dhe Leumim që dalin në të njëjtin varg. Kjo është arsyeja pse shumë studiues mendojnë se bëhet fjalë për një fis ose popull. Meqë e kishte prejardhjen nga Dedani, ka të ngjarë që ky fis jetonte në Gadishullin Arabik, por nuk ka të dhëna të sakta.—Shih MIZRAIMI.