LEUMIMI
[kombe; popuj].
Emër që përmendet te Zanafilla 25:1-3 bashkë me Ashurimin dhe Letushimin, të gjithë pasardhës të Abrahamit dhe të Keturës nëpërmjet Dedanit. Mbaresa e shumësit të hebraishtes im tek emri Leumim mund të tregojë se përfaqëson një fis a popull. Është e pamundur të thuhet me saktësi se cili ishte ky fis me origjinë nga Dedani. Gjithsesi, është hedhur ideja se banonin diku në Arabi, mbase afër zonës ku mendohet që ishte Dedani.—Shih MIZRAIMI.