MINIAMINI
[nga dora e djathtë].
1. Një nga levitët që nën drejtimin e Koreut shërbeu në një detyrë të besuar. Ai duhej t’u shpërndante kontributin e shenjtë vëllezërve nëpër qytetet e priftërinjve në kohën e mbretit Hezekia.—2Kr 31:14, 15.
2. Një nga shtëpitë atërore priftërore në kohën e kryepriftit Jojakim. (Ne 12:12, 17) Ati i saj mund të ketë qenë «Mijamini» që përmendet te Nehemia 12:5.
3. Një nga priftërinjtë me trumbeta që morën pjesë në përurimin e murit të rindërtuar të Jerusalemit në kohën e Nehemisë. (Ne 12:40, 41) Mund të ketë qenë prifti që te Nehemia 10:7 quhet ‘Mijamin’.