OBEDI
[shërbëtor; një që shërben].
1. Pasardhës i Judës; i ati i Jehut dhe biri i Eflalit nga familja e Jerahmelit.—1Kr 2:3, 25, 37, 38.
2. I ati i Jeseut, babait të mbretit David. Obedi ishte biri i Boazit e i Ruthës dhe një paraardhës i Jezu Krishtit.—Ru 4:13-17, 21, 22; 1Kr 2:12; Mt 1:5; Lu 3:32.
3. Një nga burrat e fuqishëm të ushtrisë së Davidit.—1Kr 11:26, 47.
4. Levit nga familja e Korahut; nipi i Obed-Edomit dhe biri i Shemajahut. Shërbeu si derëtar «në shtëpinë e Jehovait».—1Kr 26:1, 4, 7, 12.
5. I ati i një burri me emrin Azariah, një prej ‘krerëve të qindësheve’ që ndihmoi kryepriftin Jehojada të përmbyste nga froni mbretëreshën Atalia dhe të vendoste mbret Jehoasin.—2Kr 23:1, 12-15, 20; 24:1.