BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/6 f. 28-30
  • «Nderoni njerëz të tillë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Nderoni njerëz të tillë»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shtëpia e Stefanas
  • «Freskuan frymën time dhe tuajën»
  • Bashkëpunimi i besueshëm jep rezultate të shkëlqyera
  • Akaiku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Fortunati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Stefanai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bashkëpunëtorët e Pavlit: Cilët ishin ata?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/6 f. 28-30

«Nderoni njerëz të tillë»

JO GJITHÇKA shkonte mirë në kongregacionin e Korintit. Kishte ndodhur një rast tronditës imoraliteti dhe ndërmjet vëllezërve ekzistonin përçarje. Disa po përballonin probleme personale serioze apo kishin pyetje që kishin nevojë për përgjigje. Disa vëllezër po nxirrnin njëri-tjetrin në gjyq; madje disa të tjerë mohonin ringjalljen.

Kishin lindur edhe disa pyetje serioze. A duhej të qëndronin me bashkëshortët e tyre jobesimtarë ata që jetonin në shtëpi të ndara nga ana fetare apo duhej të ndaheshin? Cili ishte roli i motrave në kongregacion? A ishte e përshtatshme të hahej mishi i flijuar idhujve? Si duheshin drejtuar mbledhjet, duke përfshirë edhe Darkën e Zotërisë?​—1. Korintasve 1:12; 5:1; 6:1; 7:1-3, 12, 13; 8:1; 11:18, 23-26; 14:26-35.

Pa dyshim, të shqetësuar për mirëqenien e vëllezërve të tyre në një klimë të tillë të turbullt frymore, Akaiku, Fortunati dhe Stefana, ndërmorën një udhëtim për të vizituar apostullin Pavël në Efes. Përveç këtyre lajmeve shqetësuese, ka mundësi që ata t’i kenë çuar Pavlit një letër nga kongregacioni, e cila mund të ketë përmbajtur pyetje mbi këto çështje. (1. Korintasve 7:1; 16:17) Siç tregojnë faktet, ata tre vëllezër nuk ishin të vetmit që ishin shqetësuar mbi çështjen. Në fakt, Pavli kishte marrë tashmë lajme nga «ata të shtëpisë së Kloes», sipas së cilave ndërmjet pjesëtarëve të kongregacionit ekzistonin mospërputhje. (1. Korintasve 1:11) Pa dyshim, raporti i lajmëtarëve e ndihmoi Pavlin që të kishte një kuptim edhe më të qartë për situatën, që të vendoste se çfarë këshillash duhej të jepte dhe se si t’u përgjigjej pyetjeve që kishin lindur. Duket se letra që ne tani e njohim si Letra e Parë e Korintasve, është përgjigjja e Pavlit, e cila u drejtua nga fryma e shenjtë e Perëndisë. Akaiku, Fortunati dhe Stefana, mund të kenë qenë ata që u çuan letrën korintasve.

Kush ishin Akaiku, Fortunati dhe Stefana? Ç’mund të mësojmë ne nga ato që thonë Shkrimet për ta?

Shtëpia e Stefanas

Shtëpia e Stefanas ishte «fryti i parë» i shërbimit të Pavlit në provincën romake të Akaisë, në Greqinë Jugore, rreth vitit 50 të e.s. dhe ata ishin pagëzuar nga vetë Pavli. Me sa duket, Pavli i konsideronte ata si një pikë referimi, si një ndikim të pjekur stabilizues për korintasit. Ai i lavdëroi me ngrohtësi, për shkak të aktivitetit të tyre në përkrahje të kongregacionit: «Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve), ju bëj thirrje që t’u nënshtroheni edhe ju atyre dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.» (1. Korintasve 1:16; 16:15, 16) Nuk thuhet saktësisht se cilët përbënin «shtëpinë» e Stefanas. Shprehja mund të nënkuptojë thjesht pjesëtarët e familjes, por mund të përfshijë edhe skllevërit apo nëpunësit. Pasi emri latin Akaik ishte tipik për një skllav, ndërsa Fortunat ishte tipik për dikë të liruar nga skllavëria, disa komentues mendojnë se të dy këta mund të kenë qenë ndoshta pjesëtarë të së njëjtës shtëpi.

Sido që të ketë qenë, Pavli e konsideronte shembullore shtëpinë e Stefanas. Pjesëtarët e saj ‘ishin kushtuar ndaj shërbesës së shenjtorëve’. Familja e Stefanas mund të ketë kuptuar se kishte punë për të bërë për të mirën e kongregacionit dhe vullnetarisht e pranoi këtë shërbim si përgjegjësi personale. Dëshira e tyre për t’u shërbyer në këtë mënyrë të shenjtëve, meritonte pa dyshim mbështetje morale dhe nderim.

«Freskuan frymën time dhe tuajën»

Edhe pse ishte i shqetësuar për situatën në Korint, mbërritja e tre lajmëtarëve e lehtësoi Pavlin. Ai tha: «Gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj, sepse e freskuan frymën time dhe tuajën.» (1. Korintasve 16:17, 18) Në bazë të rrethanave, ndarja fizike nga korintasit mund të ketë qenë për Pavlin një burim ankthi, por tani prania e të dërguarve të tyre e kompensoi mungesën e tërë kongregacionit. Ka të ngjarë që raporti i tyre i ka shërbyer Pavlit për të pasur një pamje më të plotë të situatës dhe për të shpërndarë disa nga frikat e tij. Në fund të fundit, ndoshta gjërat nuk ishin edhe aq keq sa i kishte përfytyruar ai.

Sipas Pavlit, misioni i tre lajmëtarëve nuk freskoi vetëm frymën e tij, por shërbeu edhe për të ngritur frymën e kongregacionit të Korintit. Pa dyshim që për korintasit ishte një lehtësim të dinin se të dërguarit e tyre i kishin shpjeguar Pavlit qartësisht çdo aspekt të situatës dhe do të ktheheshin me këshilla prej tij.

Kështu, Stefana dhe dy shokët e tij u rekomanduan me ngrohtësi për punën e tyre në mbështetje të korintasve. Vlerësimi i Pavlit për këta burra ishte i tillë, saqë kur të ktheheshin ata duhej të merrnin drejtimin në kongregacionin e përçarë të Korintit. Apostulli i nxiti vëllezërit: «Ju bëj thirrje që t’u nënshtroheni edhe ju atyre dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët. . . . Nderoni njerëz të tillë.» (1. Korintasve 16:16, 18) Rekomandime të tilla të forta shprehin qartë besnikërinë e plotë të këtyre burrave, pavarësisht nga tensionet brenda kongregacionit. Njerëz të tillë duhej të mbaheshin të dashur.​—Filipianëve 2:29.

Bashkëpunimi i besueshëm jep rezultate të shkëlqyera

S’ka asnjë dyshim, bashkëpunimi i ngushtë me organizatën e Jehovait dhe me përfaqësuesit e saj jep rezultate të shkëlqyera. Kur Pavli shkroi letrën që tani njihet si Letra e Dytë e Korintasve, pak kohë pas letrës së parë, tashmë punët po shkonin më mirë në kongregacion. Aktiviteti i vazhdueshëm dhe me durim i vëllezërve të tillë si Akaiku, Fortunati dhe Stefana, si edhe vizita e Titit, kishin dhënë pasoja të mira.​—2. Korintasve 7:8-15; krahaso Veprat 16:4, 5.

Pjesëtarët e kongregacioneve të sotme moderne të popullit të Jehovait, mund të nxjerrin dobi nga përmendja e shkurtër që u bëjnë Shkrimet këtyre burrave të besueshëm. Për shembull, ta zëmë se njëfarë situate në kongregacionin lokal s’mund të zgjidhet shpejt për disa arsye dhe po shkakton shqetësim te vëllezërit. Çfarë duhet bërë? Të imitojmë Stefanan, Fortunatin dhe Akaikun, të cilët nuk i bën bisht përgjegjësisë së tyre për të lajmëruar Pavlin mbi situatën e më pas, me besim, e lanë çështjen në duart e Jehovait. Ata nuk lejuan në asnjë mënyrë që zelli për drejtësinë të bënte që të ndërmerrnin veprime të pavarura apo ‘të pezmatoheshin kundër Zotit’.​—Proverbat 19:3.

Kongregacionet i përkasin Jezu Krishtit dhe në kohën kur atij do t’i duket e përshtatshme, ashtu si edhe në Korint, ai do të veprojë për të zgjidhur çdo vështirësi që mund të kërcënojë mirëqenien e tyre frymore dhe paqen. (Efesianëve 1:22; Zbulesa 1:12, 13, 20; 2:1-4) Ndërkohë, nëse ndjekim shembullin e shkëlqyer që na lanë Stefana, Fortunati dhe Akaiku e vazhdojmë të punojmë në shërbim të vëllezërve tanë, edhe ne do të mbështetim me besnikëri rregullimet e kongregacionit, duke i ndërtuar vëllezërit tanë dhe ‘duke i nxitur për dashuri dhe vepra të mira’.​—Hebrenjve 10:24, 25.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo