BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/4 f. 6-8
  • Familja: Një domosdoshmëri njerëzore!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Familja: Një domosdoshmëri njerëzore!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shtëpia është limani
  • Ndihmoje familjen tënde të mbijetojë
  • Pikëpamja e duhur për paratë
  • Vlera e arsimimit biblik
  • A ka ndonjë sekret për lumturinë familjare?
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Studiojeni rregullisht si familje fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Gëzo jetën familjare
    Gëzo jetën familjare
  • Ndiqni paqen hyjnore në jetën familjare
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/4 f. 6-8

Familja: Një domosdoshmëri njerëzore!

POHOHET se shoqëria njerëzore shkon mirë, vetëm kur shkojnë mirë familjet e saj. Historia tregon se ndërsa rregullimi i familjes gërryhet, forca e shoqërisë dhe e kombeve dobësohet. Kur kalbëzimi moral shkatërroi familjet në Greqinë e lashtë, qytetërimi i saj u shpërbë, duke e bërë të lehtë pushtimin e saj nga romakët. Perandoria romake qëndroi e fortë, për sa kohë qëndruan të forta familjet. Por ndërsa shekujt kalonin, jeta familjare u dobësua dhe forca e perandorisë u venit. «Sigurimi dhe ngritja e familjes dhe e jetës familjare, janë objektivat e parë të qytetërimit dhe qëllimet përfundimtare të çdo zelli për punë»,—komentoi Çarls W. Eliot, ish-president i Universitetit të Harvardit.

Po, familja është një domosdoshmëri njerëzore. Ajo ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi stabilitetin e shoqërisë dhe mbi mirëqenien e fëmijëve e të brezave të ardhshëm. Pa dyshim, ka shumë e shumë nëna beqare, që punojnë pa u lodhur për të rritur fëmijë të shkëlqyer dhe duhen lavdëruar për punën e tyre të madhe. Megjithatë, studimet tregojnë se zakonisht fëmijët janë shumë më të mirë, nëse jetojnë në një familje me të dy prindërit.

Një studim australian i bërë me më shumë se 2.100 adoleshentë, vërejti se «adoleshentët nga familje të përçara kishin më shumë probleme të zakonshme shëndeti, ishin më të prirur të shfaqnin shenja problemesh emocionale dhe kishte më shumë të ngjarë që të ishin seksualisht aktivë, sesa fëmijët nga familjet e pacënuara». Një studim i drejtuar nga Institutet Kombëtare të SHBA-së të Statistikave Shëndetësore, zbuloi se për fëmijët nga familjet e prishura «ishte 20-30 për qind më e mundshme t’u ndodhte një aksident, 40-75 për qind më e mundshme të përsëritnin një klasë dhe 70 për qind më e mundshme të përjashtoheshin nga shkolla». Gjithashtu, një analist i çështjeve shkollore raporton se «fëmijët nga familje me një prind ka shumë më tepër mundësi të përzihen në krime, sesa ata që rriten në familje tradicionale».

Shtëpia është limani

Rregullimi i familjes u ofron të gjithëve një shtëpi të lumtur, ndërtuese dhe të kënaqshme. «Burimi më i rëndësishëm i lumturisë dhe i mirëqenies nuk është as karriera, as gjërat materiale, as pasioni për diçka, as miqtë, por familja»,—deklaron një autoritet suedez.

Bibla tregon se çdo familje në tokë ia detyron emrin e vet Krijuesit të Madh të familjeve, Perëndisë Jehova, sepse ai e themeloi rregullimin e familjes. (Zanafilla 1:27, 28; 2:23, 24; Efesianëve 3:14, 15) Megjithatë, në Shkrimet e frymëzuara, apostulli Pavël paratha një sulm të egër mbi familjen, që do të rezultonte në shkatërrim të moralit dhe të shoqërisë njerëzore jashtë kongregacionit të krishterë. Ai tha se «ditët e fundit» do të dalloheshin për jobesnikërinë, mungesën e «përzemërsisë së natyrshme» dhe mosbindjen ndaj prindërve, madje dhe mes atyre «që kanë një formë të devocionit hyjnor». Ai i nxiti të krishterët të largoheshin nga persona të tillë. Jezui paratha se kundërshtimi ndaj së vërtetës së Perëndisë do t’i përçante familjet.—2. Timoteut 3:1-5, BR; Mateu 10:32-37.

Megjithatë, Perëndia nuk na ka lënë pa ndihmë. Në Fjalën e tij, një vend i madh i është kushtuar udhëzimeve në lidhje me marrëdhëniet familjare. Ajo na tregon se si mund ta bëjmë të suksesshme familjen dhe shtëpinë një vend të këndshëm, ku çdo anëtar i familjes ka për të përmbushur një përgjegjësi kundrejt të tjerëve.a—Efesianëve 5:33; 6:1-4.

A është e mundur të arrihet një marrëdhënie e tillë e lumtur në këto ditë, kur familja kërcënohet seriozisht? Në të vërtetë, po! Ti mund t’ia dalësh ta bësh familjen tënde një oaz të kënaqshëm dhe freskues në këtë botë të vrazhdë, si një shkretëtirë. Por kjo kërkon diçka nga gjithsecili në rrethin e familjes. Më poshtë, jepen disa sugjerime.

Ndihmoje familjen tënde të mbijetojë

Një prej mënyrave më të mira që një familje të mund të qëndrojë e bashkuar, është duke kaluar kohë së bashku. Të gjithë pjesëtarët duhet të kontribuojnë me gatishmëri kohën e tyre të lirë. Kjo mund të ketë domethënien e sakrificave. Ju adoleshentë, për shembull, mund t’ju duhet të sakrifikoni ndonjë program të preferuar televiziv, ndonjë ngjarje sportive ose daljen me miqtë. Ju baballarë, që zakonisht jeni kryesorët në sigurimin e bukës, mos e përdorni kohën e lirë vetëm për ndonjë pasion ose për interesa të tjera. Planifikoni aktivitete me familjen, ndoshta se si t’i kaloni fundjavët ose pushimet së bashku. Sigurisht, planifikoni diçka, që të gjithë do ta presin me padurim dhe do t’i kënaqë.

Fëmijët kanë nevojë për më shumë sesa e ashtuquajtura kohë cilësore, domethënë një kohë e programuar pak a shumë gjysmë ore, që kalohet periodikisht me fëmijët. Ata kanë nevojë për sasi. Reporteri i një gazete të përditshme suedeze, shkruan: «Gjatë 15 vjetëve të mi si reporter, kam takuar një numër të madh djelmoshash kriminelë . . . Një emërues i përbashkët është që duket se ata kanë qenë të ekspozuar ndaj rritjes me të ashtuquajturën ‘kohë cilësore’: ‘Prindërit e mi nuk kishin fare kohë.’ ‘Ata nuk dëgjonin kurrë.’ ‘Ai ishte gjithmonë në udhëtim.’ . . . Si prind, ti mund të zgjedhësh gjithmonë se sa kohë do t’i kushtosh fëmijës tënd. Zgjedhja jote gjykohet 15 vjet më vonë nga një 15-vjeçar i pamëshirshëm.»

Pikëpamja e duhur për paratë

Të gjithë anëtarët duhet të zhvillojnë edhe një pikëpamje të duhur për paratë. Ata duhet të jenë gati për të kontribuar ç’të kenë, për të mbuluar shpenzimet e zakonshme të familjes. Shumë grave u duhet të zënë një punë për të siguruar jetesën, por ju gra, duhet të jeni të vetëdijshme për rreziqet dhe tundimet që mund të hasni. Kjo botë ju nxit të «plotësoni» veten dhe t’i «bëni gjërat siç doni vetë». Kjo mund të bëjë që të ndiheni të pavarura dhe të pakënaqura me rolin që ju ka dhënë Perëndia, si nënë dhe si amvisë.—Titit 2:4, 5.

Nëse ju nëna, mund të jeni në shtëpi dhe të jeni një udhëheqje e një mike për fëmijët tuaj, kjo gjë do t’i kontribuojë patjetër shumë ndërtimit të lidhjeve të forta, që do të ndihmojnë për ta mbajtur të bashkuar familjen tuaj në të mirë e në të keq. Një grua mund të kontribuojë jashtëzakonisht shumë për ta bërë një shtëpi të lumtur, të sigurt dhe funksionale. «Njëqind burra duhen për të bërë një fushim, por një grua mund të bëjë një shtëpi»,—tha një politikan i shekullit të 19-të.

Nëse në familje të gjithë bashkëpunojnë për të jetuar brenda të ardhurave të përgjithshme të familjes, kjo do t’i kursejë asaj shumë probleme. Çiftet duhet të jenë dakord që ta mbajnë jetën të thjeshtë dhe të vënë në radhë të parë interesat frymore. Fëmijët duhet të mësojnë të kënaqen me atë që kanë, duke mos kërkuar gjëra që buxheti i familjes nuk mund t’i përballojë. Ruhuni nga dëshira e syve! Tundimi për të blerë gjëra që nuk mund t’i blini, duke u futur në borxhe, i ka çuar shumë familje në fundosje. Për unitetin e familjes mund të jetë diçka e mirë nëse të gjithë kontribuojnë me fondet e tyre për një diçka të përbashkët: një udhëtim freskues, ndonjë pajisje të dobishme dhe të kënaqshme për shtëpinë ose një kontribut për të mbështetur kongregacionin e krishterë.

Formë tjetër «kontribuimi» për një frymë të lumtur në familje, që të gjithë anëtarët e saj duhet ta japin, është pjesëmarrja në punët e pastrimit dhe të mirëmbajtjes, duke u kujdesur për shtëpinë, kopshtin, makinën e të tjera. Çdo anëtari të familjes, edhe më të vegjëlve, mund t’i caktohet ndonjë pjesë e punës. Ju fëmijë, përpiquni të mos e harxhoni kot kohën tuaj. Në vend të kësaj, zhvilloni një frymë ndihme dhe bashkëpunimi; kjo do të rezultojë në marrëdhënie të vërtetë miqësore dhe shoqërore, gjë që ndërton unitetin e familjes.

Vlera e arsimimit biblik

Në një familje të bashkuar të krishterë, theksohet edhe rëndësia e studimit të rregullt të Biblës. Trajtimi i përditshëm i shkrimeve të Biblës dhe një studim i përjavshëm i Shkrimeve të Shenjta, sigurojnë një bazë për familjen e bashkuar. Të vërtetat dhe parimet biblike bazë duhet të trajtohen së bashku në një mënyrë që ndikon në zemrat e të gjithëve në familje.

Periudha të tilla të familjes duhet të jenë arsimuese, por në të njëjtën kohë edhe të gëzueshme dhe inkurajuese. Një familje në veri të Suedisë e kishte zakon t’i vinte fëmijët të shkruanin pyetjet që u dilnin gjatë javës. Pastaj, këto pyetje trajtoheshin gjatë studimit javor të Biblës. Shpesh pyetjet ishin të thella e që nxitnin mendimin dhe dilnin se ishin pasqyrim i aftësive mendore dhe i çmueshmërisë së fëmijëve për mësimet e Biblës. Disa pyetje ishin: «Gjatë gjithë kohës bën Jehovai që të rriten gjërat apo e ka bërë këtë vetëm një herë?» «Pse Bibla thotë se Perëndia e krijoi njeriun ‘sipas shëmbëlltyrës së vet’, përderisa Perëndia nuk është një njeri?» «A ngrinë nga të ftohtët Adami dhe Eva gjatë dimrit në Parajsë, meqenëse ishin këmbëzbathur dhe pa asnjë rrobë në trup?» «Pse kemi nevojë për hënë natën, kur duhet të jetë errësirë?» Tani fëmijët janë rritur dhe i shërbejnë Perëndisë si shërbëtorë në kohë të plotë.

Kur trajtoni problemet e familjes, ju prindër, bëni mirë të përpiqeni për të qenë pozitivë dhe të gëzuar. Merrni në konsideratë të tjerët dhe jini elastikë, por megjithatë konsekuentë, kur është fjala për t’ua vënë veshin parimeve të rëndësishme. Lërini fëmijët të kuptojnë se dashuria për Perëndinë dhe për parimet e tij të drejta ju drejtojnë në vendimet që merrni. Ambienti i shkollës shpesh është shumë stresues dhe depresionues, ndaj fëmijët kanë nevojë për shumë inkurajim në shtëpi, që të kundërpeshojnë një ndikim të tillë.

Prindër, mos pretendoni të jeni të përsosur. Pranoni gabimet dhe kërkojuni ndjesë fëmijëve, kur është e nevojshme. Të rinj, kur mami dhe babi pranojnë një gabim trashanik, shtojeni dashurinë për ta.—Predikuesi 7:16.

Po, një familje e bashkuar siguron një shtëpi paqeje, sigurije dhe lumturie. Poeti gjerman Gëte, njëherë tha: «Ai që e gjen lumturinë e tij në shtëpi, është më i lumturi, mbret ose fshatar qoftë.» Për prindër dhe fëmijë me çmueshmëri, nuk duhet të ketë asnjë vend si shtëpia.

Vërtet, sot familja kërcënohet seriozisht nga presionet e botës në të cilën jetojmë. Por përderisa familja është prej Perëndisë, ajo do të mbijetojë. Familja jote do të mbijetojë, edhe ti do të mbijetosh, nëse ndjek udhëzimet e drejta të Perëndisë për një jetë të lumtur familjare.

[Shënimi]

a Për hollësi të tjera në lidhje me këtë temë, shiko librin me 192 faqe Sekreti i lumturisë familjare, botuar nga Shoqata Watchtower Bible and Tract of New York, Inc.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo