BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/8 f. 30
  • Sa para duhet të hedh për fenë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa para duhet të hedh për fenë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Detyrimet dhe dhuratat vullnetare në të kaluarën
  • A janë të detyruar të krishterët të japin një shumë fikse?
  • Si financohet vepra e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Çfarë dhurate mund t’i japim Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Jehovai do një dhënës të gëzuar
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • «Duarplot para Jehovait»
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/8 f. 30

Lexuesit pyesin

Sa para duhet të hedh për fenë?

«Perëndia do një dhënës të gëzuar.» (2 Korintasve 9:7) Miliona veta anembanë botës i dinë këto fjalë. Megjithatë, disa njerëz fetarë mund të ndihen të detyruar që të hedhin më shumë para nga sa ua lejojnë mundësitë. Ç’është e vërteta, disa fe kërkojnë që anëtarët e tyre të hedhin një shumë fikse. Kjo praktikë quhet e dhjeta, pra nënkupton që 10 për qind e të ardhurave të hidhet për kishën.

A kërkon vërtet Bibla që të japim një shumë fikse parash për fenë? Secili mund të pyesë veten: «Sa duhet të hedh?»

Detyrimet dhe dhuratat vullnetare në të kaluarën

Bibla ka udhëzime të qarta që iu dhanë kombit të Izraelit për shumën që Perëndia u kërkonte atyre. (Levitiku 27:30-32; Numrat 18:21, 24; Ligji i përtërirë 12:4-7, 11, 17, 18; 14:22-27) Këto detyrime nuk ishin përtej mundësive të tyre. Jehovai premtoi se në shkëmbim të bindjes ndaj ligjeve të tij, ai do t’i jepte kombit ‘mbarësi e bollëk’.—Ligji i përtërirë 28:1, 2, 11, 12.

Në raste të tjera, izraelitët mund të dhuronin vullnetarisht pak ose shumë, sipas dëshirës. Për shembull, kur mbreti David planifikoi të ndërtonte një tempull për Jehovain, nënshtetasit e tij dhanë «ar me vlerë pesë mijë talenta».a (1 Kronikave 29:7) Krahasoje këtë vlerë me atë që pa Jezui kur ishte në tokë. Ai pa «një vejushë nevojtare, që hodhi dy qindarka» në arkat e thesarit. Ç’vlerë kishte dhurata e saj? Ishte veç 1/​64-ta e rrogës për një ditë pune. Prapëseprapë, Jezui tha se kjo shumë e vogël ishte e pranueshme.—Luka 21:1-4.

A janë të detyruar të krishterët të japin një shumë fikse?

Të krishterët nuk janë në besëlidhjen e Ligjit që iu dha Izraelit. Prandaj, nuk janë të detyruar të hedhin një shumë fikse për Perëndinë. Gjithsesi, në kongregacionin e të krishterëve të vërtetë, dhënia është burim i madh gëzimi. Vetë Jezu Krishti tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»—Veprat 20:35.

Dëshmitarët e Jehovait e mbështetin veprën e tyre mbarëbotërore të predikimit me anë të dhuratave vullnetare. Këto kontribute përdoren për të shtypur literaturë, siç është revista që po lexon, dhe për të ndërtuar e mirëmbajtur vendet e adhurimit që njihen si Salla Mbretërie. Asnjë nga fondet e mbledhura nuk përdoret për të paguar rroga. Disa prej atyre që i kushtojnë pjesën më të madhe të kohës veprës së bërjes së dishepujve marrin një ndihmë për të mbuluar shpenzimet e transportit dhe shpenzime të tjera personale. Por askush nuk e pretendon këtë ndihmë. Faktikisht, pjesa dërrmuese e Dëshmitarëve të Jehovait nuk marrin përkrahje financiare për pjesëmarrjen e tyre në veprën e predikimit. Shumica punojnë për të siguruar paratë, siç bënte Pavli kur punonte si bërës tendash.—2 Korintasve 11:9; 1 Selanikasve 2:9.

Sa duhet të japë dikush që dëshiron të bëjë një kontribut për veprën që kryejnë Dëshmitarët e Jehovait? Apostulli Pavël shkroi: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»—2 Korintasve 8:12; 9:7.

[Shënimi]

a Në vitin 2008, çmimi mesatar i arit ishte 30,7 dollarë grami. Pra, ky kontribut ishte nja 4.794.855.000 dollarë amerikanë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo