BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 2 f. 3-4
  • A ka ndodhur vërtet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ka ndodhur vërtet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË THONË FAKTET
  • Ç’TË THEMI PËR RINGJALLJEN E JEZUIT
  • Ç’domethënie ka për ne ringjallja e Jezuit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Ringjallja e Jezuit—A ndodhi vërtet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Ungjijtë​—Histori apo mit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Ringjallja—Një shpresë e sigurt!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 2 f. 3-4
Trupin e Jezuit e heqin nga shtylla e torturës, ndërsa dishepujt shohin nga larg

TEMA KRYESORE | PSE VUAJTI E VDIQ JEZUI?

A ka ndodhur vërtet?

Pranverën e vitit 33 të e.s. Jezu nazareasi u ekzekutua. E akuzuan pa të drejtë për nxitje kryengritjeje, e rrahën mizorisht dhe e gozhduan në shtyllë. Vdiq me dhembje torturuese. Por, Perëndia e ktheu në jetë dhe, pas 40 ditësh u ngjit në qiell.

Këtë tregim të jashtëzakonshëm e gjejmë në katër ungjijtë e Shkrimeve të Krishtere Greke, që në përgjithësi njihen si Dhiata e Re. A ndodhën vërtet këto gjëra? Kjo është pyetje me vend që duhet marrë seriozisht. Nëse nuk kanë ndodhur, besimi i krishterë do të ishte i kotë dhe shpresa për jetën e përhershme në Parajsë do të ishte veçse ëndërr në diell. (1 Korintasve 15:14) Por, nëse kanë ndodhur vërtet, na pret një e ardhme e shkëlqyer, pjesë e së cilës mund të jesh edhe ti. Atëherë, ungjijtë janë histori të vërteta apo përralla?

ÇFARË THONË FAKTET

Ndryshe nga legjendat që janë pjellë e imagjinatës, në ungjij gjejmë saktësi të pashoqe dhe u jepet rëndësi hollësive. Për shembull, kanë plot emra vendesh që kanë ekzistuar vërtet, shumë prej të cilave mund t’i vizitojmë edhe sot. Flasin për njerëz realë, ekzistenca e të cilëve është vërtetuar nga historianët.​—Luka 3:1, 2, 23.

Vetë Jezui përmendet nga shkrimtarët e shekullit të parë e të dytë.a Mënyra si u ekzekutua, përkon me mënyrën që përdornin romakët në atë kohë. Për më tepër, ngjarjet tregohen në bazë të fakteve dhe me sinqeritet, madje pa fshehur as të metat e disa dishepujve të Jezuit. (Mateu 26:56; Luka 22:24-26; Gjoni 18:10, 11) Të gjithë këta faktorë janë dëshmi e fortë se shkrimtarët e ungjijve ishin të sinqertë dhe të saktë kur shkruan për Jezuin.

Ç’TË THEMI PËR RINGJALLJEN E JEZUIT

Ekzistenca dhe vdekja e Jezuit besohen gjerësisht, por kur vjen puna te ringjallja e tij . . . As apostujt nuk e besuan herën e parë që dëgjuan se ishte ringjallur. (Luka 24:11) Megjithatë, çdo dyshim ra kur ata dhe dishepuj të tjerë e panë Jezuin e ringjallur në raste të ndryshme. Në fakt, në një rast kishte më tepër se 500 dëshmitarë okularë.​—1 Korintasve 15:6.

Edhe pse dishepujt rrezikonin të arrestoheshin e të vriteshin, ringjalljen e Jezuit ua shpallën me guxim të gjithëve, madje edhe atyre që e kishin ekzekutuar. (Veprat 4:1-3, 10, 19, 20; 5:27-32) A do të kishin aq shumë guxim gjithë ata dishepuj po të mos ishin plotësisht të bindur se Jezui ishte ringjallur vërtet? Në fakt, kaq e vërtetë është ringjallja e Jezuit, sa falë saj krishterimi ka ndikuar goxha te njerëzimi edhe atëherë, edhe tani.

Vetë tregimet e ungjijve për vdekjen dhe ringjalljen e Jezuit dëshmojnë mjaftueshëm se janë dokumentime autentike dhe të bazuara në fakte. Nëse i lexon me kujdes, do të bindesh se këto ngjarje kanë ndodhur vërtet. Do të bindesh edhe më shumë po të kuptosh pse ndodhën. Kjo do të shpjegohet në artikullin tjetër.

a Taciti, lindur rreth vitit 55 të e.s., shkroi se «Krishti, nga i cili rrjedh emri [i të krishterëve], u ekzekutua nga prokurori Ponc Pilati, gjatë mbretërimit të Tiberit». Jezui përmendet edhe nga Suetoni (shekulli i parë), Jozefi, historian jude (shekulli i parë) dhe Plini i Riu, guvernator i Bitinisë (fillimi i shekullit të dytë).

Pse nuk ka shumë prova jobiblike?

Duke pasur parasysh ndikimin e madh të Jezuit te njerëzimi, a duhet të kishte më shumë prova nga burime jobiblike? Jo medoemos. Së pari, ungjijtë u shkruan afro 2.000 vjet më parë. Të pakta janë dokumentimet e atëhershme që i kanë mbijetuar kohës. (1 Pjetrit 1:24, 25) Së dyti, sa gjasa kishte që kundërshtarët e Jezuit të shkruanin gjëra që do ta bënin më të besueshme historinë e tij?

Pjetri, një nga apostujt, shpjegoi për ringjalljen e Jezuit: «Atë Perëndia e ngriti nga të vdekurit ditën e tretë dhe bëri t’i shfaqej, jo të gjithë popullit, por dëshmitarëve të zgjedhur që më parë nga Perëndia, neve, që hëngrëm e pimë me të pasi u ngrit nga të vdekurit.» (Veprat 10:40, 41) Pse jo të gjithëve? Ungjilli i Mateut na tregon se kur dëgjuan nga disa për ringjalljen e Jezuit, armiqtë e tij komplotuan që t’ua mbyllnin gojën.​—Mateu 28:11-15.

A do të thotë kjo se Jezui donte që ringjallja e tij të mbetej sekret? Jo, sepse Pjetri vazhdoi: «Na urdhëroi t’i predikonim popullit dhe t’i jepnim dëshmi të plotë se ky është Ai që Perëndia dekretoi për të qenë gjykatës i të gjallëve dhe i të vdekurve.» Pikërisht këtë kanë bërë dhe do të bëjnë të krishterët e vërtetë.​—Veprat 10:42.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo