Jini të shumanshëm në shërbimin tuaj
1 Thuhet se jeta është e bukur sepse është e larmishme. Shpesh një afrim i ndryshëm e bën një argument më interesant. Kjo vlen edhe në shërbimin tonë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, prezantimet tona nga dera në derë lehtësisht mund të bëhen në mënyrë shabllone. Duke përsëritur vazhdmisht të njëjtat gjëra mund të bëhet monotone si për ne ashtu edhe për të zotët e shtëpisë. Prandaj jini të shumanshëm në shërbimin tuaj. Por si mund ta bëni?
2 Në vend se të thoni gjithmonë «Mirëdita. Jemi duke vizituar personat e kësaj ndërtese për t’i dërguar lajmin e mirë të Mbretërisë», përse të mos përpiqemi t’i ndryshojmë fjalët tona të hyrjes? Libri Arsyetojmë përmban një thesar informacionesh mbi hyrjet. Në faqet 9-15 ka hyrje mbi 18 argumente të ndryshme. Dhe në shumicën e rasteve ndodhen dy, tre ose më shumë hyrje për secilën nga ato.
3 Nëse përdorni librezën «A ekziston Perëndia i cili kujdeset për ne?», mund të jetë e dobishme hyrja «Sistemi i ri dhe i drejtë»:
◼ «Jemi duke folur me personat të cilët interesohen mbi cilësinë e jetës sot. Shumë pyesin nëse është e mundur të kemi një jetë të lumtur. Kjo librezë ilustron një pikëpamje inkurajuese dhe të bën të mendosh.» Hapeni këtë librezë në faqen 25 dhe lexoni një ose dy pika të rëndësishme nga paragrafët 33 dhe 34.
4 Disa lajmëtarë të Mbretërisë—veçanërisht më të rinjtë në moshë dhe të rinjtë si lajmëtarë, por edhe të tjerë—kanë vënë re se në dyer mund të bëhen hyrje interesante duke përdorur fletushkat.
Një i ri lajmëtar duke prezantuar fletushkën «Gëzo jetën familjare» mund të thotë:
◼ «Kam një mesazh të shkurtër për ju mbi atë se si Perëndia mund t’i bashkojë familjet dhe t’i bëjë të lumtura. Do të doja t’ju lija këtë fletushkë, të titulluar Gëzo jetën familjare.» Lajmëtari i rritur mund të përfundojë nëse është rasti për të shtuar ndonjë mendim ose koment tjetër, sipas reagimit të të zotit të shtëpisë.
5 Nëse i zoti i shtëpisë tregon interes, lajmëtari i rritur mund të thotë:
◼ «Bibla përmban udhëzime mbi rolin e drejtë të burrit, të gruas dhe të fëmijëve në gjirin e familjes. Duke qenë se Perëndia është Ndërtuesi i familjes, a nuk mendoni se askush tjetër më mirë se ai nuk është në gjendje të na thotë se si duhet të funksionojë ajo? Do të më pëlqente të njihja opinionin tuaj mbi këshillat e qarta që Bibla u jep të gjithë pjesëtarëve të familjes.» Në këtë pikë lexoni Efesianëve 5:22, 23, 28-31.
6 Nëse paraqisni broshurën Qeveria, përse të mos vini në dukje pamjen optimiste të së ardhmes të paraqitur tek Zbulesa 21:3, 4? Lexoni pra paragrafin 1 në faqen 31 të broshurës. Pyeteni personin nëse është reale të besohet se Perëndia do t’i plotësojë këto premtime. Një trajtim i shkurtër i profecive biblike që tashmë janë plotësuar duhet të forcojë besimin e personit në faktin që Perëndia është në gjendje të bekojë njerëzimin.
7 Të gjithë lajmëtarët e Mbretërisë do të duan të kontribuojnë për t’i dhënë shtytje interesave teokratike, duke mbjellë farërat e së vërtetës kudo që është e mundur dhe duke kultivuar interesin e gjetur. Duke bërë pjesën tonë, mund të jemi të lumtur dhe të lëmë mundësinë e rritjes së ardhshme në duart e Jehovait. Kemi lajmin më të mirë që mund të ndahet me të afërmin. Duke qenë gjithmonë të përgatitur, mund të jemi të shumanshëm në paraqitjen e mesazhit të Mbretërisë dhe ofrimin me arsye të botimeve tona.