Duke punuar në territorin e përpunuar shpesh
1 Ne gëzohemi kur marrim raporte që tregojnë se shumë kongregacione po e punojnë shpesh territorin e tyre. (Mat. 24:14; 1. Tim. 2:3, 4) Megjithëse kjo paraqet një sfidë të vetme, përvoja ka treguar se mund të kihet sukses nëse jemi të përgatitur mirë dhe të pajisur për t’i bërë ballë rrethanave të ndryshme që takojmë.
2 Hyrjet e efektshme janë çelës: Është shumë e rëndësishme të jemi të përgatitur për të përdorur një ose më shumë hyrje të menduara mirë. Ato mund të përfshijnë deklarata përkatëse që bëjnë të qartë arsyet thelbësore të vizitave tona të shpeshta.
3 Disa lajmëtarë kanë pasur sukses, duke përdorur pika nga lajmet lokale për të filluar biseda në territore të punuara shpesh. Mund të thuash: «Unë jam __. Banoj këtu në lagjen filan. Kam vënë re që sot shumë po flasin për [përmend një ngjarje që mund të ketë ndodhur në lagje]. Ç’mendoni ju për këtë?» Gjithashtu mund të thuash kështu: «Unë jam një fqinj nga . . . [përmend lagjen]. A i keni parë lajmet mbrëmë? Atë rubrikë mbi [përmend një ngjarje të kohës që mund të jetë interesante]. Ç’mendoni ju për atë? Shumë veta bëjnë pyetje mbi botën dhe si do t’i vejë fundi . . . » Pastaj mund të lexosh 2. Timoteut 3:1-5.
4 Hyrje të përgatitura prej teje: Ndihu i lirë për të zhvilluar dhe për të përdorur komente të përshtatshme hyrëse, duke ndjekur modelin e atyre të paraqitura në botimet e shoqatës. Shprehi ato në mënyrë të natyrshme duke përdorur fjalët e tua. Para se t’i përdorësh në fushë, mund t’i provosh ato me një lajmëtar me përvojë.
5 Për shembull mund të thuash diçka ngjashëm kësaj:
◼ «Që kur ju kemi vizituar për herë të fundit, [përmend një ngjarje të freskët mbi të cilën diskutojnë njerëzit në atë zonë]. Meqë të gjithë ne jemi të ndikuar në një mënyrë apo në një tjetër, shumë nga fqinjët tanë e kanë shprehur seriozisht çështjen. Ndoshta edhe ju keni të njëjtin mendim. [Prit pak për ndonjë përgjigje të mundshme.] Duke parë gjendjen e sotme botërore, a nuk jeni dakort me atë çfarë shkroi profeti Jeremia në kapitullin 10, vargu 23?» Pas leximit të shkrimit, shiko vërejtjen që do të bëjë i zoti i shtëpisë, atëherë drejtoja vëmendjen në një shkrim specifik që tregon se si Jehovai do ta zgjidhë atë problem të veçantë që po trajtoni.
6 Ose mund të thuash:
◼ «Padyshim i ke ndjekur lajmet sot [përmend një ngjarje specifike]. Ndoshta do të jeni dakort se kjo ndikon mbi të gjithë ne. [Prit pak për ndonjë përgjigje të mundshme.] Ne mund të shpresojmë tek qeveritë për të sjellë ndonjë ndreqje me afat të shkurtër; megjithatë, Bibla tregon se si ky problem do të zgjidhet përgjithmonë.» Drejtoja vëmendjen në një shkrim specifik që tregon se çfarë do të bëjë Perëndia.
7 «Përse na vizitoni kaq shpesh?» Mund të themi: «Sepse e duam Perëndinë dhe të afërmin. A nuk duhet të kemi të gjithë të njëjtën lloj dashurie?» Madje edhe pa bërë pyetje ne mund të japim një dëshmi të shkëlqyer, nëse shfytëzojmë çdo rast të përshtatshëm për të ndihmuar të tjerët që të kuptojnë se dashuria e sinqertë për Perëndinë dhe të afërmin, na nxit për t’i vizituar sa më shpesh që të jetë e mundur. Fjalët e Jezuit të shprehura në Gjonin 21:15-17 mund të jenë shumë të dobishme në lidhje me këtë.
8 Le të vazhdojmë për të përballuar sfidën e të punuarit në një territor të përpunuar shpesh derisa Jehovai të thotë mjaft. Me këtë vendosmëri, ne mund të jemi të sigurt për udhëheqjen, mbrojtjen dhe bekimin e tij deri në fund.—Mat. 28:19, 20.