BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/93 f. 1-4
  • Përpiqu aktivisht për të filluar studime biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përpiqu aktivisht për të filluar studime biblike
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 1.
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Kërkohen më shumë studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Rivizitat çojnë në studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 11/93 f. 1-4

Përpiqu aktivisht për të filluar studime biblike

1 Bëhet gjithnjë e më e dukshme se koha që ka në dispozicion kjo botë e vjetër po merr fund. (2. Tim. 3:1-5) Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se është në lojë jeta e njerëzve. Megjithatë, ne kemi fuqi të ndihmojmë disa që të shpëtojnë. (Prov. 3:27) Për këtë arsye duhet të përpiqemi me vendosmëri për të filluar dhe për të drejtuar studime biblike.

2 Shpërndarja e literaturës sonë biblike ka pasur dobi të madhe. Por, njerëzit kanë më shumë nevojë për ndihmë personale nëpërmjet një studimi të rregullt biblik në shtëpi. Si mund t’i ndihmojmë që ta kuptojnë?

3 Mund të përdorim disa pyetje për të cilat shumë njerëz interesohen. Mund të kenë lidhje me arsyet e degradimit të rëndë moral, me jetën familjare të pasigurt, me rritjen e madhe të dhunës dhe krimeve, me arsyen për të cilën një Perëndi i dashur ka lejuar gjendjen aktuale e kështu me radhë. Ji i zgjuar që të veçosh argumentet dhe ngjarjet që u interesojnë më shumë njerëzve të territorit tënd. Tregoju përgjigjet e qarta që Bibla u jep këtyre pyetjeve. Tregoju atyre se si literatura që shpërndajmë mund t’u ndihmojë për të njohur se çfarë thotë Bibla në lidhje me këto gjëra dhe me çështje të tjera thelbësore që ndikojnë mbi të gjithë ne.

4 Është e rëndësishme që të tërheqim të zotin e shtëpisë për të marrë pjesë në bisedë. Ji i zgjuar që të dallosh se cilat janë interesat dhe shqetësimet e tij. Tërhiq vëmendjen mbi informacionet që përmban ndonjë libër, broshurë, revistë apo fletushkë që shpjegon zgjidhjen biblike për problemet e njerëzimit. Para se të ikësh, bëj një ose dy pyetje që mendon se mund ta shtyjnë personin për ta pritur me kënaqësi vizitën tuaj të ardhshme. Kur të kthehesh, mos harro t’i kujtosh këto pyetje dhe pastaj të përdorësh literaturën për ta ndihmuar që të gjejë përgjigjet biblike.

5 Duke filluar studime dhe duke i drejtuar rregullisht mund t’i ndihmojmë njerëzit të ndryshojnë jetën e tyre. Duhet të tregojmë interes të sinqertë për çka i shqetëson ata që takojmë në predikim dhe gjatë dëshmisë joformale. Nevojitet përgatitje e mirë për të nxitur në mënyrë progresive interesin e tyre. Duhet durim që të kthehemi për t’i vizituar derisa të kuptojnë nevojën për të asimiluar rregullisht ushqim frymor. Nevojitet një interesim dashamirës për vetë personat. Duhet të ndiejmë dëshirë të sinqertë për t’i ndihmuar që të shpëtojnë nga shkatërrimi i afërt. Pjesëmarrja jonë në veprimtarinë e studimeve biblike duhet të jetë rregullisht objekt i lutjeve tona të zjarrta.—1. Sel. 5:17.

6 Është shumë inkurajuese të shohësh se në tre vitet e kaluara thuajse një milion njerëz janë bërë dishepuj të pagëzuar. (Mat. 28:19, 20) Tani drejtohen rreth katër milion e gjysmë studime biblike në shtëpi çdo muaj, kjo tregon interesin tonë për jetën e të tjerëve. Çfarë të themi për veten personalisht? A po bëjmë përpjekje të sinqerta për të marrë pjesë në veprimtarinë e studimeve biblike në shtëpi? Mos harro, jeta jonë dhe ajo e të tjerëve varet nga besnikëria jonë në lidhje me këtë.—Ezek. 3:17-19.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo