Mbledhjet e shërbimit për nëntorin
Java që fillon më 1 nëntor
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Konsidero disa pika të përshtatshme për bisedim nga revista në vazhdim. Ftoji të gjithë të marrin pjesë në shërbimin në fushë në fund të javës.
20 min.: «Përpiqu t’i bësh që të të dëgjojnë.» Trajto artikullin me auditorin. Thekso rëndësinë për ta konsideruar të zotin e shtëpisë si një person më vete, me synimin që të bëhet një bisedë me të. Siguro disa demonstrime të shkurtra të bazuara në sugjerimet e paragrafëve 2 dhe 3. Nxirr në pah përdorimin e rregullt të revistave në shërbimin në fushë.
15 min.: «Përse nuk pinë duhan të krishterët?» Plaku që trajton këtë pjesë do të shqyrtojë me auditorin pse të krishterët nuk pinë duhan dhe pse populli i Jehovait e konsideron kaq serioze këtë çështje.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Lexo llogarinë mujore dhe falënderime të mundshme të Shoqatës për kontributet e dërguara. Lavdëro kongregacionin për mbështetjen financiare që i jep kongregacionit lokal dhe veprës botërore të Shoqatës.
15 min.: «Përse Dëshmitarët e Jehovait nuk i ndjekin zakonet tradicionale mbi të mbajturit zi për të vdekurit?» Vëllai që do të trajtojë këtë pjesë duhet të zhvillojë me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: «Kthehu për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë se si mund të jetojnë përgjithmonë.» Me pyetje dhe përgjigje. Trego me anë të një demonstrimi si të bëjmë një rivizitë, duke u bazuar në prezantimet e shënuara në paragrafët 5 dhe 6.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 nëntor
15 min.: Njoftime lokale dhe lajme teokratike. Trajto artikullin «Program i ri i asamblesë speciale një ditore.» Nxiti të gjithë që të planifikojnë më parë që të marrin pjesë në asamblenë speciale një ditore në vitin e shërbimit 1994. Njofto, nëse është bërë e ditur, datën dhe vendin. Inkurajo edhe lajmëtarët që të marrin pjesë në veprimtarinë e fushës në fundin e javës.
10 min.: Dobishmëria e librit Të jetosh përgjithmonë. Për të vënë në dukje vlerën, mund të citohen shifrat në lidhje me rritjen që ka pasur në rrjedhën e viteve që nga koha kur ka filluar të përdoret ky botim. Shumë persona e kanë mësuar të vërtetën falë këtij libri. Kërkoju atyre të thonë se cilat karakteristika të librit i kanë tërhequr më shumë dhe si mund të përdoret në fushë. Inkurajo vëllezërit që ta ofrojnë me entuziazëm dhe kur vërejnë interes.
20 min.: «Kërkesa si për shërbëtorët e rinj ashtu dhe për ata me përvojë.» Një nga pleqtë e trajton artikullin me pyetje dhe përgjigje. Përfshi, në një përmbledhje të përzemërt por të shkurtër, disa pika, duke ia aplikuar nevojave të kongregacionit lokal.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 nëntor
10 min.: Njoftime lokale.
20 min.: «Përpiqu aktivisht për të filluar studime biblike.» Mbikëqyrësi i shërbimit trajton artikullin me pyetje dhe përgjigje. Analizo përparimin e aktivitetit të studimeve biblike në kongregacion në pesë vitet e fundit dhe komentet përfundimtare bëji sipas nevojave të kongregacionit.
15 min.: Konsidero materialin e kapitullit 16 të librit Të jetosh përgjithmonë, paragrafët 13-21. Trego përse Dëshmitarët e Jehovait përcaktojnë 1914-ën vitin në të cilin është vendosur Mbretëria e Perëndisë. Nxirr në pah se si këto informacione mund t’i ndihmojnë të rinjtë për të mbrojtur mesazhin e Mbretërisë.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 nëntor
5 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Shërbe me gjithë shpirt.» Fjalim i njërit prej pleqve. Për të konsideruar paragrafin 2, bëj komente të përshtatshme, duke iu referuar Kullës së Rojës. Në përfundim, lexo dhe apliko Malakia 3:10.
10 min.: Përdor fletushkën Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë. (2 min.) Rishiko shkurtimisht informacionet e fletushkës. (3 min.) Demonstrim, si të prezantojmë fletushkën, duke nxjerrë në pah informacionet e faqeve 2 dhe 3. (3 min.) Demonstrim, si të vëmë në dukje informacionet e faqes 4. (2 min.) Përfundo me entuziazëm se si të shfrytëzohet çdo rast, duke përdorur këtë mjet të mirë që Jehovai ka siguruar për popullin e tij në Shqipëri.
15 min.: Nevoja lokale. Mund të trajtohen pikat inkurajuese që ka dhënë mbikëqyrësi qarkor gjatë vizitës së tij të fundit. Ftoji të gjithë vëllezërit që të sigurohen nëse i kanë dorëzuar të gjitha raportet.
Lutja përmbyllëse.