BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/93 f. 5
  • Shërbe me gjithë shpirt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shërbe me gjithë shpirt
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Mbledhjet për shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Ji i rregullt në shërbimin e fushës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Mbledhje për shërbim që përmbushin qëllimin e tyre
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 11/93 f. 5

Shërbe me gjithë shpirt

1 Si dishepuj të Jezuit kemi marrë detyrën që të predikojmë lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë dhe të bëjmë dishepuj të Jezu Krishtit. (Mat. 24:14; 28:19, 20) Nuk ekziston mbi tokë vepër tjetër po kaq e rëndësishme apo urgjente. Është në lojë jeta e miliona njerëzve. Kjo vepër meriton përpjekjet tona më të mëdha. Prandaj është mjaft e përshtatshme kjo nxitje e Pavlit: «Çdo gjë që bëni, bëjeni me gjithë shpirt si për Jehovain dhe jo si për njerëzit.» (Kolos. 3:23) Të bësh diçka «me gjithë shpirt» do të thotë ta bësh me entuziazëm të flaktë dhe me devotshmëri absolute. A po shërben edhe ti me gjithë shpirt?

2 Çfarë duhet të bëjmë që të shërbejmë me gjithë shpirt? Jehovai iu referua shërbimit të pranueshëm si pjesë të dhjetë. (Mal. 3:10) E dhjeta, në vend që të përcaktojë një sasi specifike, paraqet kohën dhe përpjekjet që dedikojmë në shërbim të Jehovait si shprehje e dashurisë sonë për të dhe në njohje të dedikimit tonë ndaj tij. (w-E 1/12/92 fq. 15) Veprimtaria jonë duhet të pasqyrojë thellësinë e devotshmërisë dhe të dashurisë sonë për Jehovain. Kushdo që i shërben Jehovait me gjithë shpirt ndjen një shtytje për ta bërë atë në një mënyrë sa më të plotë, aq sa ia lejojnë rrethanat dhe shëndeti.

3 Pavli foli me nderim për të krishterët që «punojnë dhe përpiqen» për shkak të shpresës së tyre. (1. Tim. 4:10) Ata janë të shpërblyer me bekimin e Jehovait i cili i «bën të pasur». (Prov. 10:22) Përkundrazi, ata që e japin kohën dhe energjinë e tyre me pikatore ose pa dëshirë nuk e provojnë lumturinë që vjen kur jep. (Veprat 20:35) Të mos ia japësh Jehovait më të mirën tënde do të thotë t’ia vjedhësh «të dhjetën pjesë» që i takon.—Mal. 3:8.

4 Të japim më të mirën tonë: Kur bëjmë raportin tonë të shërbimit në fushë, a është i saktë? Libri Shërbimi ynë (ang.), në faqen 104, thotë: «Regjistrimi i kohës në raportin e shërbimit në fushë fillon kur nis veprën e dëshmisë dhe mbaron kur përfundon vizitën e fundit të çdo periudhe të dëshmisë. Koha e harxhuar për të pirë apo për të ngrënë diçka nuk llogaritet.» Për ta përdorur sa më mirë kohën e dedikuar në shërbimin në fushë duhet të organizohemi mirë dhe të bëjmë përpjekje.

5 Të japim më të mirën tonë do të thotë gjithashtu të bëjmë gjithçka që mundemi në shërbimin në fushë. Kush shërben me gjithë shpirt, nuk e kufizon me qëllim predikimin e tij, duke bërë disa tentativa të rastit për të dhënë dëshmi joformale, në vend se të shkojë nga porta në portë. Një i ri, lajmëtar i papagëzuar që shërben me gjithë shpirt, nuk do të shkojë të predikojë vetëm si ndihmës i prindërve, duke treguar interes të paktë për veprën nga shtëpia në shtëpi ose në pjesëmarrjen në prezantime.

6 Pavli na nxit të jemi të palodhur që të mos bëhemi dembelë. (Hebr. 6:11, 12) Çfarë gëzimi është kur të vetëshqyrtojmë shërbimin tonë dhe nuk gjejmë asgjë prej së cilës të turpërohemi sepse kemi shërbyer me gjithë shpirt! (2. Tim. 2:15) Do të provojmë gëzimin më të madh kur në mes të atyre që do të mbijetojnë mjerimin e madh do të shohim njerëz që personalisht kemi ndihmuar. Jehovai sigurisht do t’i shpërblejë me bollëk ata që i shërbejnë me gjithë shpirt.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo