BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/94 f. 2
  • Libri vjetor, një thesar inkurajues

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Libri vjetor, një thesar inkurajues
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 3/94 f. 2

Libri vjetor, një thesar inkurajues

1 Raportet dhe përvojat në lidhje me veprën e mrekullueshme të Jehovait, kanë qenë gjithmonë çlodhëse për shërbëtorët e Perëndisë. (Jobi 38:4, 7; Prov. 25:25; Luka 7:22; Veprat 15:31) Për këtë arsye Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait është një thesar inkurajues.

2 Çdo Libër vjetor paraqet raporte ndërtuese prej anembanë botës mbi aktivitetet dhe arritjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Përvojat që forcojnë besimin theksojnë udhëheqjen, mbrojtjen dhe bekimin e Jehovait ndaj popullit të tij. Libri vjetor flet për burra dhe gra të palëkundura që kanë lënë familjen, miqtë dhe vendlindjen për t’u çuar të vërtetat biblike njerëzve në të gjitha kontinentet dhe në shumicën e ishujve.

3 Libri vjetor ka nxitur shumë lexues për të rritur shërbimin e tyre ndaj Perëndisë. Një lexuese shkroi: «Nuk mund të lexoj mjaft shpejt. Ajo që kam lexuar deri tani ka qenë shumë inkurajuese. Kur shoh çka bëjnë të tjerët edhe nën presion, ndiej se mund të bëj më shumë në veprën e predikimit të lajmit të mirë.»

4 Çdo vit që nga 1927-a, Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait ka qenë një thesar i vërtetë raportesh dhe përvojash frymëzuese. Edhe pse nuk disponohet në gjuhën shqipe, shumë vëllezër që lexojnë një gjuhë të huaj kanë nxjerrë shumë dobi prej tij. Nëse ti kupton një gjuhë të huaj, përse nuk merr një kopje që ta lexosh? Pastaj gjatë vitit, rishiko pjesë të veçanta prej tij për inkurajimin tënd dhe sipas nevojave të familjes.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo