BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/94 f. 2
  • Mbledhjet e shërbimit për marsin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e shërbimit për marsin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Nëntema
  • Java që fillon më 7 mars
  • Java që fillon më 14 mars
  • Java që fillon më 21 mars
  • Java që fillon më 28 mars
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 3/94 f. 2

Mbledhjet e shërbimit për marsin

Java që fillon më 7 mars

Kënga 18

5 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

20 min.: «A jam gati për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt?»—Pjesa I, par. 1-13 deri në nëntitullin «A jam gati unë?» Pyetje dhe përgjigje. Pas paragrafit 7, konsidero kutinë «Një djalë dhe një vajzë, a mund të jenë ‘vetëm miq’?». Duhet të theksohet se edhe pse mund të duket se një marrëdhënie është e thjeshtë, shpejt mund të bëhet diçka më serioze. Kjo mund të ndodhë edhe kur dalim në shërbim, shpesh me të njëjtin person. Në kongregacion nuk duhet të jemi të ftohtë me njëri-tjetrin, por duhet të mbajmë një distancë të respektueshme me njerëz të seksit të kundërt, veçanërisht nëse nuk jemi gati për martesë.

20 min.: «A jam gati për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt.»—Pjesa II, par. 14-22, duke filluar me nëntitullin «A jam gati unë?». Pyetje dhe përgjigje. Duhet të nënvizohet se adoleshentët, akoma në «lulen e rinisë», duhet të presin mjaft kohë para se të kufizojnë marrëdhëniet me një njeri. Ndihmo auditorin të kuptojë se edhe pse mund të keni moshë fizike për martesë, pjekuria frymore dhe ajo emocionale vjen me kohë. Një person që nuk është gati për martesë, nuk duhet të fillojë diçka që nuk mund ta mbarojë. Përse të nxitojnë? Lë të kalojë koha. Për ata që s’kanë prindër në të vërtetën, përse të mos konsultohen me pleqtë ose motrat më të pjekura për t’i ndihmuar me shqyrtimin personal? Në Shërbimi ynë i Mbretërisë për prillin do të trajtohet tema: «A jam gati unë për martesë?». Inkurajo të gjithë të mbajnë një lidhje të ngushtë me Jehovain që në të ardhmen të mund të gëzojnë një martesë të bekuar.

Kënga 4 dhe lutja përmbyllëse

Java që fillon më 14 mars

Kënga 17

10 min.: Njoftime lokale. Përfshi raportin e llogarisë dhe bëj të njohur kontributet e dhëna. Lavdëro kongregacionin për mbështetjen bujare të nevojave lokale dhe për veprën botërore të Shoqatës.

15 min.: «Të prekësh zemrën e studentit tënd të Biblës.» Me pyetje e përgjigje dhe demonstrim. Vër në dukje pikën se, të gjithë në kongregacion duhet të veprojnë për të zhvilluar artin e të mësuarit. Pas konsiderimit të paragrafit 3, një lajmëtar demonstron se si mund të arsyetohet me një student të Biblës duke përdorur pyetjet dhe shkrimet nga paragrafët 13 dhe 14 të kreut 1 të librit Të jetosh përgjithmonë.

20 min.: «Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin.» Të trajtohet me pyetje dhe përgjigje. Përgatit një demonstrim në paragrafin 2 (nga një lajmëtar me përvojë) dhe në paragrafin 4 (nga një lajmëtar i ri). Inkurajoi të gjithë që të paraqesin librin Njeriu më i madh nga shtëpia në shtëpi dhe në dëshminë joformale kur njerëzit shfaqin interes.

Kënga 26 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 mars

Kënga 8

15 min.: Njoftime lokale. Përmend dispozitat lokale për predikimin.

20 min.: «Të fillojmë studime biblike gjatë marsit.» Të trajtohet me auditorin. Pas konsiderimit të paragrafit 4, demonstro se si mund të fillohet një studim biblik në një rivizitë. Inkurajo cilindo që të drejtojë një studim biblik në shtëpi këtë muaj, nëse është e mundur.

10 min.: «Mbill me bollëk, por me aftësi shquese.» Të trajtohet me pyetje dhe përgjigje. Thekso shprehjet që do të ishin veçanërisht të përshtatshme në territorin tuaj. Këto sugjerime duhet të përsëriten në mbledhjet për shërbimin në fushë këtë fundjavë.

Kënga 11 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 mars

Kënga 9

10 min.: Njoftime lokale dhe lajmërime teokratike. Inkurajoi të gjithë për të shqyrtuar rrethanat personale që të mund të shërbejnë si pionierë ndihmës në prill.

20 min.: «Rezervo kohë për aktivitetin me revista.» Fjalim me pjesëmarrjen e auditorit. Duke konsideruar paragrafin 3, ilustro se si mund t’u paraqiten artikujt e ndryshëm të revistave në vazhdim, njerëzve të ndryshëm që mund të takojmë në territorin lokal.

15 min.: «Libri vjetor, një thesar inkurajues.» Fjalim entuziast duke theksuar aplikimin e shkrimeve të cituara. Vendos lajmëtarë të përgatitur mirë që mund të lexojnë një gjuhë të huaj, të tregojnë me ndjenjë përvojën e artikullit dhe përvoja të zgjedhura nga Libri vjetor 1993.

Kënga 23 dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo