Njoftime
◼ Ofrimi i literaturës për muajin prill: Lajmi i mirë i cili na bën të lumtur. Maj: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Qershor: Libri im i tregimeve biblike. Korrik dhe gusht: Kulla e Rojës, si dhe çdo broshurë. Atje ku interesi gjendet në rivizita, mund të ofrohen pajtime. SHËNIM: Kongregacionet që kanë nevojë për këto botime për fushatën, duhet t’i porositin me kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin S(d)-14.
◼ Duke filluar nga shkurti, fjalimi publik për mbikëqyrësin qarkor është: «Rënkimi i krijesës njerëzore—Kur do të marrë fund?»
◼ Fjalimi special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 1994, do të mbahet në të gjithë botën të dielën më 10 prill. Tema e fjalimit do të jetë: «A e ka zhgënjyer feja shoqërinë njerëzore?» Do të sigurohet një skemë. Ato kongregacione që kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor, një asamble qarkore apo një asamble speciale një ditore në atë fundjave, do ta kenë fjalimin special javën që vjen. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special para 10 prillit.
◼ Tani që jemi në pranverë, a mund të shërbesh si pionier ndihmës? Meqë dita po zgjat, ndoshta kongregacionet mund të organizojnë një mbledhje për të dalë në predikim edhe në mbrëmje. Kështu mund të takojmë ata që punojnë gjatë ditës.
◼ Më 28 shkurt filloi shkolla III e gjuhës shqipe. Vëllezër dhe motra vazhdojnë të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë që të predikojnë në qytetet ku akoma nuk e kanë dëgjuar lajmin e mirë.
◼ Duke filluar më 1 janar, u emëruan tre kongregacione të reja në Shqipëri: Kongregacioni Shkodër, kongregacioni Gjirokastër dhe kongregacioni Dajti në Tiranë. Gjithsej tani kemi 6 kongregacione në Shqipëri. Të falënderojmë Jehovain për bekimin e tij.
◼ Kongresi krahinor «Frika e shenjtë» do të mbahet më 1-3 korrik në Tiranë. Shoqata po përgatit një program të plotë që të ndërtohemi dhe forcohemi. Të gjithë vëllezërit dhe motrat duhet të bëjnë planet e tyre që tani për të qenë të pranishëm në këtë gosti frymore.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Amarike: Dëshmitarët e Jehovait, të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën. Anglisht: Treguesi i botimeve Watch Tower 1991-1992. Finlandisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë; Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Greqisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Italisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Japonisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë; Treguesi i botimeve Watch Tower 1986-1990; Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Kinezçe: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Majmare (dikur burmeze): A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Portugalisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Tajeze: Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Ukrainase: Këndojini lavdi Jehovait—vetëm teksti i këngëve (100 këngë).
◼ Shoqata po boton tani në anglisht vëllimet e Kullës së Rojës për vitet 1960 deri 1969 si botim në gjendje të përhershme. Çdo i interesuar për t’i marrë këto vëllime duhet t’i kërkojë ato përmes kongregacionit. Ju lutemi të mbani në mend se vëllimet mund të merren vetëm me kërkesë speciale.