Bibla—libri më i vjetër modern i njerëzimit
1 Bibla është libri më i përhapur gjatë gjithë historisë. Asnjë libër tjetër nuk është përkthyer në kaq shumë gjuhë. Veç kësaj, asnjë grup njerëzish nuk ka qenë aq i zellshëm sa Dëshmitarët e Jehovait në shpërndarjen e Biblës dhe në paraqitjen publike të saj si Fjala e Perëndisë.
2 Meqë ajo është Fjala e Perëndisë, ne mund të jemi të sigurt se ajo jep përgjigje të realizueshme për problemet e sotme moderne. Organizata e Jehovait siguron ndihmë praktike për të gjetur përgjigje të tilla në botime si dhe në video. Prandaj, ne jemi të kënaqur t’ju njoftojmë se versioni në anglisht i videos, Bibla—libri më i vjetër modern i njerëzimit, e dyta nga tre videot që demonstrojnë frymëzimin e Biblës, tani mund të porositet nga kongregacioni juaj. Ajo zgjat 40 minuta.
3 Ashtu si videoja e parë edhe kjo ndërton besimin në Biblën si një udhëheqje hyjnore. Ajo përdor foto të marra nga vendet biblike dhe muzeumet përreth botës për të na ndihmuar që të kuptojmë se si Perëndia Jehova e ka ruajtur Biblën gjatë shekujve, deri në ditët tona. Ti do të shohësh se si Bibla ka mbetur e saktë krahas kopjimit dhe përkthimit të vazhdueshëm. Do të shohësh se si është ruajtur ky libër hyjnor përballë kundërshtimeve ekstreme për ta shkatërruar atë. Do të shohësh gjithashtu dëshmitë e gjalla që tregojnë se si Bibla ka ndryshuar jetën e njerëzve për më mirë.
4 Kjo video do të jetë e paçmueshme për trajtimin familjar të Biblës dhe për shumë qëllime të tjera praktike, ashtu si edhe e para. Ne jemi të sigurt se Jehovai do ta bekojë përdorimin e saj. Ata që nuk e kanë porositur, mund ta bëjnë këtë menjëherë përmes repartit të literaturës në kongregacion. Videot, Bibla—Histori e saktë, profeci e besueshme dhe Dëshmitarët e Jehovait—Organizata pas Emrit, janë gjithashtu akoma në dispozicion.
5 Jemi të kënaqur t’ju njoftojmë se versioni në spanjisht i videos, Bibla—Histori e saktë, profeci e besueshme, e para nga këto tre video, është tani gati për shpërndarje. Ajo zgjat 41 minuta. Ti mund ta porositësh atë menjëherë përmes repartit të literaturës në kongregacion.