Shtojca
Përdorimi i përsëritjes dhe i gjesteve
1-3. Pse përsëritja është një teknikë themelore e mësimit?
1 Qëllimi për të cilin flet, duhet të jetë për të sjellë informacion, që auditori yt ta mbajë mend dhe të jetë i aftë ta përdorë atë. Në qoftë se i harrojnë ato, ka humbur dobia. Një nga mënyrat kryesore me të cilën mund t’i ndihmosh për të fiksuar në mendje atë që ti ke thënë, është të përsërisësh pikat më të rëndësishme. Është thënë me vend se përsëritja është nëna e dijes. Përsëritja është një nga teknikat më themelore për të mësuar. Ti tashmë ke mësuar vlerën e saj në lidhje me përdorimin e shkrimeve. Por «Përsëritja e përdorur për të theksuar» është shënuar në mënyrë të veçantë në fletushkën «Këshilla mbi fjalimet», sepse aplikohet edhe në pjesë të tjera të fjalimit.
2 Për të të ndihmuar që të jesh i efektshëm në përsëritjen për të theksuar, ne e konsiderojmë këtë gjë nga dy aspekte të ndryshme. Çdo njeri ka një mënyrë të ndryshme përsëritjeje; secili ka një qëllim të ndryshëm për të arritur. Një përsëritje e pikave kryesore, na shërben për të ndihmuar kujtesën. Përsëritja e pikave që nuk janë kuptuar na ndihmon që t’i kuptojmë ato.
3 Jo vetëm mënyra e të folurit, por edhe përgatitja është themelore në konsiderimin e kësaj cilësie. Duhet të vendosësh më përpara se cilat ide kërkojnë të përsëriten dhe kur do të ishte më mirë që t’i përsërisësh ato.
4-6. Përshkruaj si përmbledhjet «progresive» dhe përmbledhjet «përfunduese» për të përsëritur pikat kryesore.
4 Përsëritje e pikave kryesore. Përsëritja e pikave kryesore bëhet shpesh me ndonjë lloj përmbledhjeje. Ne konsiderojmë dy lloje me vlerë, duke i quajtur ato përmbledhje «progresive» dhe përmbledhje «përfundimtare».
5 Përmbledhja progresive ka të bëjë me rishqyrtimin e gjërave kryesore, për çdo pikë të rëndësishme që është konsideruar, duke futur në çdo përmbledhje gjërat kryesore të pikave të rëndësishme që e kanë paraprirë. Në këtë mënyrë përshkrimi i fjalimit është gjithmonë i gërshetuar ngushtë.
6 Në fund të fjalimit, me një përmbledhje përfundimtare, nëse përdorim ose jo përmbledhje progresive, gërshetohet çdo gjë së bashku, duke rishqyrtuar të gjithë fjalimin me disa deklarata të shkurtra. Nganjëherë, ato të ndihmojnë të përmendësh numrin e saktë të pikave që ke për të rishqyrtuar. Kjo është një ndihmë e mëtejshme për të mbajtur mend.
7-10.Si mund të zhvillojmë në mënyrë interesante, përsëritjen e pikave kryesore?
7 Përmbledhja nuk duhet të jetë një përsëritje e thatë, një riafirmim i pikave ose i ideve. Mund ta bëjmë në disa mënyra: me ilustrime, me përdorimin e një shkrimi, duke i konsideruar gjërat nga pikëpamje të ndryshme, me krahasime ose kontraste, duke bërë paralelizma, duke përdorur sinonime ose pyetje. Për të treguar një përmbledhje shumë praktike në një fjalim publik, mund të jetë një pjesë e shkurtër prej pesë minutash, në të cilën janë përdorur vargjet e Shkrimeve bazë dhe argumentet kryesore të fjalimit. Kjo është një përmbledhje e gjithë fjalimit, diçka që të gjithë mund ta mbajmë mend dhe ta përdorim.
8 Mënyra përmbledhëse e përsëritjes, është veçanërisht e nevojshme, në lidhje me fjalimet që përfshijnë arsyen dhe logjikën, ndërsa koha e pauzës ndërmjet fjalimit dhe rishqyrtimit të shkurtër, ndihmon të ngulitim mendimet më thellë në mendjen e auditorit. Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e nevojshme të përmbledhim një pikë. Shpesh mund ta përsërisim më vonë si një bazë të efektshme, për të zhvilluar një pikë tjetër.
9 Një mënyrë tjetër për të përsëritur pikat kryesore, është që t’i përmendësh ato në hyrje të fjalimit, pastaj të bësh një zhvillim të gjerë të këtyre pikave në trupin e fjalimit. Kjo përsëritje ngulit në mendje akoma më shumë mendimet.
10 Duke njohur këto mënyra të ndryshme për të përsëritur pikat kryesore, mund të bëhet shumë, për ta bërë një fjalim interesant dhe të kënaqshëm, gjithashtu dhe të thjeshtë për ta mbajtur mend.
11-14. Cilët faktorë kryesorë janë përfshirë në përsëritjen e pikave që nuk kuptohen?
11 Përsëritja e pikave që nuk janë kuptuar. Kur përsërisim një pikë për ta kuptuar, varet pothuajse krejtësisht nga auditori yt. Në qoftë se është një pikë thelbësore dhe nuk do të jetë e qartë për ata pa e dëgjuar më shumë se një herë, duhet ta konsiderosh përsëri në ndonjë mënyrë, përndryshe do të arrish në fund të fjalimit tënd pa u ndjekur nga auditori. Nga ana tjetër, përsëritja e panevojshme, që nuk është përdorur për të dhënë emfazë, do ta bëjë fjalimin fjalëshumë dhe jo interesant.
12 Mbaj parasysh auditorin tënd në përgatitjen e fjalimit. Kjo duhet të lejojë pak a shumë të parashikosh problemet e veçanta, që auditori yt mund të ketë. Përgatitu të përsërisësh ide të tilla në disa mënyra, kështu që ata të mund ta konsiderojnë nga pikëpamje të ndryshme.
13 Si mund ta dish në qoftë se nuk të kanë kuptuar? Shiko auditorin. Vëre shprehjet e fytyrës ose në qoftë se takon një apo dy persona, bëju pyetje.
14 Por kij kujdes: të përsërisësh të njëjtat fjalë, nuk do të thotë gjithmonë që ia ke arritur qëllimit tënd. Duhet mësuar më shumë për këtë. Në qoftë se auditori nuk të ka kuptuar me herën e parë, thjesht duke e thënë me të njëjtat fjalë përsëri, mund të mos jetë e mjaftueshme për ta kuptuar më mirë. Çfarë mund të bësh për sa i përket kësaj? Duhet t’i përshtatesh rrethanës. Mund të shtosh diçka të paparashikuar në fjalimin tënd. Efektshmëria jote si mësues do të varet në masë të madhe, nga aftësia që të mësosh të kënaqësh nevojën e auditorit tënd.
15-18. Si mund të mësojmë përdorimin e gjesteve përshkruese?
15 Gjestet po ashtu i japin emfazë asaj që thua dhe shpesh ato riforcojnë domethënien e fjalëve të shqiptuara. Në këtë mënyrë ato ndikojnë në plotësimin dhe në fuqizimin e ideve. Praktikisht, asnjë nuk flet pa ndonjë gjest. Kështu, në qoftë se nuk bën gjeste mbi podium, auditori do ta dijë se nuk je i lirshëm. Por kur ti bën gjeste në mënyrë natyrale, auditori nuk do të mendojë për ty: ata do të mendojnë për atë që po thua. Gjestet të ndihmojnë për t’u bërë aktiv, nxisin ndjenjat e tua dhe e bëjnë kështu të gjallë paraqitjen tënde. Ato nuk duhet të merren nga ndonjë libër. Ti kurrë nuk ke studiuar si të buzëqeshësh, të qeshësh ose të indinjohesh, kështu që nuk është e nevojshme të imitosh gjestet e ndonjë tjetri dhe sa më natyrshëm dhe spontanisht të vijnë, aq më mirë është. Shprehjet e fytyrës duhet të vijnë në përputhje me gjestet, që t’i jep ndjenja e fjalëve të shqiptuara.
16 Gjestet nga natyra që kanë, ndahen në dy klasifikime të përgjithshme: përshkruese dhe shprehëse.
17 Gjeste përshkruese. Gjestet përshkruese shprehin veprim ose tregojnë dimension dhe përcaktim. Këto janë më të thjeshta për t’u mësuar. Kështu, në qoftë se mbi podium ke një problem me gjestet, përpiqu të bësh në fillim gjeste të thjeshta përshkruese.
18 Kur je duke u përgatitur mbi këtë cilësi në shkollë, mos u mjafto me një apo dy gjeste. Përpiqu që shpesh të bësh gjeste gjatë gjithë fjalimit. Për të bërë këtë, kërko fjalët që tregojnë drejtim, distancë, masë, sipërfaqe, shpejtësi, përcaktim, kontrast, pozicion krahasues ose krahasime. Po qe e nevojshme, shënoi këto fjalë në ndonjë mënyrë në shënimet e tua, për t’u kujtuar që të bësh gjeste në këtë pikë. Vazhdo këtë praktikë edhe në qoftë se ke marrë një «M» herën e parë. Pas disa fjalimesh do të shohësh, se nuk ke më nevojë të shënosh gjestet ose të mendosh përpara për të bërë gjeste natyrale.
19, 20. Cilit qëllim i shërbejnë gjestet shprehëse?
19 Gjestet shprehëse. Gjestet shprehëse shprehin ndjenjën dhe bindjen. Ato theksojnë idetë, u japin atyre gjallëri dhe forcë. Prandaj gjestet shprehëse janë themelore. Por ki kujdes! Gjestet shprehëse zakonisht bëhen të tepruara. Për të penguar këtë, duhet të shmangim gjestet e përsëritura.
20 Në qoftë se ke problemin e teprimit të gjesteve, për një farë kohe kufizohu vetëm në gjeste përshkruese. Menjëherë sa ke filluar të aftësohesh në gjestet e këtij lloji, gjestet shprehëse duhet të bëhen një gjë natyrale. Ndërsa ke fituar përvojë dhe ndihesh më i lirshëm në podium, gjestet e tua empatike do të shprehin natyrshëm ndjenjat e tua intime, duke treguar bindjen dhe sinqeritetin tënd. Ato do t’i bëjnë më domethënëse fjalimet e tua.