BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/94 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Si t’i ndihmojmë studentët të përparojnë drejt pagëzimit—Pjesa 2
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • T’i ndihmojmë studentët biblikë të bëhen lajmëtarë të lajmit të mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 6/94 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Përpara se të miratohet për pagëzim, në çfarë mase duhet të marrë pjesë në shërbimin në fushë një lajmëtar i pa pagëzuar?

Një person i cili është cilësuar si një lajmëtar i pa pagëzuar, ka treguar me kohë në mënyra të ndryshme dëshirën e tij të fortë për të qenë një Dëshmitar i Jehovait. (Psal. 110:3) Një studim i zellshëm i shkrimeve ka sjellë një ndryshim në mendimet e tij, sjelljen dhe mënyrën e jetesës. Një student i tillë serioz i Biblës që ka rrënjosur në zemër dëshirën e sinqertë për të kënaqur Jehovain dhe për të bërë vullnetin e tij, shoqërohet vazhdimisht me popullin e Jehovait në mbledhjet e kongregacionit, asamble dhe kongrese. (Hebr. 10:24, 25) Përveç ndjekjes së rregullt të mbledhjeve të tilla të krishtere, ngjashëm ai duhet ta ndjejë me zemër e të deklarojë publikisht besimin e tij, duke bërë komente në mbledhje dhe të regjistrohet në Shkollën e Shërbimit Teokratik.—Psal. 40:9, 10; om-E f. 73.

Menjëherë, kur studenti i Biblës përqafon të vërtetën dhe e çmon sinqerisht vlerën e mesazhit të Mbretërisë, ai mund të ketë privilegjin për të marrë pjesë në shërbimin shtëpi më shtëpi. Kjo është vepra kryesore e Dëshmitarëve të Jehovait. (Mat. 24:14; 28:19, 20; om-E f. 111) Në lidhje me këtë, lajmëtari drejtues i studimit dhe pleqtë, kanë një përgjegjësi serioze që të sigurohen që e tërë jeta e studentit të jetë në përputhje me parimet e krishtere. Duhet të ketë një dëshirë të sinqertë për të qenë një Dëshmitar i Jehovait dhe të çmojë privilegjin e pjesëmarrjes në predikimin e Mbretërisë dhe në veprën e bërjes së dishepujve.—Galatasve 6:6; w88-E 11/15 f. 17; OKM f. 6.

Nuk duhet të kalojë një kohë e gjatë, nga koha kur një student i Biblës caktohet për të marrë pjesë me ne në shërbimin në fushë derisa të jetë i aftë për të paraqitur veten për t’u pagëzuar në ujë. Tani drejtimi i jetës së tij është gati në përputhje të plotë me parimet e krishtere, por i mungon përvoja në shërbimin publik. Duhet të lihet kohë e mjaftueshme për të treguar se ai ka marrë një vendim të qëndrueshëm, për të marrë pjesë rregullisht dhe me zell në shërbimin në fushë.—Psal. 40:8; Rom. 10:9, 10, 14, 15.

Pas një kohe personi është gati për pagëzim, sigurisht ai do të ndajë rregullisht lajmin e mirë me të tjerët, duke harxhuar më shumë se një ose dy orë çdo muaj. (w84-E 6/1 f. 8 par. 2) Sigurisht, rrethanat personale të secilit që kërkon të pagëzohet duhet të rishqyrtohen, të merret në konsideratë e kaluara, mosha, kufizimet, etj. Pleqtë duhet të udhëhiqen nga këshillat që u jepen atyre tek libri Shërbimi Ynë: «Interesi ynë është tek ata të cilët e kanë kthyer zemrën nga Jehovai dhe kanë kapur kuptimin e të vërtetave themelore të Biblës. Me ndihmën tuaj të dashur, ata që do të pagëzohen duhet të inkurajohen dhe të ndihmohen për të hyrë në shërbimin e krishterë, e të përgatiten në mënyrë të përshtatshme për të plotësuar këtë detyrë të rëndësishme.»—Mat. 16:24; Gjon. 4:34; 1. Pjetr. 2:21.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo