Bëhu gati për Përkujtimin
A është informuar cilido, duke përfshirë edhe oratorin mbi orën e saktë dhe vendin e Përkujtimit? A është në dijeni oratori që nuk duhet t’i tejkalojë 45 minutat?
A është caktuar ndonjë që të sigurojë emblemat? (Shiko Kullën e Rojës të 15 shkurtit, 1990, në faqet 16-18, angl.) A janë bërë përgatitjet për të rregulluar tryezën me një mbulesë të pastër dhe një numër të mjaftueshëm gotash dhe pjatash?
A është planifikuar pastrimi i Sallës së Mbretërisë para dhe pas Përkujtimit? A janë përcaktuar se cilët do të jenë përcjellësit dhe shërbyesit? A është mbajtur një mbledhje me ta për të shqyrtuar detyrat e tyre? Cila procedurë duhet të ndiqet për t’u siguruar se të gjithë janë shërbyer siç duhet?
A janë bërë përgatitjet për të ndihmuar të moshuarit dhe vëllezërit e motrat invalide që të marrin pjesë? Nëse ka ndonjë të mirosur i cili mund të jetë i kufizuar dhe jo në gjendje për të qenë i pranishëm, a keni bërë përgatitjet që edhe atij t’i shërbehet?