Lajme teokratike
Ishujt Virxhin (SHBA): Maksimumi i ri i 647 lajmëtarëve bashkë me numrin e studimeve biblike që arritën në 778, sollën një gëzim të madh në muajin nëntor.
Meksikë: Në muajin nëntor dorëzuan raportet e tyre 411.292 lajmëtarë. Kjo ishte një tjetër maksimale e re.
Republika e Afrikës Qendrore: Aktiviteti i shërbimit gjatë muajit tetor ishte i jashtëzakonshëm, pati një maksimum të ri prej 1.846 lajmëtarësh. Programet e asamblesë speciale njëditore u prezantuan në 19 zona, ku gjithsej morën pjesë 5.577 persona dhe 32 u pagëzuan.
Sri Lanka: Ishin 1.873 lajmëtarë që dorëzuan raportet në muajin nëntor, duke shënuar një rritje të shkëlqyer me 9 përqind.
Taivan: Përveç maksimumit të 2.523 lajmëtarëve, raporti i muajit nëntor tregoi një maksimum të ri prej 44.514 rivizitash dhe 4.234 studimesh biblike.