BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/95 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Një shkollë që na pajis për atë që ka më shumë rëndësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Vazhdo të bësh përparim
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Jehovai po na stërvit për këtë vepër
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Kushtoji vëmendje të vazhdueshme mësimit tënd
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 5/95 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Çfarë gjërash duhet të marrim kur shkojmë në mbledhje?

Çdo javë ne marrim mësim të dobishëm dhe inkurajim në mbledhjet e kongregacionit. (Isa. 48:17; Hebr. 10:24, 25) Megjithatë, se sa shumë dobi do të marrim, varet në një masë të madhe nga fakti nëse përgatitemi mirë apo jo.

Do të jetë mirë për çdo pjesëtar të familjes të ketë materialin e vet të studimit si dhe gjërat e tjera të nevojshme për mbledhje. Kjo do të për-​fshijë Biblën, broshurën e këngëve, botimin(et) që do të studiohen, një bllok shënimesh dhe një laps ose stilolaps.

Për Shkollën e Shërbimit Teokratik janë të nevojshme Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik dhe shtojcat. Këto gjëra na ndihmojnë për të mbajtur në mendje temën e fjalimeve të studentëve dhe për të ndjekur mbikëqyrësin e shkollës kur jep këshilla. Ne mund të bëjmë një zbatim personal të këshillave dhe sugjerimeve me qëllim që të përmirësojmë fjalimet tona dhe prezantimet e shërbimit në fushë. Që nga janari, shumë nga fjalimet e udhëzimit bazohen në librin Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë. Do të jetë shumë e dobishme që çdo student të sjellë kopjen e vet personale.

Për Mbledhjen e Shërbimit kemi nevojë për fletushkën e fundit Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Merr me vete çdo botim të cilit do t’i referohet gjatë mbledhjes, të tillë si literatura që do të përdoret në prezantimet e demonstruara. Prindërit duhet të përpiqen që fëmijët e tyre të rrinë ulur e të qetë dhe t’i kushtojnë vëmendje mbledhjeve të kongregacionit. Duke i pajisur ata me kopjen personale të Kullës së Rojës dhe të botimeve të tjera, edhe përpara se të jenë në gjendje të lexojnë, i inkurajon ata që të kenë interes. Kur të rinjtë janë mësuar që t’i respektojnë botimet teokratike dhe t’i përdorin ato, formojnë zakone të shëndetshme dhe jetëgjata frymore.

Gëzimi dhe kënaqësia që marrim nga mbledhjet e kongregacionit rriten shumë kur vijmë plotësisht të pajisur. (2. Tim. 3:17) Kjo është mënyra më e mirë për t’u siguruar që jemi «mbushur me njohurinë e saktë të vullnetit të [Perëndisë] në çdo mençuri dhe kuptueshmëri frymore».​—Kolos. 1:9, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo