Përdorni fletushkat për të prezantuar Kullën e Rojës
1 Në qershor shumë lajmëtarë do të përdorin fletushkat për të ngjallur interesin e personave për revistën Kulla e Rojës, numrat 1 dhe 15 qershor 1995. Kjo mënyrë e nisjes së bisedës të ndihmon për të vlerësuar shkallën e interesit të pronarit të shtëpisë dhe të vendosësh nëse është rasti për të ofruar revistën në vizitën fillestare.
2 Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë: Kjo fletushkë është shumë e dobishme për të filluar bisedën me myslimanët e sinqertë. Ndihmon për të tërhequr vëmendjen e pronarëve të shtëpisë sepse trajton argumente domethënëse që u përkasin personalisht.
Për shembull mund të thuash:
◼ «Duke folur me njerëzit e çdo feje kam vënë re se shumë janë të shqetësuar për . . . [zgjidh një argument aktual]. Duket se situata sot në botë po keqësohet gjithnjë e më shumë. Disa arrijnë deri aty sa të pyesin veten se a do të mbijetojë kjo botë. Ju çfarë mendoni? [Lëre të përgjigjet.] Jezui paratha pikërisht atë që po ndodh sot në botë, si shenjë që po jetojmë në fund të këtij sistemi.» [Kalo në faqen 4 të fletushkës dhe trego ilustrimet, duke lexuar Lukën 21:10, 11.] Nëse personi tregon interes të vërtetë, mund t’i tregosh se si Kulla e Rojës e 1 marsit paraqet Mbretërinë e Perëndisë si shpresën e vetme të njerëzimit. Përveç kësaj mos harro të lësh një pyetje pezull për ta trajtuar në vizitën tjetër.
3 Ngushëllimi për të dëshpëruarit: Sot miliona njerëz janë të dëshpëruar dhe do të kishin shumë dëshirë të ishin më mirë dhe të ekzistonte paqe e vërtetë, siguri dhe qetësi. Fletushka nr. 20 Ngushëllimi për të dëshpëruarit mund të jetë inkurajuese për shumë veta.
Në rast se takon një person që duket shumë i shqetësuar për problemet që na rrethojnë mund të thuash:
◼ «Shumica e njerëzve janë të një mendjeje mbi faktin që jetojmë në kohë të vështira. Ju çfarë mendoni? [Lëre të përgjigjet.] Duke iu referuar situatave të vështira që po kalojmë sot, Jezui na inkurajon me fjalët që lexojmë në Lukën 21:28.» Nëse e shikon të përshtatshme mund të vazhdosh bisedën me një pikë nga fletushka ose nga Kulla e Rojës e 15 marsit.
4 Nëse përdor fletushkën «Gëzo jetën familjare», mund të thuash:
◼ «Si mendoni, a do të jetë ndonjëherë e mundur që familjet të jetojnë në paqe siç shihet në këtë fletushkë? [Tregoji pronarit të shtëpisë pjesën e jashtme të fletushkës dhe lëri kohë që të përgjigjet]. Shikoni se çfarë thotë paragrafi i dytë në faqen 2. Pyet: ‘Përse familjet sot janë aq të bombarduara me probleme të tilla serioze? Si mund t’i gëzohemi jetës familjare?’ [Lëre të përgjigjet.] Sigurisht që jemi të një mendjeje, se ai që e krijoi martesën mund të na japë përgjigje.» Duke përdorur disa nga shkrimet e cituara në faqet 4 dhe 5 të fletushkës mund të tregojmë se si Perëndia kujdeset për të pasur një jetë të lumtur familjare. Duke ofruar revistat e fundit mund të shpjegojmë se revista Kulla e Rojës ka ndihmuar mijëra familje për të pasur një lidhje të ngushtë me Krijuesin e familjes.
5 Duke qenë më të efektshëm në ofrimin e revistave përmes fletushkave, duke përdorur Biblën si bazë të bisedave tona dhe duke marrë regjistrime të qarta nga shtëpia në shtëpi do të kemi mundësi për të filluar më shumë studime biblike e për të bërë dishepuj.—Mat. 28:19, 20.