Ofro revistat në çdo rast
1 Ne kemi arsye të mira për të çmuar Kullën e Rojës. Cila revistë tjetër bën një thirrje të tillë ndërkombëtare? Këtë muaj revistat do të prezantohen në veprën tonë të predikimit dhe çfarë informacionesh të fuqishme përmbajnë numrat e tetorit! Zakonisht, shumë nga revistat tona ne i lëmë në veprën nga shtëpia në shtëpi; megjithatë, dëshirojmë të jemi të përgatitur për t’i ofruar ato në çdo rast tjetër të përshtatshëm.
2 Kur ofron «Kullën e Rojës» të 1 tetorit, mund të nxitësh interesin në artikullin «Ç’është e vërteta?» duke thënë:
◼ «Shumë veta mendojnë se nuk mund të gjendet e vërteta absolute. Prandaj janë bërë indiferentë në kërkim të së vërtetës. Çfarë mendon mbi deklaratën që gjendet këtu në faqen 5 të Kullës së Rojës? [Lexo paragrafin e dytë të artikullit: «Përse ta kërkojmë të vërtetën?» dhe lëre të përgjigjet.] Vazhdo duke lexuar shkrimin e Psalmit 119:142, 151, 160.» Shpjego shkurtimisht se Kulla e Rojës merr përsipër të bëjë të njohur të vërtetat në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë. Inkurajo personin që të lexojë artikullin.
3 Ja një mënyrë tjetër për të prezantuar «Kullën e Rojës» të 1 tetorit:
◼ «Çfarë mendoni mbi pyetjen që ndodhet mbi kapakun e kësaj reviste: ‘Ç’është e vërteta?’ [Lëre të përgjigjet.] Kjo seri artikujsh tërheq vëmendjen mbi të vërtetën në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë dhe bekimet e të ardhmes së afërt.» Trego ilustrimin në faqen 8 të Kullës së Rojës. Pastaj ofroji revistën.
4 Kur gjen persona që janë të shqetësuar për kushtet aktuale, përse të mos ofrosh një artikull nga «Kulla e Rojës» e 15 tetorit? Ky prezantim mund të sjellë një përgjigje të favorshme:
◼ «Kam dëshirë të di opinionin tuaj mbi këtë pyetje: Nëse mbi botën sundon Perëndia, përse ka kaq vuajtje dhe çrregullime?» Lëre të përgjigjet dhe pastaj shpjego se revista ka për qëllim të tregojë se përse ka vuajtje si dhe cila është zgjidhja që kemi për të ardhmen. Përdor ilustrimin në faqen 7 të Kullës së Rojës të 15 tetorit dhe nëse tregohet interes ofro revistën.
5 Kur punon nga shtëpia në shtëpi mos i kalo dyqanet e vogla. Ata që i vizitojnë rregullisht dyqanet e përshkruajnë këtë vepër si të gëzueshme dhe prodhuese. Kur ofron «Kullën e Rojës» të 1 tetorit mund të përpiqesh të bësh një prezantim si ky:
◼ «Ne e dimë se tregtarët dëshirojnë të jenë të përditësuar me çështje që ndikojnë në komunitetin e tyre. Unë jam i sigurt se këto artikuj do të jenë interesantë për ju.» Pastaj tregoji një pikë nga artikulli «Ç’është e vërteta?»
6 Nëse personi që ti viziton është me të vërtetë i zënë, mund t’i tregosh revistën dhe të thuash:
◼ «E di se nuk mund të prisni një vizitë sot, prandaj nuk do ta zgjat. Dëshiroj t’ju jap një mundësi për të lexuar diçka që është e rëndësishme.» Tregoji një artikull që ke zgjedhur dhe ofroji revistën.
7 Mbaj një regjistrim të kujdesshëm nga shtëpia në shtëpi dhe ktheu tek të gjithë ata që ke lënë literaturë. Nëse vëren interes të sinqertë gjatë rivizitës, ofro një pajtim. Le të jemi të përgatitur dhe të zgjuar për të ofruar revistat tona në çdo rast të përshtatatshëm.