Ne kemi nevojë për kongregacionin
1 Bijtë e Koreut kanë shprehur çmueshmërinë e tyre për kongregacionin e Jehovait në këtë mënyrë: «Një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu.» (Psal. 84:10) Për ta bota nuk kishte asgjë për të ofruar si shkëmbim. Nëse i bën të tuat këto ndjenja, duhet ta kesh kongregacionin qendrën e jetës tënde.
2 Që nga fillimi i tij, kongregacioni i krishterë ka treguar se ka bekimin e Jehovait. (Vep. 16:4, 5) Asnjë nga ne nuk duhet t’i jetë mosmirënjohës kongregacionit apo ta shohë atë thjesht si një mjet për të na mbledhur së bashku fizikisht. Kongregacioni është vend inkurajimi dhe force për Dëshmitarët e Jehovait në çdo vend. Ai është siguruar për një shoqëri të bashkuar në mënyrë që të jemi të mësuar nga Jehovai dhe të organizuar për veprën e Mbretërisë.—Isa. 2:2.
3 Kongregacioni i krishterë është kanali bazë që na mëson të vërtetën. (1. Tim. 3:15) Ithtarët e Jezuit duhet «të gjithë të jenë një»—në unitet me Perëndinë, me Krishtin dhe me njëri-tjetrin. (Gjoni 17:20, 21; krahaso Isaia 54:13.) Kudo që ne mund të shkojmë në botë, vëllezërit tanë besojnë mësimet dhe parimet e Biblës dhe veprojnë në harmoni me to.
4 Ne jemi të stërvitur dhe të pajisur që të plotësojmë detyrën tonë për të bërë dishepuj. Çdo muaj, Kulla e Rojës dhe Shërbimi Ynë i Mbretërisë ofrojnë informacione të dobishme për të na ndihmuar që të fillojmë biseda biblike. Mbledhjet janë caktuar që të na tregojnë se si të gjejmë dhe të zhvillojmë interesin. Rritja ndërkombëtare që ne shikojmë provon se kemi ndihmën qiellore nga pas, në këtë vepër.—Mat. 28:18-20.
5 Përmes kongregacionit ne marrim inkurajim çdo ditë ‘duke u nxitur për dashuri dhe vepra të mira’. (Hebr. 10:24, 25) Jemi të forcuar për të qëndruar në prova me besnikëri. Mbikëqyrësit dashamirës na ndihmojnë për përballuar presionet dhe ankthet. (Eklis. 4:9-12) Na jepet këshilla e nevojshme, kur jemi në rrezik që të shkojmë drejt një rruge të gabuar. Cila organizatë tjetër siguron një kujdes të tillë dashamirës?—1. Sel. 5:14.
6 Vullneti i Jehovait është që ne të qëndrojmë afër organizatës së tij për të ruajtur unitetin tonë. (Gjoni 10:16) Një mënyrë me të cilën kongregacioni na ndihmon për të mbajtur lidhje me klasën e skllavit besnik është duke dërguar mbikëqyrësit udhëtues për të na inkurajuar. Përgjigjja jonë ndaj drejtimit dashamirës na bashkon në një afërsi që na ndihmon për të qëndruar të fortë frymësisht.
7 Kongregacioni është jetësor për mbijetesën tonë frymore. Do të jetë e pamundur t’i shërbejmë Jehovait në mënyrë të pranueshme dhe të ndarë nga kongregacioni. Prandaj, le të qëndrojmë afër asaj që na ka siguruar Jehovai. Të punojmë në harmoni me synimet e tij dhe të zbatojmë me sinqeritet këshillat që marrim atje. Është vetëm në këtë mënyrë që ne mund të tregojmë se sa shumë vlerë ka kongregacioni për ne.—Psal. 27:4.