Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe maj: Kopje të veçanta të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Për territore që janë mbuluar shpesh, mund të përdoret gjithashtu çdo broshurë e përshtatshme. Kur gjendet interes në rivizita, mund të ofrohen pajtime. Qershor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Korrik dhe gusht: Çdonjëra nga broshurat vijuese prej 32 faqesh: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?; Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!; Qeveria që do të sjellë parajsën; Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Kur është e përshtatshme mund të ofrohet broshura A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
◼ Kur është praktike, ndërkohë që ditët zgjaten, pleqtë duhet të bëjnë rregullime për kongregacionin për të harxhuar më shumë kohë në dëshminë në mbrëmje.
◼ Dinstiktivat për kongresin krahinor 1996, do t’u dërgohen menjëherë, pa bërë kërkesë, grupeve dhe kongregacioneve nga Shoqata.
◼ Është bërë një rregullim në procedurën e zëvendësimit të kartelave të Identifikimit të Shërbimit si Pionier. Qysh tani, furnizimi me kartelat e zëvendësimit për pionierët që largohen, që ndryshojnë emrat e tyre, që humbin kartelën ose që kërkojnë një ndryshim caktimi, do të bëhet nga Shoqata. Çdo kartelë e bardhë që sekretari mund të ketë në dosje, duhet të eliminohet. Emrat e ndryshuar dhe ricaktimet do të mbahen në mënyrën e zakonshme, bashkë me sekretarin duke shënuar informacionin e duhur, prapa Raportit të Kongregacionit (S-1), për atë muaj. Pas kësaj, Shoqata do t’i dërgojë kongregacionit kartelat e reja për pionierët. Këto do të vijnë përgjithësisht bashkë me deklaratën mujore. Çdo ndryshim i duhet dërguar menjëherë Shoqatës, kështu që arkivat tanë të jenë të saktë dhe koherentë. Gjithashtu, kur një pionier e ndërpret këtë shërbim ose hiqet nga radhët e pionierëve, duhet të plotësohet një kopje e formularit S-206 dhe t’i dorëzohet pa vonesë Shoqatës.
◼ Të gjitha pyetjet në lidhje me datat dhe vendet e kongreseve krahinore në vende të tjera, duhet të drejtohen në zyrat e degëve respektive. Adresat e zyrave të degëve nëpër botë gjenden në faqen e fundit në Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait, anglisht.
◼ Botimet e Kullës së Rojës në braile tani janë në dispozicion në gjuhët koreane dhe portugeze.