‘Vazhdo të rritesh në njohurinë e saktë’
Njohja e saktë e Perëndisë çon në jetën e përhershme. (Gjoni 17:3) Ne duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për t’u rritur në njohjen e saktë të Jehovait. (Kolos. 1:9, 10) Duke filluar nga 29 prilli, ne do të studiojmë librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme, në studimin e librit të kongregacionit. Jo vetëm që kuptueshmëria jonë për fjalën e Perëndisë do të rritet, por do të jemi, gjithashtu, më të pajisur për t’ia treguar atë të tjerëve. Ju dhe familja juaj do të bekoheni nëse përgatiteni që më përpara, nëse jeni të pranishëm, nëse merrni pjesë çdo javë dhe nëse e përdorni atë informacion në shërbim.