BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/96 f. 7
  • Një maksimum i ri radhazi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një maksimum i ri radhazi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 4/96 f. 7

Një maksimum i ri radhazi

Në muajin dhjetor Jehovai i ka bekuar shumë përpjekjet që janë bërë në shërbimin në fushë. Në Shqipëri u arrit maksimumi i 32-të radhazi me 680 lajmëtarë që drejtuan plot 2.055 studime biblike në shtëpi. Maksimume të tjerë janë arritur në shpërndarjen e revistave, me 70.034 revista, në atë të rivizitave dhe orëve të dedikuara në shërbim. Është një gëzim t’ju njoftojmë emërimin e tre kongregacioneve të rinj: Arbana dhe Arbëria në Tiranë dhe Tomorri në Berat.

Ju dërgojmë një lavdërim të sinqertë juve, lajmëtarë të dashur, për shërbimin e mirë që po kryeni. Duke qenë se këta muaj pranverorë janë veçanërisht të favorshëm, ju inkurajojmë që të programoni për të rritur më tej shërbimin tuaj, si për shembull, duke ndërmarrë shërbimin si pionier ndihmës. Kjo do t’ju bëjë të mundur që të merrni pjesë aktivisht në fushatën speciale me revistën Zgjohuni! gjatë periudhës prill-maj dhe gjithashtu, që të kultivoni interesin e atyre që morën pjesë në Përkujtim.

Jemi të sigurt se me bekimin e Jehovait, do të jemi në gjendje të fillojmë shumë studime biblike dhe të ndihmojmë shumë persona të tjerë të sinqertë që të bëhen lavdërues aktivë të Zotërisë sonë Sovran.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo