BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 2
  • Cilat janë planet tuaja për verën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cilat janë planet tuaja për verën?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Vazhdo të ndjekësh veprimtaritë teokratike gjatë verës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Çfarë planesh ke për në verë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Kujtesë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Jehovai i bëftë të suksesshme gjithë planet e tua!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 2

Cilat janë planet tuaja për verën?

Kur mendojmë për verën, mendja na shkon tek moti i ngrohtë, parapërgatitjet për të marrë pjesë në kongresin krahinor dhe planet për pushime çlodhëse ose për një vizitë tek të afërmit dhe miqtë. Kur bëni planet tuaja për verën, ka disa kujtues që mund t’ju ndihmojnë të mbani interesat e Mbretërisë në vend të parë:

◼ Bëj plane të caktuara për të marrë pjesë në kongresin krahinor. Merr masa të mjaftueshme për transportin dhe strehimin tënd që më përpara, me qëllim që të shmangësh çdo problem.

◼ Nëse largoheni për pushime, planifikoni të merrni pjesë në mbledhjet e kongregacionit lokal dhe në shërbim. Sigurohu që të japësh raportin tënd të shërbimit në fushë; nëse është e nevojshme, dërgoja atë me postë sekretarit të kongregacionit tënd.

◼ Një vizitë tek të afërmit që nuk janë në të vërtetën, mund t’ju japë një rast për të dhënë dëshmi joformale. Sigurohu që të marrësh Biblën tënde dhe furnizime me literaturë.

◼ A keni menduar për të ndihmuar një kongregacion të afërt që ka nevojë për ndihmë në mbulimin e territorit të tij? Bisedo me pleqtë ose me mbikëqyrësin qarkor, për të marrë informacion mbi nevojat në zonën tënde.

◼ Pushimet e shkollës u japin një rast të shkëlqyer të rinjve për të zgjeruar aktivitetin e tyre të shërbimit. Të rinj, a mund të regjistroheni si pionierë ndihmës?

◼ Me një mot të mirë dhe me ditë më të gjata, ju mund të shikoni se mund të merrni rezultate të shkëlqyera në shërbim, duke dhënë më shumë dëshmi në mbrëmje, kur shumë njerëz janë në shtëpi.

◼ Pleqtë duhet të jenë të gatshëm për të mbajtur aktivitetet e kongregacionit të mirëorganizuara, duke marrë masa që dikush të kujdeset për përgjegjësitë e caktuara atyre që largohen.

Mos harroni se «synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk». (Prov. 21:5) Planifiko të bësh sa më shumë në rastet teokratike gjatë periudhës së verës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo