BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 7
  • A jeni tepër të zënë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A jeni tepër të zënë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Si të blejmë kohën e volitshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Gjithmonë shumë për të bërë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • A është kjo një pengesë për të predikuar?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Ndërtoje jetën tënde rreth shërbimit të Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 7

A jeni tepër të zënë?

1 Pavli bëri thirrje që të ‘teprojmë përherë në veprën e Zotit’. (1. Kor. 15:58) Ne jemi të nxitur që të mbajmë një rutinë të përditshme të studimit personal, pjesëmarrje të rregullt në shërbim, në mbledhje dhe një përkujdesje të zellshme për caktimet në kongregacion. Përveç kësaj, ne duhet të ndihmojmë të tjerët, të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Duke pasur kaq shumë për të bërë, herë pas here mund të ndihemi të mbingarkuar, duke menduar se duhet të shohim në ç’mënyrë të reduktojmë ngarkesën e punës sonë.

2 Ka situata që mund ta bëjnë sa të mençur, aq dhe të arsyeshme eliminimin e disa aktiviteteve ose reduktimin e sasisë së tyre. Disa individë ndiejnë se prej tyre pritet që të bëjnë çdo gjë që u kërkohet nga të tjerët. Mungesa e ekuilibrit në këto raste mund të sjellë presion dhe stres, të cilët përfundimisht mund të bëhen shkatërrues.

3 Ji i ekuilibruar: Çelësi i ekuilibrit gjendet në zbatimin e këshillës së Pavlit, «që të dalloni gjërat më të mira». (Filip. 1:10) Kjo do të thotë thjesht, që ne duhet të përqendrohemi mbi gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi dhe nëse koha e rrethanat na lejojnë, të kujdesemi për disa gjëra më pak të rëndësishme. Detyrimet familjare, pa dyshim që radhiten në krye të atyre gjërave që janë jetësore. Disa përgjegjësi të përditshme duhen mbajtur. Megjithatë, Jezui mësoi se përparësitë tona duhet të bazohen në parimin që të kërkojmë më parë Mbretërinë. Ne së pari duhet të bëjmë gjërat që do të na lejojnë të përmbushim dedikimin tonë ndaj Jehovait.​—Mat. 5:3; 6:33.

4 Duke pasur këtë në mendje, ne duhet të sigurohemi se po eliminojmë nga programi ynë i ngarkuar çdo rendje personale të panevojshme, aktivitete të tepërta zbavitëse dhe angazhimet jo të nevojshme ndaj të tjerëve. Në planifikimin e aktiviteteve tona për çdo javë, ne duhet të lëmë kohë mënjanë për studim të mjaftueshëm personal, pjesëmarrje të arsyeshme në shërbim, pjesëmarrje në mbledhje dhe çdo gjë tjetër që është e lidhur ngushtë me adhurimin tonë. Koha e mbetur mund të ndahet për qëllime të tjera, në varësi të faktit se sa shumë kontribuojnë ato për arritjen e qëllimit tonë kryesor, qenies të krishterë të ekuilibruar, që vënë Mbretërinë në vend të parë.

5 Madje edhe kur mbajmë barrën e lartpërmendur, ne mund të ndihemi akoma të shtypur. Nëse është kështu, duhet t’i përgjigjemi ftesës së Jezuit: «Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap çlodhje.» (Mat. 11:28) Gjithashtu, kthejeni vështrimin nga Jehovai, «që për ditë mbart barrat tona» dhe i jep të lodhurit fuqi. Ai premton se nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet. (Psal. 55:22; 68:19; Isa. 40:29) Ne mund të jemi të sigurt se lutjet tona do të marrin përgjigje, duke bërë të mundur që të këmbëngulim për një jetë të gjallë në aktivitetin teokratik.

6 Ndërsa sigurohemi se jemi të zënë në ndjekjen e interesave të çmuara të Mbretërisë, ne mund të gëzohemi, duke ditur se puna jonë nuk është e kotë në lidhje me Zotërinë.​—1. Kor. 15:58.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo