Kutia e pyetjes
◼ Ç’duhet bërë, kur një orator publik i caktuar nuk arrin të mbërrijë në kohë për mbledhjen?
Me raste, rrethana të pashmangshme do ta pengojnë një vëlla të arrijë në kohë për të bërë fjalimin e programuar. Nëse ka arsye për të besuar se do të arrijë pas pak, pleqtë mund të vendosin të vazhdojnë në fillim me Studimin e Kullës së Rojës dhe Mbledhja Publike mund të zhvillohet më pas. Po atëherë kur bëhet e qartë se oratori nuk do të vijë? Ndoshta një nga oratorët lokalë mund të bëjë ndonjë fjalim, që ai e ka të përgatitur.
Planifikimi i kujdesshëm që më përpara, zakonisht e parandalon këtë problem. Bashkërenduesi i fjalimeve publike duhet të kontaktojë çdo orator, të paktën një javë më përpara për t’i kujtuar caktimin. Kujtesa duhet të përfshijë kohën e mbledhjes, adresën e Sallës së Mbretërisë dhe numrin e telefonit (n.q.s. ka një numër) dhe t’i sqarojë atij drejtimet se si të gjejë sallën. Oratori duhet të mbajë shënime me kujdes për këto hollësi. Ai duhet ta marrë takimin seriozisht, duke bërë çdo rregullim të nevojshëm në gjërat e tij personale, me qëllim që të përmbushë këtë përgjegjësi. Nëse ndodh diçka e pashmangshme, që e pengon të ndjekë programin, ai duhet të kontaktojë menjëherë me bashkërenduesin e fjalimeve publike, në mënyrë që të merren masa për një zëvendësues. Duhen bërë të gjitha përpjekjet për të shmangur anulimet në minutën e fundit. Nëse oratori është vonuar dhe do të vijë disa minuta me vonesë, ai duhet të marrë masa për të bërë një thirrje telefonike në Sallën e Mbretërisë, me qëllim që vëllai të dijë se si të vazhdojë.
Çmueshmëria për caktimin për të bërë fjalimin publik, planifikimi i mirë që më përpara, kujtesat dhe mbikëqyrja e kujdesshme, mund të sigurojnë që kongregacioni të ketë mundësi të gëzojë një fjalim të dobishëm publik çdo javë.