Mbledhjet e Shërbimit për gushtin
Java që fillon më 5 gusht
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
20 min.: «Të shpallim lajmin e mirë pa pushim.» Fjalim dhe trajtim me auditorin. Përfshij pjesë nga libri Mendjehollësi mbi Shkrimet, vëllimi 2, faqe 673, paragraf 1, angl.
15 min.: «Shpall lajmin e mirë të Mbretërisë me broshura.» (Paragrafët 1-5) Përdor paragrafin e parë për hyrjen e fjalimit. Bëj komente pozitive mbi përparësitë e përdorimit në shërbim të broshurave Jeta në tokë dhe «Shiqo!». Përgatit katër demonstrime të mira, që tregojnë se si mund të bëhen vizitat e para dhe rivizitat me këto broshura. Një lajmëtar i ri, i ndihmuar nga prindi të demonstrojë prezantimet me broshurën Jeta në tokë. Sipas dëshirës, lajmëtarët mund t’i marrin si model prezantimet e sugjeruara këtu, për prezantimet që do t’u bëjnë broshurave të tjera.
Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 12 gusht
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale dhe raporti i llogarisë. Përfshij komente pozitive mbi «Mënyra për të marrë pjesë», në Kullën e Rojës 1 prill 1994, faqet 29-31.
15 min.: «Shpall lajmin e mirë të Mbretërisë me broshura.» (Paragrafët 6-8) Bëj një përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes së broshurës Qeveria. Demonstro prezantimet e sugjeruara për vizitën e parë dhe për rivizitat. Inkurajoji të gjithë të ndjekin interesin e personave, të cilëve u kanë lënë broshura.
20 min.: «Kontribute që përkrahin veprën e Jehovait.» Shtojca. Një vëlla i kualifikuar trajton pragrafët me pyetje dhe përgjigje. Dy pionier apo lajmëtar të aftë, tregojnë me dy prezantime se si përmendin faktin e një kontributi vullnetar pasi kanë ofruar literaturën, duke përdorur sugjerimet e paragrafëve 10-14.
Kënga 8 (53) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 gusht
Kënga 12 (113)
10 min.: Njoftime lokale. Shqyrto Kutinë e pyetjes.
15 min.: «Kush është i kualifikuar për të predikuar?» Një vëlla i kualifikuar trajton artikullin me dy apo tre lajmëtarë. Thekson se ne po marrim stërvitjen më të mirë që mund të merret, e cila na pajis në mënyrë të plotë si shërbëtorë të Perëndisë. Nuk kemi arsye që të ndihemi të pakualifikuar për të predikuar.
20 min.: «Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria.» Auditori trajton paragrafët 17-26 të shtojcës së fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë për muajin qershor 1996. Merr masa përpara kohe për të përmendur përvoja lokale të atyre që po drejtojnë studime me librin Njohuria. Ata mund të shprehen pozitivisht mbi mënyrën se si i kanë zbatuar sugjerimet që jepte shtojca dhe si ajo i ka ndihmuar për të drejtuar në mënyrë më progresive një studim biblik në shtëpi. Inkurajoji të gjithë që ta ruajnë shtojcën dhe ta rishikojnë atë personalisht, kurdoherë që fillojnë një studim të ri.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 gusht
Kënga 2 (15)
10 min.: Njoftime lokale. Trajto «Programi i ri për asamblenë speciale njëditore.»
20 min.: Tregoni interes në shkollimin e fëmijëve tuaj. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar. Rishiko informacionin që gjendet në broshurën Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi, faqet 2-5, i cili tregon përse e çmojmë stërvitjen e dobishme që jepet në shkollë. Trajto mënyrën se si t’u shpjegojmë me takt mësuesve arsyen përse mbajmë në vend të parë synimet frymore dhe jo ato botërore. Përfshij pika të marra nga «Përfundim», në faqen 31.
15 min.: Rishiko literaturën që do të ofrohet gjatë muajit shtator. Do të përdorim librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Ilustro shumanshmërinë e këtij botimi. Kapitujt 1-15 përmbajnë shumë informacion mbi polemikat se si erdhi jeta këtu; kapitulli 16 drejton një pyetje shumë të komplikuar: «Përse do t’i lejonte Perëndia vuajtjet?»; kapitujt 17-18 ndërtojnë besimin tek Bibla si Fjala e denjë për besim dhe e frymëzuar nga Perëndia; kapitujt 19-20 nxjerrin në pah lajmin e mirë të Mbretërisë për jetën në tokë në një parajsë dhe shpjegojnë mënyrën se si ta arrijmë atë. Një lajmëtar i aftë të përdorë një nga këto prezantime për të bërë një demonstrim të shkurtër mbi librin Krijimi. Nëse kongregacioni ka akoma në dispozicion kopje të librit Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, mund t’i ofrojë ato.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.