BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/96 f. 3-6
  • Kontribute që përkrahin veprën e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kontribute që përkrahin veprën e Jehovait
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Të gëzojmë me rritjen që jep Perëndia
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Adhurimi i vërtetë po përhapet në Evropën Lindore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Programi i ndërtimit të Sallave të Mbretërisë ecën përpara
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Vepra e ndërtimit nderon Jehovain
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 8/96 f. 3-6

Kontribute që përkrahin veprën e Jehovait

1 Siç ishte parashikuar në Isainë 54:2, 3, adhurimi i pastër i Jehovait, si dhe vepra e Tij e shenjtë, ‘do të zgjeroheshin dhe do të shtriheshin’ në të gjithë tokën. Natyrisht, rritja e adhuruesve dhe e personave që po i afrohen organizatës së Jehovait kërkon një përkrahje të veçantë për t’u siguruar ndihmën e duhur frymore.

2 Për të arritur këtë qëllim, Shoqata vazhdon të realizojë projekte ndërtimi për shtëpi Bethel të reja dhe qindra Salla Mbretërie. Mendoni për librat dhe revistat që botohen në qindra gjuhë me një sasi gjithnjë e më të madhe, si dhe për mijëra vëllezër që vullnetarisht i dedikojnë tërë jetën shërbimit dhe punojnë në Bethel apo si misionarë, mbikëqyrës udhëtues, pionierë specialë dhe në kantiere ndërtimi. Por, në ç’mënyrë Jehovai siguron kontribute për të përkrahur gjithë këtë aktivitet në lidhje me veprën e Tij? Shërbëtorët e Tij të dedikuar janë burimi kryesor i kësaj përkrahjeje dhe e bëjnë pikërisht me kontributet që vendosin në kutinë e kontributeve «Mateu 24:14». Dëshmitarët e Jehovait nuk presin që këtë vepër urgjente jetëshpëtuese ta përkrahin personat jashtë organizatës së Tij. Nuk mbledhin dhe as nuk kërkojnë para për fonde publike. E konsiderojnë një privilegj të madh të kontribuojnë personalisht sipas mundësive të tyre dhe këtë e bëjnë të shtyrë nga mirënjohja dhe çmueshmëria për Jehovain.—1. Kronikave 29:14; 2. Korintasve 9:6, 7.

3 Megjithatë, ne nuk nënvlerësojmë kontributet që bëjnë persona të sinqertë që takojmë në shërbimin në fushë, të cilët tregojnë interes dhe çmojnë literaturën tonë. Jehovai mund të nxitë zemrën e tyre që të ofrojnë gjërat e tyre të vlefshme për të përkrahur veprën e Tij, ashtu siç ndodhi në kohën e Ezdrës, kur u rindërtua tempulli i Jerusalemit. Në tregimin e tij, lexojmë që çuan në tempull «argjendin dhe arin që mbreti Artasers dhe këshilltarët e tij ia kishin ofruar vullnetarisht Perëndisë së Izraelit». (Ezdra 7:15) Për këtë arsye, Shoqata, me anë të rregullimit të kontributeve vullnetare, u jep mundësi edhe atyre që takojmë në fushë të përkrahin veprën e Jehovait, madje edhe me një kontribut të vogël.

4 Duke pasur parasysh përkrahjen që ne mund t’i japim personalisht veprës së Jehovait dhe atë që mund të ofrojnë personat jashtë organizatës së Tij, mund të pyesim veten: Si mund t’i përdor në mënyrë të mençur literaturën dhe revistat, për të cilat Shoqata harxhon kaq shumë para? Përveç kësaj, si mund të përmend faktin e ofrimit të një kontributi vullnetar, pasi i kam ofruar ndonjë botim një personi që takoj në shërbimin në fushë?

5 Ta përdorim literaturën tonë me mençuri: Qëllimi ynë nuk është thjesht që të shpërndajmë literaturë ose që t’ia japim kujtdo që e pranon. Me anë të saj, synojmë më tepër që të nxitim interesin e personave për të mësuar të vërtetën dhe për të arritur zemrën e tyre. Duke pasur këtë parasysh dhe duke menduar për koston e literaturës, secili prej lajmëtarëve ka përgjegjësinë ta përdorë atë me mençuri, si diçka të vlefshme.

6 Mund të pyesim veten: A marr më shumë literaturë dhe revista se sa mund të shpërndaj në territor? A gjendet në shtëpinë time literaturë e tepërt, e papërdorur? A përpiqem të mbuloj shpenzimet e literaturës, duke vendosur në kutinë e kontributeve «Mateu 24:14» gjithçka që mundem? Prezantimet e mia, a janë efikase? Për shembull, pasi kam lexuar personalisht revistat, a i prezantoj duke nxitur interesin e personit? A jam në gjendje ta hap revistën, duke treguar ndonjë pikë specifike ose një shkrim të përshtatshëm?

7 Përveç kësaj, si mund të jem i sigurt se personi është me të vërtetë i interesuar dhe se do ta lexojë literaturën që i ofroj? Disa shenja pozitive janë këto: personi flet me kënaqësi, na kushton vëmendje kur flasim, u përgjigjet me vend pyetjeve që i drejtojmë, shpreh sinqerisht mendimin e vet, merr pjesë në bisedë, na trajton me respekt, është miqësor dhe i vëmendshëm kur lexojmë vargje nga Bibla ose ndonjë citim nga botimet tona. Po pati ndonjë shenjë të tillë, kemi një bazë për ta ofruar literaturën tonë me besimin se do të lexohet dhe do të vlerësohet. Nga ana tjetër, kur personi tregon qartë se nuk është i interesuar dhe kuptojmë se e pranon literaturën vetëm për të na bërë qejfin ose për mirësjellje, nuk jemi të detyruar t’i ofrojmë diçka. Thjesht, mund ta përfundojmë prezantimin, duke e falënderuar për bisedën ose duke i ofruar një fletushkë.

8 Pra, përdorimi me mençuri i literaturës sonë, do të thotë që atë t’ua japim atyre që kanë çmueshmëri për gjërat frymore. Duhet ta përdorim që të arrijmë qëllimin për t’i ndihmuar personat e sinqertë të njohin Jehovain dhe vullnetin e Tij. (Gjoni 17:3) Për këtë arsye, përgatitja jonë për shërbim duhet të bëhet më domethënëse, duke pasur si pikësynim nxitjen e interesit të personit, gjë që do të shmangë lënien e literaturës në mënyrë të shkujdesur.

9 Si mund ta përmendim faktin e ofrimit të një kontributi? Siç kemi thënë, Jehovai edhe në të kaluarën ka nxitur zemrën e personave të botës, të cilët me bujari kanë përkrahur veprën e Tij të shenjtë. Prandaj, kemi çdo arsye për të besuar që me frymën e Tij do të bekojë përpjekjet tona kur përmendim faktin e ofrimit të një kontributi vullnetar, pasi kemi ofruar literaturën tonë. (Efesianëve 3:20) Më poshtë, jepen disa sugjerime që mund të përdoren në rrethana të ndryshme:

10 Pasi kemi mbaruar prezantimin dhe jemi duke ofruar diçka për të lexuar, mund të shpjegojmë: «Vepra e mësimit që zhvillohet në këtë zonë me anë të literaturës sonë, kryet në më shumë se 230 vende anembanë botës dhe mbështetet plotësisht nga kontributet vullnetare të personave. Pra, nëse edhe ju dëshironi të ofroni një kontribut të vogël për këtë vepër, do ta pranojmë me shumë kënaqësi.»

11 Kur personi pranon literaturën dhe thotë: “Sa kushton?”, mund të themi: «Në fakt, ne nuk i shesim këto botime, megjithatë vepra jonë ndërkombëtare mbështetet nga kontributet vullnetare. Pra, nëse dëshironi të ofroni diçka për këtë vepër, jemi të kënaqur të pranojmë një kontribut.»

12 Kur personi pranon literaturën dhe thotë: “Është falas?”, mund të themi: «Në fakt, nuk ka një çmim të caktuar edhe pse Shoqata jonë përballon shumë shpenzime për ta/t’i botuar. Për këtë arsye, nëse dëshironi ta/t’i lexoni mund ta/t’i merrni dhe të vendosni personalisht se sa do të kontribuoni për të/to.»

13 Nëse personi, pasi ka pranuar literaturën, thotë thjesht: “Faleminderit”, mund t’i themi: «Shumë persona çmojnë revistat (ose librat, broshurat) tona dhe pyesin se ku i gjejmë fondet për t’i botuar. Në fakt, kjo vepër arsimimi biblik, që bëhet në më shumë se 230 vende të botës, mbështetet nga kontributet vullnetare të personave që e vlerësojnë atë. Pra, nëse edhe ju dëshironi të ofroni një kontribut, do ta pranojmë me kënaqësi.»

14 Mund të përdorim edhe fjalët në faqen 2 të Kullës së Rojës si edhe ato në faqen 4 të revistës Zgjohuni: «Kjo është pjesë e veprës botërore të arsimimit biblik, që përkrahet nga kontributet vullnetare.» Pas kësaj, mund të shtojmë: «Pra, nëse dëshironi, jemi të kënaqur të pranojmë një kontribut edhe nga ju.»

15 Ndërsa vazhdojmë të përhapim me zell lajmin e mirë, le të përdorim me mençuri botimet tona dhe të marrim përgjegjësinë tonë për të kontribuar në përkrahjen e veprës së Jehovait edhe «me pasuritë tona». (Proverbat 3:9) Le t’i lutemi Jehovait që me anë të frymës së Tij të nxitë zemrat bujare të personave që dëshirojnë të përkrahin veprën e Tij jetëshpëtuese, ndërsa në mënyrë pozitive flasim me çdo person për privilegjin që mund të këtë, duke kontribuar për të. Jehovai do të bekojë përpjekjet tona në këtë aspekt dhe do të shpejtojë rritjen e veprës së tij para se «të vijë mbarimi».—Mateu 24:14

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo