BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/96 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 8/96 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: Çdonjëra nga broshurat e mëposhtme 32-faqëshe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!, «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj», A duhet të besosh në Trinitet?, Qeveria që do të sjellë parajsën, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Kur është e përshtatshme, mund të ofrohen broshurat Frymërat e të vdekurve: A mund të të ndihmojnë apo të të dëmtojnë dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Kongregacionet që kanë në dispozicion librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, mund ta ofrojnë. Tetor: Kopje individuale të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Ku gjendet interes gjatë rivizitave, mund të ofrohen pajtime. Nëntor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të ndjekur të gjithë personat, ku është lënë libri me synimin për të filluar studime biblike në shtëpi.

◼ Çdo kongregacion do të marrë tre formularë (S(d)-18) për inventarin e literaturës. Sekretari i kongregacionit duhet të kontaktojë me shërbëtorin e literaturës sa më parë gjatë muajit gusht dhe të caktojë një datë për të bërë inventarin e gjendjes së literaturës në kongregacion në fund të muajit. Duhet bërë një llogaritje aktuale e të gjithë literaturës në gjendje dhe shuma e përgjithshme duhet të regjistrohet në formularin për inventarin e literaturës. Numri i përgjithshëm i revistave që janë në dispozicion mund të merret nga shërbëtori i revistave. Ju lutemi t’ia dërgoni këtë Shoqatës jo më vonë se 6 shtatori. Mbani një kopje për dosjet tuaja. Kopja e tretë duhet përdorur si fletë pune. Inventari duhet të mbikëqyret nga sekretari dhe formulari i plotësuar duhet të kontrollohet nga mbikëqyrësi drejtues. Formulari do të firmoset nga sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues.

◼ Kongregacionet duhet të fillojnë të kërkojnë me kërkesën e tyre të literaturës për muajin shtator Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 1997. Kalendarët do të jenë në dispozicion në gjuhët kineze, kroate, çeke, daneze, holandeze, angleze, finlandeze, frënge, greke, gjermane, hungareze, italiane, japoneze, koreane, norvegjeze, polake, portugeze, rumune, ruse, serbe, spanjolle, suedeze, turke dhe ukrainase.

◼ Botime të reja në dispozicion

A e sundon fati jetën tonë? Apo Perëndia na mban ne përgjegjës? (Fletushka nr. 71) Gjuha: maqedonase

Në kërkim të një Ati (Për budistët)—Gjuha: vietnameze

Njohuria që të çon në jetën e përhershme—Gjuha: indiane, tamile, tongane

A duhet të besosh në Trinitet?—Gjuha: bullgare

Këndojini lavdi Jehovait (format i vogël)—Gjuha: turke

Qeveria që do të sjellë parajsën—Gjuha: çeke

Treguesi i botimeve Watch Tower 1991-​1994—Gjuha: gjermane, italiane, japoneze, spanjolle, suedeze

Treguesi i botimeve Watch Tower 1986-​1990—Gjuha: serbe

A do të mbarojnë ndonjëherë vuajtjet? (Fletushka nr. 75)—Gjuha: kineze

◼ Kompak disqe të rinj në dispozicion:

Biblioteka Watchtower​—Botimi 1995—Gjuha: angleze

◼ Videokaseta të reja në dispozicion

Dëshmitarët e Jehovait​—Organizata pas emrit—Gjuha: ruse

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo