Mbledhjet e Shërbimit për janarin
Java që fillon më 6 janar
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Komento mbi raportin e shërbimit në fushë për muajin tetor, për vendin dhe për kongregacionin lokal.
20 min.: Koha për të përtërirë kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm. Një plak apo shërbëtor ndihmës i kualifikuar trajton rëndësinë e plotësimit në mënyrë të plotë të deklaratës dhe të mbajtjes së saj gjithmonë me vete. Ky dokument flet për ju, nëse nuk jeni në gjendje të flisni vetë gjatë një emergjence. (Krahaso Proverbat 22:3.) Çdo vit duhet plotësuar një kartë e re, për të dhënë një deklaratë të fundit mbi refuzimin e gjakut, pasi disa mjekë dhe të tjerë kanë thënë se dokumentet që janë më të vjetra se një vit, mund të mos pasqyrojnë bindjen që personi ka tani. Pas mbledhjes, të gjithë lajmëtarëve të pagëzuar do t’u jepet nga një Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm dhe ata që kanë fëmijë të mitur të papagëzuar do të marrin një Kartë Identiteti për çdo fëmijë. Shpjego se këto karta nuk duhen mbushur në mbledhje. Ato duhen plotësuar me kujdes në shtëpi, por JO të nënshkruhen. Nënshkrimi, dëshmimi dhe data e të gjitha kartave do të bëhet pas studimit tjetër të librit të kongregacionit, nën mbikëqyrjen e drejtuesit të studimit të librit. Ai do të kontrollojë për të parë, nëse të gjithë ata që janë caktuar në grupin e tij e kanë marrë kartën dhe kanë pasur nevojë për ndihmë. Ata që nënshkruajnë si dëshmitarë, duhet të shohin në çastin, kur mbajtësi i kartës nënshkruan dokumentin. Kushdo që mungon në këtë kohë, do të ndihmohet nga pleqtë drejtues në Mbledhjen tjetër të Shërbimit, derisa të gjithë lajmëtarët e pagëzuar t’i kenë plotësuar dhe nënshkruar siç duhet kartat e tyre. (Rishiko letrën e 15 tetorit 1991.) Lajmëtarët e papagëzuar, nëse dëshirojnë, duke përshtatur gjuhën e kësaj karte me rrethanat dhe bindjet e tyre, mund të përpilojnë udhëzuesin e vet për përdorim prej atyre dhe prej fëmijëve të tyre. Referoju Kutisë së Pyetjes nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, dhjetor 1995. Ushtrimi i mendjehollësisë në përkujdesjen për këto hollësi jetësore, do të shpërblehet mirë nga Jehovai.—Prov. 16:20.
15 min.: «Të kualifikuar dhe të pajisur për të mësuar të tjerët.» (Paragrafët 1-6) Bëj komente të shkurtra mbi paragrafët 1-2, duke theksuar nevojën që të jemi të sigurt se me ndihmën e Jehovait, mund t’i mësojmë të tjerët me efektshmëri. Dy çifte lajmëtar-pronar shtëpie të demonstrojnë prezantimet e paragrafëve 3-6, ku çdo çift të tregojë se si të bëjmë vizitën e parë dhe rivizitën. Kujtoji lajmëtarët se kur lëmë literaturë, është e përshtatshme që të përmendim se kontributet për veprën tonë mbarëbotërore pranohen me gëzim.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 13 janar
Kënga 17 (187)
15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Thekso disa pika për bashkëbisedim nga revistat e fundit. Ofro sugjerime mbi mënyrën se si të prezantohemi, kur u afrohemi njerëzve për t’u dhënë dëshmi joformale. Fto ata që janë në auditor të tregojnë se çfarë fjalësh hyrëse kanë përdorur, kur kanë folur me të tjerët nëpër dyqane, në rrugë, në park, në stacionet e transportit publik e kështu me radhë.
15 min.: «Të kualifikuar dhe të pajisur për të mësuar të tjerët.» (Paragrafët 7-9) Trego një përvojë nga Libri vjetor 1995, faqe 45, (angl.) për bërjen e rivizitave, duke theksuar rëndësinë e ndjekjes së çdo interesi të gjetur. Lajmëtarë me përvojë të demonstrojnë prezantimet e paragrafëve 7-8. Ndonëse fillimisht ofrohen botime të tjera, ne duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona që së fundi të drejtojmë studime me librin Njohuria. Inkurajoji të gjithë që të programojnë kohë gjatë javës së ardhshme për bërjen e rivizitave.
15 min.: Nevoja lokale, ose një fjalim inkurajues i bazuar në artikullin «Hidhe gjithnjë barrën tënde mbi Jehovain» në Kullën e Rojës, 1 prill 1996, faqet 27-29.
Kënga 2 (15) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 janar
Kënga 3 (32)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Do të shpëtohen njerëz të çdo lloji.» Me pyetje dhe përgjigje. Fto auditorin që të rrëfejë shkurtimisht disa përvoja, që tregojnë se si kanë pasur një reagim pozitiv nga njerëz, që vijnë nga nivele të ndryshme shoqërore dhe ekonomike.
20 min.: Të dëshmojmë me anë të sjelljes së mirë. Një plak apo një shërbëtor ndihmës i kualifikuar bën një bisedë me dy apo tre të rinj rreth artikullit. Biseda bazohet në Kullën e Rojës 15. gusht 1987, faqet 10-20, (angl.). Përfshij përvoja të botuara, si edhe ndonjë përvojë lokale që demonstron se si ata që na vëzhgojnë kanë pasur përshtypje të mira nga sjellja e drejtë e të rinjve të krishterë.
Kënga 29 (222) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 janar
Kënga 22 (130)
5 min.: Njoftime lokale.
10 min.: Rishikimi i Kutisë së Pyetjes nga sekretari.
15 min.: «Ne ‘predikojmë fjalën’.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshij disa komente që tregojnë përse e çmojmë thellësisht vlerën e Fjalës së Perëndisë.—Shiko Zgjohuni! 22 mars 1984, faqet 9-11, (angl.).
15 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për muajin shkurt. Nxirr në pah karakteristikat interesante të librit, si: (1) titujt mahnitës të kapitujve, (2) ilustrimet me ngjyra, (3) kutitë e mësimit e tabelat dhe (4) pyetjet e shtypura nxitëse. Në harmoni me pjesën e mëparshme të mbledhjes, inkurajo përdorimin e një shkrimi të zgjedhur mirë në prezantim. Të demonstrohen një ose dy prezantime të shkurtra, ku lajmëtari të mos harrojë t’i përmendë pronarit të shtëpisë rregullimin e kontributeve. Kujtoji të gjithë që të marrin libra për përdorim gjatë javës.
Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.