Mbledhjet e Shërbimit për marsin
Java që fillon më 3 mars
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Inkurajoi të gjithë që të fillojnë të ftojnë të interesuarit në Përkujtim, më 23 mars. Trego një kopje të ftesës për Përkujtimin dhe nxiti të gjithë që të marrin një sasi dhe të fillojnë t’i shpërndajnë këtë javë.
15 min.: «Ndërto shtëpinë tënde.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi përvoja nga Libri vjetor 1995, në anglisht, faqe 228.
20 min.: «Të ndihmojmë familjet që të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme.» (Paragrafët 1-5) Bëj komente të shkurtra mbi paragrafin 1 dhe më pas trajto se si mund të kultivohet interesi për librin Lumturia familjare, duke përdorur titujt e kapitujve, ilustrimet me ngjyra dhe kutitë e rishikimit. Lajmëtarë të aftë të demonstrojnë prezantimet në paragrafët 2-5. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë një përpjekje të veçantë për t’ua lënë librin familjeve që më parë kanë treguar interes. Kujtoji që të përmendin rregullimin e kontributeve.
Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 10 mars
Kënga 26 (212)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoji të gjithë që të sigurohen për ndjekjen e programit të leximit të Biblës për Përkujtimin, nga 18-23 mars, siç është projektuar në Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë.
20 min.: «Tregohuni mirënjohës.» Me pyetje dhe përgjigje. Të gjithë duhet të bëjnë një përpjekje të zellshme për të ftuar studentët e Biblës, personat e interesuar, anëtarët e favorshëm të familjes dhe çdo vëlla apo motër që nuk është duke u shoqëruar aktivisht me kongregacionin, për të marrë pjesë në Përkujtim. Demonstrim i shkurtër nga një lajmëtar, i cili fton një person të interesuar në Përkujtim, duke përdorur ftesën e Përkujtimit. Bëj komente shtesë mbi Kullën e Rojës të 1 korrikut 1988, faqe 11, paragrafët 16-17, anglisht. Inkurajoi të gjithë ata që kanë mundësi, të bëhen pionierë ndihmës në prill dhe në maj.
15 min.: «Të ndihmojmë familjet që të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme.» (Paragrafët 6-8) Ofro disa sugjerime që tregojnë se si të ofrohet libri Lumturia familjare, kur jemi duke bërë dëshmi joformale në punë, në shkollë, në park apo në transportin publik, si dhe kur vizitojmë të afërmit. Një lajmëtar i aftë të demonstrojë prezantimet në paragrafët 6 dhe 7. Trajtimi gjatë rivizitës duhet ta ndihmojë personin që të çmojë faktin se si një studim i Biblës, mund t’i forcojë lidhjet familjare. Studimet duhen drejtuar me broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, me synimin për ta kaluar studimin në librin Njohuria, ose mund të fillohen me vetë librin Njohuria.
Kënga 6 (45) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 mars
Kënga 9 (37)
15 min.: Njoftime lokale. Rishiko «Përkujtues për Përkujtimin» dhe thekso rregullimet lokale për Përkujtimin. Të gjithë duhet të bëjnë plane përfundimtare për t’i ndihmuar studentët e Biblës dhe të interesuarit që të marrin pjesë.
15 min.: Nevoja lokale ose fjalim i mbajtur nga një plak mbi artikullin e Kullës së Rojës së 15 shtatorit 1996, faqe 22-24, «A ke vërtet nevojë të kërkosh të falur?»
15 min.: Përdoreni mirë Librin vjetor 1997 të Dëshmitarëve të Jehovait. Fjalim i një vëllai të kualifikuar. Vëllai tregon se përse ne gëzojmë kur shohim progresin teokratik në mbarë botën, edhe pse Librin vjetor mund ta lexojmë vetëm në gjuhë të huaj.
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse
Java që fillon më 24 mars
Kënga 25 (204)
9 min.: Njoftime lokale. Shpjego se nuk është tepër vonë që të plotësohet një kërkesë për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë prillit. Thekso rregullimet shtesë që po bëhen lokalisht për mbledhjet e shërbimit gjatë muajit.
24 min.: «Merr guxim për të bërë rivizita.» (Paragrafët 1-20) Me pyetje dhe përgjigje. Demonstro shkurtimisht paragrafin 16.
12 min.: Të ndihmojmë një lajmëtar të ri që të fillojë. Rishiko paragrafët 19 në shtojcën e Shërbimit të Mbretërisë të qershorit 1996. Demonstro se si një lajmëtar i aftë përgatit një student të Biblës, i cili sapo është aprovuar nga pleqtë për të qenë një lajmëtar i papagëzuar. Ata rishikojnë së bashku librin Shërbimi ynë, në anglisht, faqe 11, paragrafi 2. Lajmëtari me përvojë vë në dukje se me çfarë ka të ngjarë të ndeshet, kur merr pjesë në dëshminë nga shtëpia në shtëpi dhe se s’ka asnjë arsye që të shkurajohet, nëse pjesa më e madhe nuk përgjigjet në mënyrë të favorshme. Lajmëtari tregon një përvojë inkurajuese, e cila ilustron gëzimin që vjen, kur gjejmë një person të sinqertë që do të dëgjojë. Së bashku përgatisin një prezantim të shkurtër e të thjeshtë reviste dhe më pas e provojnë. Jepet një lavdërim inkurajues dhe bëhen rregullime të përcaktuara, që këtë javë të marrin pjesë së bashku në shërbimin në fushë.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse
Java që fillon më 31 mars
Kënga 4 (43)
15 min.: Njoftime lokale. Fto të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në fjalimin publik më 6 prill. Kujtoji të gjithë që të dorëzojnë raportet e tyre të shërbimit për marsin. Njofto emrat e të gjithë atyre që do të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë prillit. Rishiko kutinë e pyetjes.
20 min.: «Merr guxim për të bërë rivizita.» (Paragrafët 21-35) Me pyetje dhe përgjigje. Rishiko kutinë në faqen 3. Inkurajoi të gjithë që të llogaritin çdo rivizitë që kanë bërë gjatë muajit, kur raportojnë shërbimin e tyre në fushë.
10 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për prillin. Ofro kopje të veçanta të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Trego shkurtimisht sugjerimet mbi përgatitjen e prezantimeve të revistave, botuar në paragrafët 3, 4 dhe 8, në faqen 8 të Shërbimi ynë i Mbretërisë i tetorit 1996. Dy lajmëtarë të demonstrojnë një ose dy prezantime të shkurtra dhe të përmendin rregullimin e kontributeve. Lajmëtarët duhet të regjistrojnë ata që pranojnë revistat dhe t’i shtojnë në itinerarin e tyre të revistave.
Kënga 8 (53) dhe lutja përmbyllëse.