Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1998
Udhëzime
Gjatë 1998-s Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:
BOTIMET QË PËRDOREN: Caktimet e fjalimeve bazohen në: Bibla Diodati i Ri [Dio], artikuj nga numra të Kullës së Rojës 1995, 1996 [w95, w96], broshura me artikujt e studimit 1995, [br2], Argumente biblike për t’u trajtuar [td].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHËN E CAKTUAR me këngë, lutje e përshëndetje mirëseardhjeje dhe më pas, do të vazhdojë si më poshtë vijon:
FJALIMI NR. 1: 15 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak apo një shërbëtor ndihmës dhe do të bazohet në numrat e Kullës së Rojës 1995, 1996 dhe në broshurën me artikujt e studimit 1995. Ky fjalim duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 15 minuta pa rishikim gojor. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë vetëm për të trajtuar materialin, por për të drejtuar vëmendjen drejt vlerës praktike të informacionit që trajtohet dhe të vërë në dukje atë që është më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar.
Vëllezërit, të cilëve u caktohet ky fjalim, duhet të kenë kujdes për të qëndruar brenda kohës së caktuar. Në qoftë se është e nevojshme ose nëse një orator kërkon që më përpara, mund të jepen këshilla privatisht.
PIKAT KULMINANTE NGA LEXIMI I BIBLËS: 6 minuta. Këto duhet të mbahen nga një plak ose një shërbëtor ndihmës, i cili me efektshmëri do të bëjë aplikimin e materialit për nevojat lokale. Nuk duhet të jetë thjesht një përmbledhje e leximit të caktuar. Mund të përfshihet një rishikim i përgjithshëm i kapitujve të caktuar, i cili nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 deri 60 sekonda. Megjithatë, synimi kryesor është për të ndihmuar auditorin që të kuptojë përse dhe si informacioni është i vlefshëm për ne. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do të ftojë studentët që të ndahen në klasat përkatëse.
FJALIMI NR. 2: 5 minuta. Një vëlla do të prezantojë leximin e materialit të caktuar nga Bibla. Kjo do të zbatohet në klasën kryesore, si edhe në të gjitha të tjerat. Në përgjithësi, caktimet janë mjaft të shkurtra, sa për të lejuar studentin që të zhvillojë komente të shkurtra shpjeguese në hyrje dhe në përfundim. Mund të përfshihen fakte historike, domethënia profetike apo doktrinale dhe zbatimi i parimeve. Duhet të lexojë të gjitha vargjet e caktuara pa ndërhyrje. Natyrisht, nëse vargjet që duhen lexuar nuk janë të njëpasnjëshme, studenti mund të citojë vargun, aty ku vazhdon leximi.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Ky fjalim do t’i caktohet një motre. Tema e këtij prezantimi do të bazohet në Argumente biblike për t’u trajtuar. Studentja, të cilës i është caktuar kjo pjesë, duhet të dijë të lexojë dhe duhet të përpiqet ta përshtasë temën dhe materialin që do të shqyrtohet me një rrethanë praktike, mundësisht një që përfshin shërbimin në fushë apo dëshminë joformale. Gjatë prezantimit të këtij informacioni, studentja mund të qëndrojë ulur ose në këmbë. Mbikëqyrësi i shkollës do të programojë një ndihmëse, por mund të përdoret edhe një ndihmëse tjetër. Duhet t’i jepet më shumë rëndësi përdorimit të efektshëm të materialit dhe jo rrethanës.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Ky fjalim mund t’i caktohet një vëllai apo një motre. Do të bazohet në Argumente biblike për t’u trajtuar. Kur i caktohet një vëllai, ky duhet të jetë një fjalim për gjithë auditorin. Në përgjithësi, do të jetë më mirë, nëse vëllai e përgatit fjalimin e tij, duke mbajtur parasysh auditorin në Sallën e Mbretërisë, me qëllim që ai të jetë vërtet informativ dhe i dobishëm për ata që faktikisht e dëgjojnë. Nëse fjalimi i caktohet një motre, informacioni duhet të prezantohet siç është përshkruar për fjalimin nr. 3.
*PROGRAMI SHTESË I LEXIMIT TË BIBLËS: Ky program është vendosur në kllapa, pas numrit të këngës për çdo javë. Ndjekia e këtij programi, duke lexuar rreth dhjetë faqe në javë mundëson leximin e gjithë Biblës për tre vjet. Në këtë program shtesë të leximit të Biblës nuk bazohet asnjë pjesë e programit të shkollës apo e rishikimit me shkrim.
SHËNIM: Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me këshillat, kohën, rishikimet me shkrim dhe përgatitjen e fjalimeve, ju lutemi shikoni faqen 3 të Shërbimi ynë i Mbretërisë i tetorit 1996.
PROGRAMI
5 janar Leximi i Biblës: Veprat 7-8
Kënga 18 (162) [*Zanafilla 1-9]
Nr. 1: «Të themi drejt fjalën e së vërtetës» (w 1 janar 1996 f. 29-31)
Nr. 2: Veprat 7:44-60
Nr. 3: td 22B Jezui është Bir i Perëndisë dhe Mbret i caktuar
Nr. 4: td 22Ç Përse duhet të besojmë në Jezu Krishtin
12 janar Leximi i Biblës: Veprat 9-10
Kënga 4 (43) [*Zanafilla 10-18]
Nr. 1: Ji një lajmëtar i guximshëm i Fjalës së Perëndisë (w 15 janar 1996 f. 24-25)
Nr. 2: Veprat 9:1-16
Nr. 3: td 22D Besimi në Krishtin duhet të jetë i shoqëruar nga veprat
Nr. 4: td 37B Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për njerëzimin
19 janar Leximi i Biblës: Veprat 11-13
Kënga 17 (187) [*Zanafilla 19-24]
Nr. 1: Vështro përtej gjërave që sheh! (w 15 shkurt 1996 f. 27-29)
Nr. 2: Veprat 13:1-12
Nr. 3: td 37C Sundimi i Mbretërisë fillon, ndërsa armiqtë e Krishtit janë ende aktivë
Nr. 4: td 37D Mbretëria e Perëndisë nuk vjen përmes përpjekjeve të njerëzve
26 janar Leximi i Biblës: Veprat 14-16
Kënga 14 (117) [*Zanafilla 25-30]
Nr. 1: Jetoni në lartësinë e betimit tuaj martesor! (w 1 mars 1996 f. 19-22)
Nr. 2: Veprat 16:1-15
Nr. 3: td 7A Çfarë nënkupton me të vërtetë «fundi i botës»
Nr. 4: td 7B Rrini zgjuar ndaj shenjave të ditëve të fundit
2 shkurt Leximi i Biblës: Veprat 17-19
Kënga 6 (45) [*Zanafilla 31-36]
Nr. 1: Jehovai, dashurues i së drejtës dhe i drejtësisë (w 15 mars 1996 f. 21-23)
Nr. 2: Veprat 18:1-11
Nr. 3: td 21B Perëndia premton jetë të përhershme për njerëzimin e bindur
Nr. 4: td 21Ç Jo të gjithë do të shkojnë në qiell
9 shkurt Leximi i Biblës: Veprat 20-21
Kënga 11 (85) [*Zanafilla 37-42]
Nr. 1: Hidhe gjithnjë barrën tënde mbi Jehovain! (w 1 prill 1996 f. 27-30)
Nr. 2: Veprat 21:1-14
Nr. 3: td 21D Jeta e përhershme në tokë i është premtuar numrit të pakufizuar të «deleve të tjera»
Nr. 4: td 36B Bashkimi martesor duhet të mbahet i ndershëm
16 shkurt Leximi i Biblës: Veprat 22-24
Kënga 21 (191) [*Zanafilla 43-49]
Nr. 1: «Një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur» (w 15 maj 1996 f. 21-23)
Nr. 2: Veprat 22:1-16
Nr. 3: td 36C Parimi i kryesisë duhet respektuar nga të krishterët
Nr. 4: td 36Ç Përgjegjësia e prindërve të krishterë ndaj fëmijëve
23 shkurt Leximi i Biblës: Veprat 25-26
Kënga 26 (212) [*Zanafilla 50-Dalja 7]
Nr. 1: Ç’do të thotë të duash Perëndinë? (w 15 qershor 1996 f. 4-7)
Nr. 2: Veprat 25:1-12
Nr. 3: td 36D Të krishterët duhet të martohen vetëm me bashkë të krishterë
Nr. 4: td 36Dh Të krishterët e vërtetë nuk janë poligamistë
2 mars Leximi i Biblës: Veprat 27-28
Kënga 12 (113) [*Dalja 8-13]
Nr. 1: Xhelozë për adhurimin e pastër të Jehovait (br2 f. 3-9)
Nr. 2: Veprat 27:33-44
Nr. 3: td 30A Maria nuk ishte «nëna e Perëndisë»
Nr. 4: td 30C Bibla tregon se Maria nuk ishte «gjithmonë e virgjër»
9 mars Leximi i Biblës: Romakëve 1-3
Kënga 23 (200) [*Dalja 14-20]
Nr. 1: Dashuria mposht xhelozinë e gabuar (br2 f. 10-15)
Nr. 2: Romakëve 1:18-32
Nr. 3: td 44A Çfarë thonë Shkrimet rreth Përkujtimit
Nr. 4: td 44B Kremtimi i meshës nuk është biblik
16 mars Leximi i Biblës: Romakëve 4-6
Kënga 15 (127) [*Dalja 21-27]
Nr. 1: «Nderoni njerëz të tillë» (w 15 qershor 1996 f. 28-30)
Nr. 2: Romakëve 4:1-15
Nr. 3: td 14A Nga të krishterët nuk kërkohet mbajtja e ditëve festive
Nr. 4: td 14B Të krishterët e parë nuk i festonin datëlindjet dhe Krishtlindjet
23 mars Leximi i Biblës: Romakëve 7-9
Kënga 26 (212) [*Dalja 28-33]
Nr. 1: Çfarë na mësojnë krijesat «instinktivisht të mençura»? (w 15 korrik 1996 f. 21-23)
Nr. 2: Romakëve 9:1-18
Nr. 3: td 31A Përse të krishterët e vërtetë persekutohen
Nr. 4: td 31C Gruaja nuk duhet të lejojë që burri ta ndajë nga Perëndia
30 mars Leximi i Biblës: Romakëve 10-12
Kënga 2 (15) [*Dalja 34-39]
Nr. 1: Mësime praktike nga Toka e Premtuar (w 15 gusht 1996 f. 4-8)
Nr. 2: Romakëve 10:1-15
Nr. 3: td 31Ç Burri s’duhet ta lejojë gruan që ta pengojë për t’i shërbyer Perëndisë
Nr. 4: td 35A Lutjet që dëgjon Perëndia
6 prill Leximi i Biblës: Romakëve 13-16
Kënga 9 (37) [*Dalja 40-Levitiku 7]
Nr. 1: A zë Perëndia vendin e parë në familjen tuaj? (br2 f. 16-21)
Nr. 2: Romakëve 13:1-10
Nr. 3: td 35C Përse disa lutje nuk janë të vlefshme
Nr. 4: td 40A Fati i njeriut nuk është i paracaktuar
13 prill Leximi i Biblës: 1. Korintasve 1-3
Kënga 19 (164) [*Levitiku 8-13]
Nr. 1: Prindër dhe fëmijë: vendosni Perëndinë në vend të parë! (br2 f. 22-27)
Nr. 2: 1. Korintasve 1:10-25
Nr. 3: td 54A Jeta njerëzore e Jezuit ishte «një shpërblerje për të gjithë»
Nr. 4: td 54B Përse Jezui mund ta paguante shpërblerjen
20 prill Leximi i Biblës: 1. Korintasve 4-6
Kënga 7 (51) [*Levitiku 14-19]
Nr. 1: A mëson Bibla besimin tek fati? (w 1 shtator 1996 f. 4-7)
Nr. 2: 1. Korintasve 4:1-13
Nr. 3: td 12A Si të identifikojmë fenë e vetme të vërtetë
Nr. 4: td 12C A është e gabuar të dënojmë mësimet e rreme
27 prill Rishikim me shkrim. Mbaroni Veprat 7 deri 1. Korintasve 6
Kënga 6 (45) [*Levitiku 20-25]
4 maj Leximi i Biblës: 1. Korintasve 7-9
Kënga 23 (200) [*Levitiku 26-Numrat 3]
Nr. 1: A ke vërtet nevojë të kërkosh të falur? (w 15 shtator 1996 f. 22-24)
Nr. 2: 1. Korintasve 7:10-24
Nr. 3: td 12D Kur e aprovon Perëndia ndryshimin e fesë
Nr. 4: td 12E A sheh Perëndia «të mirën në të gjitha fetë»
11 maj Leximi i Biblës: 1. Korintasve 10-12
Kënga 24 (185) [*Numrat 4-9]
Nr. 1: Prapë në pluhur: Në ç’mënyrë? (w 15 shtator 1996 f. 29-31)
Nr. 2: 1. Korintasve 11:1-16
Nr. 3: td 48A Cilët do të ngrihen nga të vdekurit
Nr. 4: td 48B Ku do të ringjallen të vdekurit
18 maj Leximi i Biblës: 1. Korintasve 13-14
Kënga 11 (85) [*Numrat 10-15]
Nr. 1: ‘Mbajtja e familjes’: Përballimi i sfidës në vendet në zhvillim (w 1 tetor 1996 f. 29-31)
Nr. 2: 1. Korintasve 14:1-12
Nr. 3: td 29A Kthimi i Krishtit është i padukshëm
Nr. 4: td 29B Kthimi i Krishtit njihet nga faktet fizike
25 maj Leximi i Biblës: 1. Korintasve 15-16
Kënga 8 (53) [*Numrat 16-22]
Nr. 1: Përse të kemi frikë tani nga Perëndia i vërtetë? (br2 f. 28-32)
Nr. 2: 1. Korintasve 16:1-13
Nr. 3: td 49A Të krishterët nuk janë të detyruar të mbajnë të shtunën
Nr. 4: td 49B Ligji i së shtunës nuk u ishte dhënë të krishterëve
1 qershor Leximi i Biblës: 2. Korintasve 1-4
Kënga 16 (143) [*Numrat 23-29]
Nr. 1: Si do të qëndroni përballë fronit të gjykimit? (br2 f. 33-38)
Nr. 2: 2. Korintasve 4:1-12
Nr. 3: td 49Ç Kur fillon dhe mbaron pushimi i Perëndisë të shtunën
Nr. 4: td 55B Perëndia jep shpëtimin vetëm përmes Krishtit
8 qershor Leximi i Biblës: 2. Korintasve 5-8
Kënga 24 (185) [*Numrat 30-35]
Nr. 1: Jetë pas vdekjes: Si, ku, kur? (w 15 tetor 1996 f. 4-7)
Nr. 2: 2. Korintasve 7:1-13
Nr. 3: td 55Ç «Një herë që shpëton, shpëton përgjithmonë», s’është biblike
Nr. 4: td 55D «Shpëtimi i përgjithshëm» nuk është biblik
15 qershor Leximi i Biblës: 2. Korintasve 9-13
Kënga 18 (162) [*Numrat 36-Ligji i përtërirë 4]
Nr. 1: Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë? (br2 f. 38-43)
Nr. 2: 2. Korintasve 10:1-12
Nr. 3: td 38A Çfarë është mëkati
Nr. 4: td 38B Përse të gjithë njerëzit vuajnë nga mëkati i Adamit
22 qershor Leximi i Biblës: Galatasve 1-3
Kënga 12 (113) [*Ligji i përtërirë 5-11]
Nr. 1: Të shpëtuar nga një «brez i mbrapshtë» (br2 f. 44-49)
Nr. 2: Galatasve 1:1-12
Nr. 3: td 38C Çfarë ishte fruti i ndaluar
Nr. 4: td 38Dh Ç’është mëkati kundër frymës së shenjtë
29 qershor Leximi i Biblës: Galatasve 4-6
Kënga 9 (37) [*Ligji i përtërirë 12-19]
Nr. 1: Një kohë për të qëndruar zgjuar (br2 f. 50-55)
Nr. 2: Galatasve 6:1-18
Nr. 3: td 56A Çfarë është shpirti
Nr. 4: td 56B Si ndryshon shpirti nga fryma
6 korrik Leximi i Biblës: Efesianëve 1-3
Kënga 11 (85) [*Ligji i përtërirë 20-27]
Nr. 1: Qytetet e strehimit: një masë e mëshirshme e Perëndisë (br2 f. 56-60)
Nr. 2: Efesianëve 1:1-14
Nr. 3: td 15A Çfarë është fryma e shenjtë
Nr. 4: td 15B Forca jetësore e njerëzve dhe e kafshëve quhet frymë
13 korrik Leximi i Biblës: Efesianëve 4-6
Kënga 8 (53) [*Ligji i përtërirë 28-32]
Nr. 1: Qëndroni në «qytetin e strehimit» dhe jetoni! (br2 f. 61-66)
Nr. 2: Efesianëve 6:1-13
Nr. 3: td 15C Përse të krishterët e vërtetë shmangin të gjitha format e spiritizmit
Nr. 4: td 58A Jehovai, Perëndia ynë është një Jehova
20 korrik Leximi i Biblës: Filipianëve 1-4
Kënga 7 (51) [*Ligji i përtërirë 33-Josiu 6]
Nr. 1: Mos u dorëzoni! (br2 f. 67-72)
Nr. 2: Filipianëve 1:1-14
Nr. 3: td 58B Ati është më i madh se biri
Nr. 4: td 58Ç Në ç’mënyrë Perëndia dhe Krishti janë një
27 korrik Leximi i Biblës: Kolosianëve 1-4
Kënga 11 (85) [*Josiu 7-12]
Nr. 1: Jehovai i jep të lodhurit fuqi (br2 f. 73-78)
Nr. 2: Kolosianëve 4:1-13
Nr. 3: td 58D Fryma e shenjtë është forca aktive e Perëndisë
Nr. 4: td 32C Jehovai nuk është shkaku i problemeve të botës
3 gusht Leximi i Biblës: 1. Selanikasve 1-5
Kënga 9 (37) [*Josiu 13-19]
Nr. 1: A mund të kultivosh më shumë aftësi shquese? (w 1 dhjetor 1995 f. 19-21)
Nr. 2: 1. Selanikasve 2:1-12
Nr. 3: td 32Ç Përse Perëndia e lejon ligësinë
Nr. 4: td 32D Përfito nga mëshira e Perëndisë
10 gusht Leximi i Biblës: 2. Selanikasve 1-3
Kënga 20 (93) [*Josiu 20-Gjykatësit 1]
Nr. 1: Përjashtimi: Një masë e dashur? (w 15 tetor 1995 f. 25-27)
Nr. 2: 2. Selanikasve 1:1-12
Nr. 3: td 32DH Mbretëria e Perëndisë është shpresa e vetme për njerëzit
Nr. 4: td 5A Çdo i krishterë i vërtetë duhet të jetë një Dëshmitar
17 gusht Leximi i Biblës: 1. Timoteut 1-3
Kënga 23 (200) [*Gjykatësit 2-7]
Nr. 1: Përse të falim? (w 15 janar 1995 f. 4-7)
Nr. 2: 1. Timoteut 1:3-16
Nr. 3: td 5B Vazhdoni të dëshmoni me forcë
Nr. 4: td 5E Mbahuni të pastër nga gjaku i të gjithë njerëzve
24 gusht Leximi i Biblës: 1. Timoteut 4-6
Kënga 18 (162) [*Gjykatësit 8-13]
Nr. 1: A mësoni ashtu si Jezui? (w 15 shkurt 1995 f. 16-20)
Nr. 2: 1. Timoteut 4:1-16
Nr. 3: td 1A Përse Perëndia nuk e aprovon adhurimin e të parëve
Nr. 4: td 1B Vetëm Jehovai duhet të adhurohet
31 gusht Rishikim me shkrim. Mbaroni 1. Korintasve 7 deri 1. Timoteut 6
Kënga 17 (187) [*Gjykatësit 14-19]
7 shtator Leximi i Biblës: 2. Timoteut 1-4
Kënga 5 (46) [*Gjykatësit 20-Rutha 4]
Nr. 1: Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës (w 1 gusht 1995 f. 13-19)
Nr. 2: 2. Timoteut 3:1-13
Nr. 3: td 18A Harmagedoni është lufta e Perëndisë për t’i dhënë fund ligësisë
Nr. 4: td 18C Harmagedoni nuk do të jetë një dhunim i dashurisë së Perëndisë
14 shtator Leximi i Biblës: Titit 1-Filemonit
Kënga 6 (45) [*1. Samuelit 1-8]
Nr. 1: Jeni të çmuar në sytë e Perëndisë! (w 1 korrik 1995 f. 10-15)
Nr. 2: Titit 3:1-14
Nr. 3: td 39A Pagëzimi është një kërkesë e krishterë
Nr. 4: td 39B Pagëzimi nuk heq mëkatet
21 shtator Leximi i Biblës: Hebrenjve 1-3
Kënga 15 (127) [*1. Samuelit 9-14]
Nr. 1: Jini butësisht të dhembshur! (w 1 mars 1995 f. 16-22)
Nr. 2: Hebrenjve 3:1-15
Nr. 3: td 3A Bibla është e frymëzuar prej Perëndisë
Nr. 4: td 3C Bibla është praktike për ditët tona
28 shtator Leximi i Biblës: Hebrenjve 4-7
Kënga 7 (51) [*1. Samuelit 15-19]
Nr. 1: Përse t’i japim Jehovait? (w 1 nëntor 1996 f. 28-30)
Nr. 2: Hebrenjve 6:1-12
Nr. 3: td 3DH Bibla është një libër për të gjithë njerëzimin
Nr. 4: td 16A Përse të krishterët duhet të përmbahen nga gjaku
5 tetor Leximi i Biblës: Hebrenjve 8-10
Kënga 16 (143) [*1. Samuelit 20-25]
Nr. 1: A po e imiton Perëndinë tonë të paanshëm? (w 15 nëntor 1996 f. 25-27)
Nr. 2: Hebrenjve 8:1-12
Nr. 3: td 16B Bindja ndaj Perëndisë vjen e para për të krishterët
Nr. 4: td 27A Kohët e paganëve përfunduan në 1914-n
12 tetor Leximi i Biblës: Hebrenjve 11-13
Kënga 24 (185) [*1. Samuelit 26-2. Samuelit 2]
Nr. 1: Ngushëllim nga «Perëndia i çdo ngushëllimi» (w 1 shtator 1995 f. 11-16)
Nr. 2: Hebrenjve 11:1-10
Nr. 3: td 24A Kisha e vërtetë e Krishtit
Nr. 4: td 24Ç Kisha e krishterë është e ndërtuar mbi Krishtin
19 tetor Leximi i Biblës: Jakovit 1-5
Kënga 22 (130) [*2. Samuelit 3-10]
Nr. 1: Shërbejini Jehovait me një zemër të gëzuar (w 15 prill 1995 f. 15-20)
Nr. 2: Jakovit 5:1-12
Nr. 3: td 25A Shkenca e vërtetë dhe krijimi pajtohen
Nr. 4: td 25B A kanë qenë ditët e krijimit 24-orëshe
26 tetor Leximi i Biblës: 1. Pjetrit 1-5
Kënga 21 (191) [*2. Samuelit 11-15]
Nr. 1: Shpërblimet e qëndrueshmërisë (w 1 nëntor 1995 f. 25-29)
Nr. 2: 1. Pjetrit 4:1-11
Nr. 3: td 28A A ka vdekur Jezui në një kryq
Nr. 4: td 28B Përse përdorimi i një kryqi në adhurim nuk është i pranueshëm nga Perëndia
2 nëntor Leximi i Biblës: 2. Pjetrit 1-3
Kënga 16 (143) [*2. Samuelit 16-20]
Nr. 1: «Shërbim i shenjtë me aftësinë tënde të të arsyetuarit» (w 15 shtator 1995 f. 18-23)
Nr. 2: 2. Pjetrit 3:1-13
Nr. 3: td 59A Përse vdesin njerëzit
Nr. 4: td 59B Cila është gjendja e të vdekurve
9 nëntor Leximi i Biblës: 1. Gjonit 1-5
Kënga 9 (37) [*2. Samuelit 21-1. Mbretërve 1]
Nr. 1: Të mësojmë të gjejmë gëzim në frikën ndaj Jehovait (w 15 qershor 1995 f. 10-15)
Nr. 2: 1. Gjonit 5:1-12
Nr. 3: td 59C Përse është e pamundur të flitet me të vdekurit
Nr. 4: td 8A Kush është Djalli dhe nga erdhi ai
16 nëntor Leximi i Biblës: 2. Gjonit-Judës
Kënga 3 (32) [*1. Mbretërve 2-6]
Nr. 1: Shpallni publikisht emrin e Jehovait! (w 15 janar 1995 f. 10-15)
Nr. 2: 2. Gjonit 1:1-13
Nr. 3: td 8B Djalli është sundimtari i padukshëm i botës
Nr. 4: td 8Ç Cilët janë demonët?
23 nëntor Leximi i Biblës: Zbulesa 1-3
Kënga 9 (37) [*1. Mbretërve 7-10]
Nr. 1: «Bëjini miqtë me pasuri të padrejta» (w 1 prill 1995 f. 13-18)
Nr. 2: Zbulesa 3:1-11
Nr. 3: td 57A Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën
Nr. 4: td 57C Toka nuk do të shkatërrohet kurrë
30 nëntor Leximi i Biblës: Zbulesa 4-6
Kënga 28 (224) [*1. Mbretërve 11-15]
Nr. 1: A do ta kishe pranuar Mesinë? (w 15 nëntor 1996 f. 28-31)
Nr. 2: Zbulesa 5:1-12
Nr. 3: td 45A Profetët e rremë nuk janë diçka e re
Nr. 4: td 52A Përse shërimi frymor është aq i rëndësishëm
7 dhjetor Leximi i Biblës: Zbulesa 7-9
Kënga 8 (53) [*1. Mbretërve 16-20]
Nr. 1: «Sillni ndër mend ditët e mëparshme»: Përse? (w 1 dhjetor 1996 f. 29-31)
Nr. 2: Zbulesa 8:1-13
Nr. 3: td 52B Mbretëria e Perëndisë do të sjellë shërime të përhershme fizike
Nr. 4: td 52C Shërimet sot përmes besimit nuk janë prej Jehovait
14 dhjetor Leximi i Biblës: Zbulesa 10-12
Kënga 21 (191) [*1. Mbretërve 21-2. Mbretërve 3]
Nr. 1: A ke pikëpamjen hyjnore për pijet alkoolike? (w 15 dhjetor 1996 f. 25-29)
Nr. 2: Zbulesa 10:1-11
Nr. 3: td 52Ç Të folurit në shumë gjuhë ishte një masë e përkohshme
Nr. 4: td 46B Vetëm 144.000 shkojnë në qiell
21 dhjetor Leximi i Biblës: Zbulesa 13-15
Kënga 24 (185) [*2. Mbretërve 4-9]
Nr. 1: Një shpresë më e mirë për shpirtin! (w 1 gusht 1996 f. 4-8)
Nr. 2: Zbulesa 13:1-15
Nr. 3: td 13B Ferri nuk është vend torturash
Nr. 4: td 13C Zjarri është simbol i shfarosjes
28 dhjetor Rishikim me shkrim. Mbaroni 2 Timoteut 1 deri Zbulesa 15
Kënga 2 (15) [*2. Mbretërve 10-15]