BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/97 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Nëntema
  • Java që fillon më 1 dhjetor
  • Java që fillon më 8 dhjetor
  • Java që fillon më 15 dhjetor
  • Java që fillon më 22 dhjetor
  • Java që fillon më 29 dhjetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 12/97 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin

Java që fillon më 1 dhjetor

Kënga 26 (212)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Fol për Jehovain çdo ditë.» Me pyetje dhe përgjigje. Kur trajton paragrafin 4, përfshi komentet nga libri Manuali i shkollës (angl.), studimi 16, paragrafët 14-16.

20 min.: «Bibla: Udhëheqja e Perëndisë për të gjithë njerëzit.» Një vëlla i kualifikuar trajton artikullin bashkë me arsyet se përse çdokush duhet të nxitet për të shqyrtuar Biblën. (Shiko broshurën Një libër për të gjithë njerëzit, faqet 30, 32.) Intervisto shkurtimisht dy lajmëtarë që të tregojnë se si janë përgatitur ata për të përdorur prezantimet e sugjeruara në paragrafët 3-8. Demonstro një nga këto për vizitën fillestare dhe një për rivizitën përkatëse.

Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 8 dhjetor

Kënga 23 (200)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

20 min.: Përse të raportojmë atë që është e keqe? Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 15 gusht 1997, faqet 26-30.

15 min.: «Na merr malli për ty!» Bisedë me auditorin, drejtuar nga një vëlla i kualifikuar. Përmend mesataren e të pranishmëve në mbledhje për kongregacionin. Fto disa që të tregojnë arsyet përse ata freskohen nga të qenët bashkë në mbledhje.

Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 dhjetor

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Ofro sugjerime se si t’i përgjigjemi me takt urimeve gjatë festave botërore. Thekso rregullimet e veçanta të shërbimit në fushë për 25 dhjetorin dhe për 1 janarin.

10 min.: Nevoja lokale.

25 min.: «Ne duhet të jemi mësues, jo vetëm predikues.» Me pyetje dhe përgjigje.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 dhjetor

Kënga 7 (51)

8 min.: Njoftime lokale. Kujto lajmëtarët që në mbledhjen për javën tjetër të sjellin me vete shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 1998.

17 min.: «Shkolla e shërbimit teokratik për vitin 1998.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Rishiko mënyrat në të cilat mund të përfitojnë të gjithë në mënyrë më të plotë nga shkolla gjatë vitit që vjen. Inkurajo ecjen krahas me «Programin (e ri) shtesë të leximit të Biblës» për çdo javë.

20 min.: Prediko lajmin e mirë kudo. Bisedë me auditorin mbi librin Të organizuar, faqet 92-97, duke përdorur këto pyetje: (1) Përse përdorimi i literaturës sonë është i efektshëm në përhapjen e lajmit të mirë? Përse duhet të ofrojmë literaturën sa herë që na jepet mundësia? Përse është e rëndësishme të përmendim rregullimin e kontributeve? (2) Pse duhet të jemi të vetëdijshëm për të bërë dëshmi joformale? Cilat janë disa mënyra për të dëshmuar në mënyrë joformale? (Fto disa për të treguar përvoja nga dëshmia joformale që kanë dhënë.) (3) Përse kongregacioni duhet të përpiqet që të përshkojë mirë territorin e tij të caktuar? Aty ku territori është i bollshëm, cili është avantazhi i pasjes së një territori personal? (4) Si përfitojmë nga rregullimet për dëshminë në grup? Si mund ta planifikojmë aktivitetin tonë të dëshmisë për t’u siguruar se bëjmë përdorimin më të mirë të kohës sonë?

Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 dhjetor

Kënga 27 (221)

8 min.: Njoftime lokale. Kujto të gjithë që të dorëzojnë raportin e shërbimit në fushë. Nëse kongregacioni juaj do të ndryshojë oraret e mbledhjeve për vitin 1998, jep inkurajim të dashur, duke i nxitur të gjithë që të kenë një pjesëmarrje të rregullt në kongregacion në oraret e tij të reja.

12 min.: Rishikim i ofertës së literaturës për janarin. Trego librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike dhe përmend pika interesante bisede që do të jenë të dobishme në përgatitjen e prezantimeve. Përfshi një demonstrim. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të filluar studime me broshurën Çfarë kërkon? ose me librin Njohuria.

25 min.: Përgatitu për të qenë i pranishëm në kongresin krahinor për 1998-n. Sekretari trajton me pyetje dhe përgjigje informacionin mbi kongresin, që gjendet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 1998. Lavdëro vëllezërit për bashkëpunimin me rregullimet e Shoqatës.

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo