BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/98 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për janarin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për janarin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Nëntema
  • Java që fillon më 5 janar
  • Java që fillon më 12 janar
  • Java që fillon më 19 janar
  • Java që fillon më 26 janar
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 1/98 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për janarin

Java që fillon më 5 janar

Kënga 27 (221)

8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

17 min.: «Ofro librin Të rinjtë pyesin.» Me pyetje dhe përgjigje. Përgatit dy demonstrime, të bazuara në paragrafët 3 dhe 4. Në demonstrimin e parë, një pionier tregon se si ia ofron librin një të riu. Në demonstrimin e dytë, një lajmëtar në moshë të re tregon se si ia ofron librin një shoku të shkollës.

20 min.: Përgatitu tani për të mbështetur Ligjin e Perëndisë mbi gjakun. Një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar trajton rëndësinë e plotësimit të kartës Deklaratë/​Shfajësim mjekësor i mëparshëm. Direktiva e frymëzuar në Psalmin 19:7 tregon se Veprat 15:28, 29 është një shprehje e ligjit të përsosur të Perëndisë mbi gjakun. Adhuruesit besnikë përpiqen ta mbështetin atë ligj. Ky dokument bën të ditur vendosmërinë tënde për të vepruar në këtë mënyrë dhe flet për ty, kur ti nuk je në gjendje për të folur. (Krahaso Proverbat 22:3.) Një kartë e re siguron deklaratën tënde të kohëve të fundit mbi refuzimin tënd për të marrë gjak. Pas kësaj mbledhjeje, Dëshmitarëve të pagëzuar që dëshirojnë të kenë një kartë të re do t’u jepet një e tillë dhe ata që kanë fëmijë të papagëzuar do të marrin një Kartë Identiteti për secilin fëmijë. Kjo kartë nuk duhet mbushur po atë mbrëmje. Ato duhen mbushur me kujdes në shtëpi, por JO të firmosen. Firmosja, dëshmitarët dhe vënia e datës e të gjitha kartave do të bëhet pas Studimit të librit të kongregacionit të javës pasuese, nën mbikëqyrjen e drejtuesit të studimit të librit. Kjo do të sigurojë se të gjithë atyre që janë caktuar në grupin e tij, të cilët dëshirojnë ta vënë në përdorim këtë shfajësim mjekësor, do t’u jepet ndihma e duhur. Ata që firmosin si dëshmitarë duhet që faktikisht ta shohin se zotëruesi i kartës e firmos atë. Kushdo që nuk është i pranishëm në këtë mbledhje dhe që dëshiron të plotësojë dhe të firmosë kartën do të ndihmohet nga drejtuesit/pleqtë në Mbledhjen vijuese të Shërbimit, derisa të gjithë lajmëtarët e pagëzuar t’i kenë plotësuar kartat e tyre në mënyrën e duhur. (Rishiko letrën e 15 tetorit 1991.) Duke ua përshtatur frazat e kësaj karte rrethanave dhe bindjeve të tyre, lajmëtarët e papagëzuar mund të shkruajnë vendimin e tyre që ta përdorin për vete dhe për fëmijët e tyre.

Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 12 janar

Kënga 28 (224)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: «Paguajini Cezarit gjërat e Cezarit.» Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 1 maj 1996, faqet 15-20. Thekso parimet biblike që janë komentuar në paragrafët 16-21.

20 min.: «Jehovai jep fuqi përtej asaj që është normale.» Me pyetje dhe përgjigje. (Shiko w90 15/7 f. 19 paragrafët 15-16, angl.) Rregullo që disa të thonë përvoja inkurajuese që tregojnë se si Jehovai i ka forcuar.

Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 janar

Kënga 6 (45)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Studimi familjar që sjell gëzim. Një çift i martuar bisedon mbi nevojat frymore të familjes së vet. Të shqetësuar për ndikimet botërore që influencojnë mbi fëmijët e tyre në mënyrë negative, ata ndiejnë nevojën për ta forcuar gjendjen frymore të fëmijëve, por e pranojnë se studimi familjar ka qenë i rastësishëm dhe shpesh i paefektshëm. Së bashku, ata rishikojnë rekomandimet se si të drejtohet një studim familjar domethënës, të cilat janë dhënë në Kullën e Rojës, 1 gusht 1997, faqet 26-29. Që të dy janë të vendosur, për të vazhduar në ruajtjen e mirëqenies frymore të fëmijëve të tyre.

Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 janar

Kënga 20 (93)

7 min.: Njoftime lokale. Rishiko ofertën e literaturës për muajin shkurt. Përmend një ose dy pika nga libri Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?, të cilat do të jenë të dobishme kur të jemi duke e ofruar atë.

10 min.: «Trego respekt për vendin e adhurimit të Jehovait.» Me pyetje dhe përgjigje. Të trajtohet nga një vëlla i kualifikuar, i cili duhet me mirësjellje t’i bëjë informacionit një aplikim lokal.

10 min.: Të raportojmë pjesëmarrjen tonë në veprën mbarëbotërore të dhënies së dëshmisë. (Bazuar në librin Të organizuar, faqet 100-102, 106-110.) Fjalim dhe bisedë e trajtuar nga sekretari. Pasi të tregojë precedentin biblik për të raportuar rregullisht aktivitetin tonë, ai fton dy shërbëtorë ndihmës për të rishikuar nëntitullin «Përse e raportojmë shërbimin tonë?» Sekretari, pastaj, thekson rëndësinë e dorëzimit në kohën e duhur të raporteve të sakta. Ai nxjerr në pah arsyet se përse vënia e synimeve personale është e dobishme, duke përfunduar me komente inkurajuese mbi bekimet që vijnë mbi ata që kanë një pjesëmarrje të plotë në veprën e dhënies së dëshmisë.

18 min.: «Nxirrni dobi prej ndërgjegjes suaj të dhënë nga Perëndia.» Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, bazuar në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 1998, faqet 4-6. Thekso parimet biblike të paraqitura në artikull.

Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo