BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/98 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 1/98 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në janar: Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Përqendrohu në fillimin e studimeve biblike në shtëpi. Prill: Kopje individuale të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!

◼ Të gjithë lajmëtarëve të pagëzuar që janë të pranishëm në Mbledhjen e Shërbimit, javën që fillon më 5 janar do t’u jepet karta Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm si edhe Karta e Identifikimit për fëmijët e tyre.

◼ Duke filluar në shkurt dhe jo më vonë se 1 marsi, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të jetë: «A keni edhe ju pikëpamjen e Perëndisë mbi jetën?»

◼ Kongregacionet duhet të bëjnë rregullimet e përshtatshme për të kremtuar Përkujtimin që këtë vit është të shtunën më 11 prill, pas perëndimit të diellit. Edhe pse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave të Përkujtimit nuk duhet të fillojë para se të ketë perënduar dielli. Kontrollo me burimet lokale për të përcaktuar se kur do të perëndojë dielli në zonën tënde. Megjithëse është e dëshirueshme që secili kongregacion ta bëjë kremtimin e Përkujtimit më vete, kjo gjë mund të mos jetë gjithnjë e mundshme. Aty ku një numër kongregacionesh normalisht përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të sigurojnë përdorimin e një ndërtese tjetër për atë mbrëmje. Përkujtimi nuk duhet të fillojë aq vonë sa të sapointeresuarit ta shohin si të papërshtatshme të jenë të pranishëm. Gjithashtu, programi nuk duhet të jetë aq i ngjeshur, saqë të mos ketë kohë para dhe pas kremtimit për të përshëndetur vizitorët, për të bërë rregullime për dhënien e mbështetjes së vazhdueshme frymore personave të interesuar ose për të gëzuar një shkëmbim të përgjithshëm inkurajimi. Pas shqyrtimit të plotë të të gjithë faktorëve, pleqtë duhet të vendosin se cilat do të ishin rregullimet më të mira për të ndihmuar të pranishmit në Përkujtim, me qëllim që të përfitojnë plotësisht nga ky rast.

◼ Fjalimi special publik për sezonin e Përkujtimit 1998 do të bëhet të dielën më 29 mars. Do të sigurohet një skemë. Ato kongregacione që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor, asamblenë qarkore ose asamblenë speciale njëditore, fjalimin special do ta kenë javën vijuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special para 29 marsit 1998.

◼ Trupi i pleqve duhet të jetë vigjilent për faktin se kur kongregacioni merr pjesë në asambletë lokale, nevojiten rregullimet e mëposhtme: Kur planifikohet programi i asamblesë speciale njëditore, kongregacioni duhet të mbajë të gjitha mbledhjet normale përgjatë javës, përveç Mbledhjes Publike dhe studimit të Kullës së Rojës, të cilat janë anuluar. Kur programohet për të marrë pjesë në një asamble qarkore, kongregacioni do të anulojë, gjithashtu, Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhjen e Shërbimit. Gjatë asaj jave, do të mbahet në mënyrë lokale vetëm studimi i librit të kongregacionit.

◼ Duke nisur nga java që fillon më 4 maj 1998 dhe duke vazhduar deri në javën që fillon më 14 shtator 1998, në studimin e librit të kongregacionit do të studiohet libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme.

◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:

Sekreti i lumturisë familjare (katër kaseta në një album)-Gjuha: gjermane

◼ Videokaseta të reja në dispozicion:

Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë të palëkundur ndaj sulmit nazist -Gjuha: japoneze, koreane, polake, portugeze

Trekëndëshat ngjyrë vjollcë-Gjuha: ruse

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo