Ofro librin Të rinjtë pyesin
1 Kjo epokë moderne ka provuar se është një kohë shumë e vështirë për të rinjtë në përgjithësi. Megjithatë, shekuj më parë një njeri i frymëzuar nga Perëndia shkroi: «Si do ta pastrojë një i ri shtegun e tij? Duke qëndruar vigjilent sipas fjalës sate.» (Psal. 119:9, BR) Vërtet, udhëzimet e bazuara në Fjalën e Jehovait po u japin dobi mijëra të rinjve sot.
2 Pasi lexoi një nga artikujt «Të rinjtë pyesin . . . » në Zgjohuni!, një i ri tha: «E kisha zakon rregullisht të shoqërohesha për t’u njohur me dikë të seksit të kundërt, thjesht sepse mendoja se kjo ishte një gjë që duhej bërë. Nuk mendoja asgjë për martesën. Pastaj lexova revistën tuaj Zgjohuni!. Ajo i ndryshoi për më mirë vlerat e mia. Pushova shoqërimin për t’u njohur me personat e seksit të kundërt derisa të jem gati për t’u martuar.» Ai pa dyshim përfitoi nga këshillat praktike që ishin dhënë. Të rinjtë mund të kenë në dispozicion me lehtësi një burim të vlefshëm me informacion nga Bibla, i cili është botuar në librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Gjatë fushatës së këtij muaji do të bëjmë një përpjekje të veçantë për t’ua vënë në dispozicion librin të rinjve në territor dhe të rinjve në shkollë. Gjithashtu, ju inkurajojmë t’u ofroni librin Të rinjtë pyesin edhe prindërve, mësuesve dhe personave që merren me problemet e të rinjve. Edhe ata kanë nevojë për të njohur pikëpamjen e Jehovait dhe udhëzimet që ai ofron për të ndihmuar të rinjtë.
3 Kur flet me një të ri, ji miqësor dhe trajtoje me dinjitet. Pas një përshëndetjeje fillestare mund të thuash: «Jam angazhuar në një shërbim publik për të ndihmuar të rinjtë si ty që të përballojnë problemet që hasin në këtë zonë. A e sheh ndonjëherë veten se nxitesh për të bërë gjëra që në të vërtetë nuk dëshiron t’i bësh? Ose a je i prirë për të bërë gjëra nganjëherë vetëm për shkak të asaj që po bëjnë të tjerët dhe jo për shkak të parapëlqimit tënd? A e ke pyetur ndonjëherë veten se si mund ta përballosh një presion të tillë nga bashkëmoshatarët? Pas përgjigjes së tij hape librin në kapitullin 9. Pastaj thuaji: «Të lutem, vëre se çfarë thotë ky botim në faqen 77. [Lexo një paragraf të përshtatshëm.] A mendon se një studim i Biblës do t’i ndihmonte të rinjtë për të përballuar këtë problem? [Lëre të komentojë.] Vëre çfarë thotë Bibla në Psalmin 119:9. [Lexo.] Ky libër tregon se si Bibla mund t’i ndihmojë të rinjtë që të përballojnë situatat e vështira, si këto që janë radhitur në tabelën e përmbajtjes. [Jepi librin.]» Ofroja duke përmendur kontributet që ai mund të ofrojë për veprën tonë mbarëbotërore.
4 Mund të të duket e përshtatshme të thuash diçka si kjo:
«Të rritesh në këto kohë të turbullta nuk është e lehtë. Të rinjtë hasin shumë situata të reja, të cilat kërkojnë që ata të marrin vendime të peshuara. ‘A duhet të pi alkool? A duhet të marr drogë? Cila sjellje është e përshtatshme me seksin e kundërt?’ Kur të rinjtë pyesin mbi këto çështje themelore, shpesh u jepet një varg përgjigjesh që nuk përputhen. Ku mendon se drejtohen shumë prej tyre për të marrë këshilla? [Lëre të përgjigjet.] Ky libër, Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, siguron informacion të dobishëm. [Drejto vëmendjen në tabelën e përmbajtjes, duke treguar shumëllojshmërinë e temave që trajtohen.] Të rinjtë kanë nevojë për përgjigje që janë të qarta dhe realiste. Përgjigjet në këtë libër janë përforcuar nga ajo që Bibla thotë mbi këto çështje.»
5 Ja një prezantim tjetër që mund të kesh rastin ta përdorësh:
◼ «Sot të rinjtë i nënshtrohen shumë presioneve. Ata kanë nevojë për ndihmë që t’i përballojnë ato me sukses. Kur përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për t’i ndihmuar, a nuk kërkojmë diçka që siguron udhëheqje praktike? [Lëre të përgjigjet.] Disa prej presioneve më intensive vijnë nga të rinjtë e tjerë, bashkëmoshatarët e tyre. Vini re figurat në faqet 76 dhe 77 të këtij libri. [Drejto vëmendjen nga diçiturat e këtyre figurave dhe nga paragrafët me shkronja kursive, në faqen 77.] Faqet vijuese të këtij kapitulli paraqesin përgjigje të ndershme e që janë praktike.»
6 Këto sigurisht janë «kohë kritike», veçanërisht për të rinjtë. (2. Tim 3:1, BR) Libri Të rinjtë pyesin mund ta ndihmojë me të vërtetë një të ri që t’i bëjë ballë sfidave të sotme me sukses. Të 39 kapitujt janë të mbushura me ilustrime dhe artikujt janë realistë e praktikë. Kështu, kurdo që të paraqitet rasti, ji syçelë për të përdorur këtë botim të shkëlqyer.
7 Jehovai «nuk do që ndokush të humbasë». (2. Pjet. 3:9) Kjo përfshin edhe të rinjtë. Megjithatë, shumë të rinj nuk do të mbijetojnë në Harmagedon. Përpjekjet tona për t’u predikuar të rinjve paçin një rezultat të efektshëm në shpëtimin e një numri të madh prej tyre, në lavdi të Jehovait!