BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/98 f. 1
  • Fëmijë: Ju jeni gëzimi ynë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fëmijë: Ju jeni gëzimi ynë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Të rinj: Cilat janë synimet tuaja frymore?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Gjej gëzim te privilegjet që ke sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Si t’i arrish synimet e tua frymore?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 3/98 f. 1

Fëmijë: Ju jeni gëzimi ynë!

1 Të rinj dhe të reja, a e njihni urdhrin e Jehovait që të përfshiheni në aktivitetet e kongregacionit? (Ligj. 31:12; Psal. 127:3) Është një gëzim t’ju kemi pranë ndërsa adhurojmë Jehovain së bashku! Ju na i ngrohni zemrat kur uleni me qetësi në mbledhje dhe dëgjoni me vëmendje. Veçanërisht, lumturohemi kur ju përpiqeni të komentoni me fjalët tuaja. I gjithë kongregacioni kënaqet kur paraqitni pjesët e caktuara në Shkollën e Shërbimit Teokratik, kur me zell bashkoheni me ne në shërbimin në fushë dhe kur dëgjojmë se u dëshmoni me guxim shokëve dhe mësuesve të shkollës.​—Psal. 148:12, 13.

2 Duam që të dini se krenohemi me ju kur shohim edukatën tuaj, paraqitjen tuaj të rregullt, sjelljen e pastër dhe respektin tuaj ndaj të rriturve. Gëzimi ynë është veçanërisht i madh kur tregoni se po ‘kujtoni Krijuesin tuaj të Madh’ duke vënë synime frymore për veten.​—Ekl. 12:1; Psal. 110:3.

3 Na i tregoni synimet tuaja: Një djalë 8-vjeçar i tha një mbikëqyrësi krahinor: ‘Së pari do të më pëlqente të pagëzohesha, pastaj do të më pëlqente të ndihmoja në kongregacion, duke shërbyer në sistemin e akustikës dhe në mbajtjen e mikrofonëve, të isha përcjellës, të ndihmoja në repartin e literaturës, të lexoja në studimin e librit dhe në studimin e Kullës së Rojës. Më pas do të më pëlqente të bëhesha shërbëtor ndihmës dhe një plak. Do të më pëlqente, gjithashtu, të bëhesha një pionier dhe të ndiqja shkollën e pionierit. Përveç kësaj, do të më pëlqente të shkoja në Bethel, të bëhesha mbikëqyrës qarkor apo një mbikëqyrës krahinor’. Çfarë çmueshmërie të shkëlqyer që tregoi për privilegjin për t’i shërbyer Jehovait!

4 Ndërsa rriteni fizikisht dhe frymësisht, gëzohemi t’ju shohim tek arrini synimet tuaja. (Krahaso Luka 2:52.) Çdo vit, mijëra prej jush bëhen lajmëtarë të papagëzuar dhe më pas kualifikohen për pagëzim si shërbëtorë të dedikuar të Jehovait. Gëzimi ynë rritet kur më vonë ju shohim të synoni për të shërbyer si pionierë ndihmës e madje shërbimin e plotëkohor. Fëmijë, me të vërtetë ju jeni gëzimi ynë dhe një burim i mrekullueshëm lavdërimi për Atin tonë qiellor. Jehovai ju bekoftë në mënyrë të pasur!​—Prov. 23:24, 25.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo