Mbledhjet e Shërbimit për marsin
Java që fillon më 2 mars
Kënga 28 (224)
8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» Fjalim nga një vëlla i emëruar apo përgjegjës. Komento shkurtimisht mbi librin Të organizuar, faqet 80-81, duke theksuar rëndësinë e të qenët i pranishëm në Përkujtim.
22 min.: «Ngjall tek të tjerët shpresën për jetën e përhershme.» Diskutim me auditorin mbi artikullin. Shpjego shkurtimisht se si mund të përdoren në mënyrë të efektshme pyetjet për të vazhduar një bisedë. Jep disa shembuj të përdorimit të pyetjeve drejtuese dhe të atyre që nxjerrin në pah pikëpamjen e personit, të cilat mund të përdoren në një prezantim. (Shiko Udhëzuesin e Shkollës, faqet 51-52, paragrafët 10-12, angl.) Një lajmëtar i aftë të demonstrojë një nga prezantimet e sugjeruara për vizitën e parë, bashkë me rivizitën, duke treguar se si fillohet një studim biblik. Përfshi përmendjen shkurtimisht të rregullit të kontributeve.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 9 mars
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
13 min.: Nxirrni dobi nga shqyrtimi i shkrimit të ditës. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, i bazuar në parathënien e broshurës Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë—1998, faqet 3 dhe 4. Thekso rëndësinë dhe dobinë e përdorimit të shkrimit të ditës si familje.
22 min.: «A do ta bëjmë përsëri?» (Paragrafët 1-11) Me pyetje dhe përgjigje. Përmend numrin e lajmëtarëve të kongregacionit që shërbyen si pionierë ndihmës gjatë fushatës në pranverën e kaluar. Diskuto mbi dobitë e drejtpërdrejta personale që marrim nga shërbimi si pionier dhe trego se si kjo përpjekje shtesë i kontribuon përparimit të kongregacionit. Paraqit rregullimet e shërbimit të planifikuara për kongregacionin, për muajt prill dhe maj, që të ndihmohen sa më shumë lajmëtarë, për të shërbyer si pionierë. Lajmëtarët mund t’i marrin kërkesat pas mbledhjes.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 mars
Kënga 16 (143)
8 min.: Njoftime lokale. Ftoji të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në fjalimin special publik që mbahet më 29 mars. Fjalimi titullohet «Përse mund t’i besoni Biblës».
15 min.: Nevoja lokale.
22 min.: «A do ta bëjmë përsëri?» (Paragrafët 12-19) Me pyetje dhe përgjigje. Rishiko kualifikimet e paraqitura në librin Të organizuar, faqet 113-114. Shpjego se si shërbimi si pionier ndihmës të përgatit për shërbimin si pionier i rregullt. Fto disa lajmëtarë që shërbyen si pionierë ndihmës pranverën e kaluar, që të tregojnë se si e rregulluan programin e tyre, për të plotësuar të 60 orët e kërkuara. Cili nga programet në faqen e fundit të shtojcës, rezultoi si më i miri për ta? Inkurajoi lajmëtarët që të marrin kërkesat pas mbledhjes.
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 mars
Kënga 17 (187).
10 min.: Njoftime lokale. Inkurajoi të gjithë që të fillojnë të ftojnë të interesuarit për Përkujtimin, më 11 prill. Trego një kopje të ftesës dhe nxiti të gjithë që të pajisen me to e të fillojnë t’i shpërndajnë këtë javë. Lexo emrat e të gjithë atyre që po shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë prillit. Shpjego se nuk është shumë vonë për të dorëzuar një kërkesë. Paraqit të gjithë programin e mbledhjeve për shërbim, të planifikuar për prillin.
20 min.: Përgatiti të rinjtë për shërbimin në fushë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Ata që po drejtojnë një studim me librin Njohuria, duhet të mendojnë për ta ftuar studentin e tyre që të marrë pjesë në shërbimin në fushë. Tregoi se çfarë thuhet në librin Njohuria, faqet 105-106, paragrafi 14 dhe faqen 179, paragrafi 20. Rishiko procedurën në Kullën e Rojës, 15 nëntor, 1988, anglisht, faqet 16-17, paragrafët 7-10, që tregon se çfarë kërkohet që të rinjtë të njihen si lajmëtarë të papagëzuar. Shqyrto sugjerimet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, paragrafi 19, për të ndihmuar lajmëtarët e rinj të papagëzuar, që të fillojnë në shërbim.
15 min.: Kutia e pyetjes. Me pyetje dhe përgjigje. Një vëlla i emëruar apo përgjegjës, të rishikojë materialin në librin Të organizuar, faqe 131, paragrafët 1 dhe 2.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 mars
Kënga 19 (164)
12 min.: Njoftime lokale. Kujtoji të gjithë, që të dorëzojnë raportet e tyre të shërbimit për marsin. Paraqit numrat e fundit të revistave, sugjero cilët artikuj mund të theksohen kur i ofrojmë ato dhe përmend disa pika specifike bisede. Rishiko «Përkujtues për Përkujtimin» dhe trego rregullimet e kongregacionit për Përkujtimin. Të gjithë duhet të bëjnë plane të përcaktuara, që t’i ndihmojnë studentët e Biblës dhe personat e tjerë të interesuar, të jenë të pranishëm. Kujtoji të gjithë që të sigurohen të ndjekin leximin e Biblës për Përkujtimin, i programuar për periudhën 6-11 prill, siç tregohet në broshurën Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë.
13 min.: «Fëmijë: Ju jeni gëzimi ynë!» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: Jehovai i jep të lodhurit fuqi. Bisedë midis dy vëllezërve të emëruar apo përgjegjës, e bazuar në artikullin e Broshurës me artikujt e Kullës së Rojës, 1995, faqe 73-78. Theksoni pikat kryesore që përcaktohen nga pyetjet në kutinë e faqes 78.
Kënga 28 (224) dhe lutja përmbyllëse.