Njoftime
◼ Oferta e literaturës për marsin: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Përqendrohu në fillimin e studimeve biblike në shtëpi. Prill dhe maj: Kopje individuale të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Qershor: Një nga këto botime: Sekreti i lumturisë familjare; Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë ose Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë.
◼ Lajmëtarët që duan të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë muajve prill dhe maj, duhet t’i bëjnë planet e tyre që tani dhe t’i dorëzojnë kërkesat sa më shpejt. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë që të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe të kenë në dispozicion revista dhe literaturë tjetër në një masë të mjaftueshme. Emrat e të gjithë atyre që miratohen si pionierë ndihmës duhet të njoftohen në kongregacion.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Bëj njoftim në kongregacion kur kjo gjë të jetë bërë.
◼ Ata që shoqërohen me kongregacionin duhet të bëjnë të gjitha pajtimet e reja për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë pajtimet e tyre personale përmes kongregacionit.
◼ Shoqata nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të rregullojë që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, kështu që të gjithë të interesuarit për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllain përgjegjës për literaturën. Të lutemi mbaj mend se për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Një libër për të gjithë njerëzit—Gjuha: kebuane, fixhiane, hiligajane, iloko, japoneze, tagaloge, thai
Mësimet elementare të Biblës—Gjuha: laotiane
Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike—Gjuha: thai
Treguesi i botimeve Watch Tower, 1986-1995—Gjuha: japoneze
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?—Gjuha: bikol, ikelandike, lahu