BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/98 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Pse kanë rëndësi veshja dhe paraqitja jonë?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • A ke një zemër të butë?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 3/98 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Përse duhet t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë veshjes dhe krehjes sonë, kur vizitojmë mjediset e Shoqatës dhe zyrat e degëve në të gjithë botën?

Nga të krishterët pritet që të mbajnë sjelljen e duhur. Në çdo rast, veshja dhe krehja jonë duhet të pasqyrojnë edukatën dhe dinjitetin që i ka hije shërbëtorëve të Perëndisë Jehova. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur vizitojmë mjediset e Shoqatës në Nju Jork dhe degët përreth botës.

Gjatë vitit 1998, do të mbahen kongrese krahinore dhe ndërkombëtare. Mijëra vëllezër nga shumë vende do të vizitojnë qendrën e Shoqatës në Nju Jork si edhe degët në vende të tjera. Jo vetëm kur vizitojmë këto mjedise, por edhe në çdo rast tjetër, duhet ta ‘paraqesim veten si shërbëtorë të Perëndisë në çdo rast’, duke përfshirë veshjen dhe krehjen tonë të përshtatshme.​—2. Kor. 6:3, 4, BR.

Duke diskutuar mbi rëndësinë e veshjes dhe krehjes së duhur, libri Të organizuar për të kryer shërbimin tonë, komenton mbi nevojën për pastërti fizike, veshje modeste dhe krehje të përshtatshme, kur marrim pjesë në shërbimin në fushë dhe kur jemi të pranishëm në mbledhjet e krishtere. Më pas, në faqen 131, paragrafi 2, ai thotë: «Të njëjtat fjalë gjejnë zbatim kur vizitojmë shtëpinë Bethel në Bruklin apo ndonjë nga zyrat e degëve të Shoqatës. Mos harro, emri Bethel do të thotë ‘Shtëpi e Perëndisë’, prandaj veshja, krehja dhe sjellja jonë duhet të jenë të ngjashme me ato që priten nga ne, kur jemi të pranishëm në mbledhjet për adhurim në Sallën e Mbretërisë.» Një standard i tillë i lartë, duhet vërejtur si te lajmëtarët e Mbretërisë në zonën lokale, ashtu edhe tek ata që vijnë nga vende më të largëta për të parë, për t’u shoqëruar me anëtarët e familjes Bethel dhe për të vizituar mjediset e degëve.

Veshja jonë duhet të ketë një ndikim pozitiv mbi të tjerët, për sa i përket mënyrës se si e shohin ata adhurimin e vërtetë ndaj Jehovait. Megjithatë, është vërejtur se kur vizitojnë mjediset e Shoqatës, disa motra dhe vëllezër kanë prirjen të jenë tepër sportiv në veshjen e tyre në mënyrë ekstreme. Një veshje e tillë nuk është e përshtatshme kur viziton ndonjë shtëpi Bethel. Në këtë rast, si në çdo aspekt tjetër të jetës sonë të krishterë, ne dëshirojmë të mbajmë të njëjtat standarde të larta, që e dallojnë popullin e Perëndisë nga bota, duke bërë çdo gjë për lavdinë e Perëndisë. (Rom. 12:2; 1. Kor. 10:31) Gjithashtu, është e përshtatshme të flasim me studentët tanë të Biblës si edhe me të tjerët që po vizitojnë Bethelin për herë të parë, duke u kujtuar se është e rëndësishme t’i kushtojnë vëmendje krehjes dhe veshjes së duhur.

Prandaj, kur viziton mjediset e Shoqatës, pyete veten: ‘A është krehja dhe veshja ime modeste?’ (Krahaso Mikean 6:8.) ‘A e pasqyron ajo mirë Perëndinë që adhuroj? A do të hutoheshin apo ofendoheshin të tjerët për shkak të veshjes time? A po lë një shembull të mirë për të tjerët që mund të jenë duke vizituar Bethelin për herë të parë’? Le të «zbukurojmë mësimet e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë, në çdo gjë», duke e bërë gjithmonë këtë me anë të veshjes dhe krehjes sonë!​—Titit 2:10, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo