BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/98 f. 1
  • Ndiq mbledhjet «aq më tepër»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndiq mbledhjet «aq më tepër»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet të mblidhemi bashkë për të adhuruar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Si po na udhëheq Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Pse duhet të mblidhemi bashkë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 4/98 f. 1

Ndiq mbledhjet «aq më tepër»

1 Të mbledhurit së bashku ka qenë gjithmonë jetësor për popullin e Jehovait. Izraelitët kishin tempullin dhe sinagogat e tyre si qendër për adhurimin e vërtetë, arsimimin hyjnor dhe shoqërinë e gëzueshme. Ngjashëm, të krishterët e hershëm nuk e braktisën të mbledhurin së bashku. Ndërsa presionet dhe sprovat në këto ditë të fundit kritike rriten, edhe ne kemi nevojë për forcën frymore që sigurojnë mbledhjet tona të kongregacionit dhe kemi nevojë për të, «aq më tepër». (Hebr. 10:25, BR) Vëre tri arsyet se përse i ndjekim mbledhjet.

2 Për t’u shoqëruar: Shkrimet na këshillojnë të «vazhdojmë të ngushëllojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë njëri-tjetrin». (1. Sel. 5:11, BR) Shoqërimi i perëndishëm e mbush mendjen tonë me mendime ndërtuese dhe na nxit të bëjmë vepra të mira. Por nëse veçohemi, kemi prirjen të ushqehemi me ide të kota, egoiste ose madje imorale.​—Prov. 18:1.

3 Për të mësuar: Mbledhjet e krishtere sigurojnë një program të vazhdueshëm të mësimit të Biblës, i caktuar për të mbajtur të gjallë në zemrat tona dashurinë për Perëndinë. Ato japin udhëzim praktik për të zbatuar «të gjithë këshillën e Perëndisë». (Vep. 20:27, BR) Mbledhjet na stërvitin në artin e të predikuarit dhe të të mësuarit të lajmit të mirë, aftësi të cilat nevojiten aq më tepër tani, me qëllim që të përjetojmë gëzimin e papërshkrueshëm që vjen nga gjetja dhe dhënia e ndihmës atyre që e pranojnë të vërtetën biblike.

4 Për t’u mbrojtur: Në këtë botë të ligë, kongregacioni është një strehim i vërtetë frymor, një liman paqeje dhe dashurie. Kur jemi të pranishëm në mbledhjet e kongregacionit, fryma e shenjtë e Perëndisë ka një ndikim të fuqishëm mbi ne, duke prodhuar frytin e ‘dashurisë, gëzimit, paqes, shpirtmadhësisë, dashamirësisë, mirësisë, besimit, butësisë, vetëkontrollit’. (Gal. 5:22, 23, BR) Mbledhjet na forcojnë për të qëndruar të palëkundur dhe të fortë në besim. Ato na pajisin për t’u përgatitur për sprovat që na presin.

5 Me anë të pjesëmarrjes së rregullt në mbledhje, përjetojmë atë që përshkroi psalmisti, siç tregohet në Psalmin 133:1, 3: «Shiko! Sa e mirë dhe sa e këndshme është që vëllezërit të banojnë së bashku në unitet!» (BR) Kudo ku populli i Perëndisë sot shërben dhe mblidhet së bashku, «atje Jehovai urdhëroi që të jetë bekimi, madje dhe jeta në kohë të pacaktuar».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo