BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/98 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për prillin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për prillin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Nëntema
  • Java që fillon më 6 prill
  • Java që fillon më 13 prill
  • Java që fillon më 20 prill
  • Java që fillon më 27 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 4/98 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për prillin

Java që fillon më 6 prill

Kënga 18 (162)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Kujto secilin për vendin dhe kohën e mbajtjes së Përkujtimit të shtunën, më 11 prill. Lajme teokratike.

15 min.: «Shërbimi ynë: Një shprehje e dashurisë së vërtetë.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente të shkurtra nga Kulla e Rojës, 1 shkurt 1987, faqet 16-17, paragrafët 3-7, anglisht.

20 min.: «Revistat njoftojnë Mbretërinë.» Një vëlla i emëruar apo i kualifikuar e konsideron artikullin me një grup prej tre ose katër lajmëtarësh, që janë të efektshëm në shpërndarjen e revistave. Shqyrto aspekte tërheqëse të revistave të fundit, duke sugjeruar mënyrat se si këto mund të bëhen pjesë e prezantimeve tona. Konsidero se si mund të rritet shpërndarja e revistave në territorin lokal. Duke përdorur numrat e fundit, trego artikujt që nxitin interesin, si p.sh., ato që lidhen me problemet shoqërore, familjare ose të zonës. Të prezantohen dy ose tre demonstrime të shkurtra. Për çdo rast të përmendet çështja e kontributeve për veprën mbarëbotërore.

Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 13 prill

Kënga 20 (93)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Ndiq mbledhjet ‘aq më tepër’.» Me pyetje dhe përgjigje. Për aq sa e lejon koha, rishiko këshillën që gjendet në librin Të organizuar, faqet 64-65. Lavdëro me ngrohtësi të gjithë ata që ndjekin rregullisht mbledhjet.

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 prill

Kënga 4 (43)

10 min.: Njoftime lokale. Shpjego se nuk është dhe aq vonë për të dërguar një kërkesë për pionier ndihmës në maj.

10 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një vëlla i emëruar apo i kualifikuar, që me takt nxjerr në pah mënyra specifike se si mund të bëhen përmirësime në kongregacion.

25 min.: «Kërkohen më shumë studime biblike.» Fjalim dhe diskutim me auditorin, i drejtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit ose nga një vëlla i kualifikuar. Rishiko aktivitetin e studimeve biblike të kongregacionit. Lavdëro aty ku kongregacioni ka vepruar mirë. Trego se çfarë mund të bëhet më shumë për të filluar dhe drejtuar studime biblike, duke përfshirë studimet familjare. Ilustro paragrafin 5, duke intervistuar një prind që është i rregullt në drejtimin e studimit familjar. Lexo paragrafin 8 dhe thekso tetë pikat e radhitura. Shpjego paragrafin 13, duke ftuar një lajmëtar që është i efektshëm në drejtimin e studimeve, të shpjegojë se si arrin ta mbulojë materialin pa u zgjatur në mënyrë të panevojshme. Përfshi një përvojë të zgjedhur mirë, që tregon se si janë arritur rezultate të mira në zonën tonë.

Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 prill

Kënga 11 (85)

12 min.: Njoftime lokale. Njofto emrat e atyre që do të shërbejnë si pionierë ndihmës në maj. Paraqit rregullimet shtesë që janë bërë në kongregacion për mbledhjet e shërbimit. Jep disa sugjerime të dobishme për përgatitjen e prezantimeve që paraqesin revistat e fundit.​—Shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1996, faqe 8.

15 min.: Si ju shërbejnë barinjtë e krishterë? Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, i bazuar në Kullën e Rojës së 15 marsit 1996, faqet 24-27.

18 min.: Mbaj një qëndrim pozitiv, kur punon në territoret e punuara shpesh. Një vëlla i emëruar apo i kualifikuar, e diskuton këtë nevojë me dy apo tre lajmëtarë që janë shkurajuar për shkak të një përgjigjeje të pakët në territorin e punuar shpesh. Ai rishikon me ta Kullën e Rojës, 15 korrik 1988, anglisht, faqet 16-19, paragrafët 4-14. Ata bisedojnë me optimizëm rreth mënyrave se si t’i zbatojnë këto sugjerime në zonën e tyre.

Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo