BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/98 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • A ndihmoni për t’i bërë ndërtuese mbledhjet e krishtere?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si të gjejmë më shumë gëzim në mbledhje
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pse duhet të mblidhemi bashkë për të adhuruar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 4/98 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar efektshmërinë e mbledhjeve tona?

Disa mund të kenë prirjen të mendojnë se vetëm pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës janë përgjegjës për suksesin e mbledhjeve të kongregacionit, meqë i drejtojnë ato dhe trajtojnë shumicën e pjesëve. Në të vërtetë, të gjithë ne personalisht mund të kontribuojmë për t’i bërë mbledhjet tërheqëse dhe të dobishme. Ne mund të ndihmojmë për t’i bërë mbledhjet më të efektshme në dhjetë mënyrat e mëposhtme:

Përgatitja më përpara. Kur përgatitemi mirë, mbledhjet tërheqin interesin tonë. Kur të gjithë e bëjmë këtë, mbledhjet janë më të gjalla dhe më ndërtuese. Pjesëmarrja e rregullt. Një pjesëmarrje e lartë është më inkurajuese për këdo që është i pranishëm, duke forcuar çmueshmërinë për rëndësinë e pjesëmarrjes në mbledhje. Ardhja në kohë. Nëse ulemi përpara fillimit të programit, mund të bashkohemi në këngën dhe lutjen e hapjes dhe të marrim kështu dobi të plotë nga mbledhja. Pajisja e duhur. Duke marrë me vete Biblën dhe botimet që duhen përdorur gjatë mbledhjes, ne mund të ndjekim dhe të kuptojmë më mirë atë që diskutohet. Shmangia e shpërqendrimit. Ne mund të dëgjojmë më mirë kur ulemi në radhët e para. Pëshpëritjet dhe lëvizjet e shpeshta për në banjë mund të bëjnë që, si ne, ashtu edhe të tjerët të humbin përqendrimin. Aktivizimi. Kur shumë prej nesh ngrenë duart dhe komentojnë, mjaft të tjerë inkurajohen dhe ndërtohen nëpërmjet shprehjeve të besimit. Bërja e komenteve të shkurtra. Kjo u jep mundësi për të marrë pjesë sa më shumë personave që është e mundur. Komentet tona të shkurtra duhet t’i përmbahen materialit që studiohet. Përmbushja e caktimeve. Si studentë në Shkollën e Shërbimit Teokratik ose si pjesëmarrës në Mbledhjen e Shërbimit përgatitu mirë, provoje pjesën më përpara dhe bëj një përpjekje për ta plotësuar caktimin tënd. Lavdërimi i atyre që kanë pjesë. Tregoju të tjerëve se sa shumë të çmuara janë përpjekjet e tyre. Kjo gjë i ndërton dhe i nxit për t’u përgatitur edhe më mirë në të ardhmen. Inkurajimi i njëri-tjetrit. Përshëndetjet e dashura dhe bisedat inkurajuese, përpara dhe pas mbledhjes, shtojnë kënaqësitë dhe dobitë që marrim nga ndjekja e mbledhjeve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo