BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/98 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 4/98 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe në maj: Kopje individuale të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Qershor: Sekreti i lumturisë familjare; Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë; Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?; A duhet të besosh në Trinitet?; Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.

◼ Kur punohet territor i pacaktuar, lajmëtarët mund të ofrojnë broshurën Çfarë kërkon? dhe librin Njohuria. Nëse pronari i shtëpisë i ka tashmë këto dy botime, mund të ofrohet çfarëdo botim tjetër. Të gjithë duhet të mbajnë një llojshmëri fletushkash për individët që nuk gjenden në shtëpi ose që nuk e pranojnë literaturën. Çdo Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 që akoma u ka mbetur lajmëtarëve ose kongregacionit, duhet t’u lihet pronarëve të shtëpive. Duhen bërë përpjekje për të ndjekur interesin, veçanërisht kur territoret e pacaktuara mund të punohen nga pionierë specialë ose mund të ndiqen nga kongregacionet fqinje.

◼ Me pesë fundjavë të plota, maji është një muaj i përshtatshëm për shumë lajmëtarë që të shërbejnë si pionierë ndihmës.

◼ Duke filluar në prill, distinktivët për kongresin e vitit 1998 në Shqipëri do të përfshihen automatikisht në transportimet e literaturës. Nuk do të jetë e nevojshme të bëhet kërkesë për to. Nëse nevojiten më shumë distinktivë, kongregacionet duhet ta përfshijnë kërkesën në një Formular Kërkese për Literaturë (S-14).

◼ Një botim i Bibliotekës Watchtower, 1997, u përgatit në diskun CD-ROM, në nëntë gjuhë. Për herë të parë, ky mjet i vlefshëm kërkimi do të jetë në dispozicion në danisht, holandisht, frëngjisht, japonisht (kërkohet version japonez i programit «Windows») dhe portugalisht; këto do të përmbajnë botimet që kanë dalë nga viti 1980 deri më 1997. Për botimet në anglisht (ku Kulla e Rojës fillon nga viti 1950), si edhe ato në gjermanisht, italisht e spanjisht, data e fillimit do të jetë viti 1970. Kongregacionet mund të fillojnë dërgimin e kërkesave për Bibliotekën Watchtower, 1997, në këto gjuhë. Këto botimet janë prodhuar në mjaft vende, kështu që kërkesat për këto botime në gjuhë të huaja do të plotësohen sapo ato të jenë në dispozicion. Lutemi të mbani mend se janë botime me kërkesë të veçantë.

◼ Kompakt disqe të rinj në dispozicion:

Meloditë e Mbretërisë, vëllimi 8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo